
Një incident politik është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në Maliq. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme deputeti i PD-së, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun dhe deputetin e PS-së, Ilir Pendavinji, të cilët ka shkuar t'i provokojë, duke i filmuar në një takim elektoral.
Konflikti është regjistruar në zonën e Vreshtasit, gjatë një takimi elektoral që po kryente Topçiu me traktoristët e zonës.
Fermerët që ishin në këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit demokrat për ta larguar këtë të fundit nga takimi, pasi Spaho ka tentuar të prishë takimin.
Ata e përzunë Spahon me brohorima, ndërsa deputeti i PD tha se i morën telefonin.
Nga video e publikuar nga vetë Spaho, në fakt duket një takim nornal fushate, ndryshe nga sa pretendon deputeti i "Foltores".
Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?
Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.
Spaho: Ku është ai Gëzimi?
Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.
Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.
Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.
Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.
Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.
Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.
Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.
Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota
Ky eshte ai i bilbilit ne parlament po ky eshte i semure psiqik gjynah
Mondi! Ta kane mete futur! Ti e pe vete qe 5 ore I re bilbilit dhe askush nuk te ndihmoi. Edhe nongrata s'tha nje fjale per ty! Lere, varileshte!