
Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj akuzoi anëtaren e Këshillin Kombëtar të PD, Adriana Kalaja si të dënuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Në një intervistë me Report tv, Haklaj deklaroi se ndryshe nga ai që u fut në burg nga qeveria socialiste që drejtohej aso kohe nga Ilir Meta, Kalaja është futur në burg nga Berisha. “Unë vetë rrjedh nga një familje e persekutuar politike, të persekutuar rëndë edhe nga nëna dhe nga babai, edhe vetë i persekutuar, sepse i futur në burg nga qeveria e zotit Ilir Meta. Pra mua më kanë futur në burg socialistët, ndryshimi me zonjën Kalaja, kurse zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha. Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha. Kjo është e vërteta”, tha Haklaj, ish deputet I PD në Tropojë.
Le ti bie me themer tani Adriana. Me kujton shprehjen, Kush te rreh te don. Ose... filmi Shtigje Lufte. Kalbini disa muaj ne burg, se behen me te dobishem.
Një tufë çakejsh jeni të gjithë ju të PD-së, meshkuj dhe femra. Edhe ti Haklaj, një shpellar tropojan je, asgjë më shumë.