Nipi i Martin Camajt nga Shkodra, por edhe i Vilson dhe Kreshnik Çipit në Vlorë, ekonomist në profesion, i diplomuar dhe specializuar në shkolla të rëndësishme në Perëndim, drejtues banke për shumë vite dhe anëtar aktiv i këshillit bashkiak, Gjergj Nika beson fort se është një garë që do ta fitojë.
Një shkodran që flet si lab, nip i Martin Camajt, me nënë nga Gjirokastra dhe rritur në Vlorë, Gjergj Nika është kandidati demokrat për Bashkinë e Vlorës që nuk e ka mbështetjen e Partisë Demokratike. Nipi i Martin Camajt nga Shkodra, por edhe i Vilson dhe Kreshnik Çipit në Vlorë, ekonomist në profesion, i diplomuar dhe specializuar në shkolla të rëndësishme në Perëndim, drejtues banke për shumë vite dhe anëtar aktiv i këshillit bashkiak, Gjergj Nika beson fort se është një garë që do ta fitojë. E konsideron një garë ku sfidat janë të shumta, jo vetëm politike, por edhe morale.
“Drejtuesi politik i PD-së ka vendosur të mbështesë kandidatin rival,” thotë Nika, “një njeri që vjen nga një background dhe angazhim konkret i majtë, anëtar dhe kandidat i PSD-së, më pas në LSI dhe së fundmi këshilltar i prefektit socialist të Vlorës.”
Sipas tij, Partia Demokratike në Vlorë është krijuar nga familjet e vjetra vlonjate dhe ka qenë gjithmonë një forcë solide, pavarësisht se qarku konsiderohet tradicionalisht i majtë. Ai thotë se për shkak të përplasjeve brenda PD-së, besimi dhe angazhimi i kësaj elite të PD-së së Vlorës, pra atyre që e kanë themeluar dhe mbajtur në këmbë këtë forcë politike, është lëkundur. Ata nuk besojnë më tek ky lidership aktual.
Gjergj Nika është anëtar i PD-së që prej vitit 1997. Ai rrëfen pse zgjodhi të mbështesë Lulzim Bashën përballë Sali Berishës, duke e konsideruar këtë si një zgjedhje që lidhet me të ardhmen, jo me të shkuarën. Flet për krizën e brendshme në PD dhe marrëdhëniet me grupin e “rithemelimit” në Vlorë, për braktisjen e strukturave të PD-së në Vlorë e Sarandë, për degradimin e kësaj partie vit pas viti. Ai flet për doktorët që drejtuan Bashkinë e Vlorës drejt degradimit dhe “doktorin” e Partisë Demokratike, që po shfrytëzon partinë për interesa personale.
“Unë kam mbështetjen e bazës së partisë, por jo të drejtuesit politik,” thotë ai. “Oligarkët” që më mbështesin janë qytetarët e zakonshëm, njerëzit që më kanë parë të punoj për Vlorën, që më njohin për punën time në Këshillin Bashkiak, jo për premtime boshe apo interesa të fshehura.”
Mire Ben qe guxon . Vlonjatet , te djathte , duhet te zgjedhin , sekretarin e PP-se , Sali Berishen apo nje nip te cipajve ... Ata e Kane ne dore .
Pika...Pika... Po universitetin e Vlores ka mbaruar, ku kishte vjehrrin kanzelar dhe perfytyrohet si i merrte provimet. Specializimet jashte uuuuu me vjen per te qeshur, i ka pare ne enderr. Pikaaa, pika....
Kam vene re qe doktoret ne pergjithesi qe jane bere pjese e politikes nuk jane aq te mire ne politike dhe administrim.
Zoteri, Te ringjallesh PD eshte te ringjallesh gjysmen e bajges PPSH dhe te derivateve te saj. Pra, eshte veprim antikombetar, sepse mbetesh ne historine e Shqiperise nga 1945 deri me sot dhe qe eshte pjesa me e zeze e historise e popullit shqiptar. Edhe nip i Martin Camajt dhe kanditat i PD-s, tregon se ke ngrene ndonje luge kafeje me corbe. Kete e perforcon dhe fakti qe ke punuar ne banka jashte ne sistemin financiar qe eshte kanceri i botes dhe qe kontrollohet nga Rotshildet. Edhe vete Martin Camaj, me gjithe vepren e tij madhore, mund te jetë bere paksa pis: thuhet Martin Cami sikunder Preng Cali, Ded Gjon Luli, Kuogj Gurakuqi etj...
Gjithësesi, Ju uroj shendet e mbaresi...
Aron, jo vetem ne administrim doktoret por nga sherues te popullit, jane kthyer ne kriminel vrases dhe hajdute. Shembulli me konkret Saliu, Tritani etj
Nip i cipajve ,tani qe e mora vesh s do ta votoj jo nje po dy here .Cipi pervec se futbollist si ka dhene asgje qytetit ,eshte pasuruar ka mare toka bashke me te nipin ,dhe se degjova njehere ne parlament kur ishte deputet,i djathte dhe cipaj vari karin bere gabim qe e the
.......camaj e cipaj legen. Vlonjatit i tregon ti mut keto dengla ? Lamash
Po ta dishmire kreshnikun nuk e linin te dilte jashte brenda 3 diteve ju dha e drejta te dilte me flamurtarin . Si lojtar, si origjine nga e jema i heq kapelen te tjera nuk i di Une voten nuk e di kujt do ja jap por kasapes se popullit te vlores qe u piu gjakun si grup mjekeshte semureve te vlores nuk ja jap kurre .Kur vjen puna per interesat e qytetit nuk ka rendesi cfare je ,por arritja e dredhes ne doreheqje eshte nje minus i madh per keshillin bashkiak te degjeneruar ne cdo kadence ne vlore . Vetem milionere dhe bllokmenen kane dale nga bashkite e shqiperise perfshi dhe vloren
Nuk hoqet dore ju labet nga biografia.