VIDEO/ LaCivita do të vijë, por nuk dihet se kur! 45 ditë nga zgjedhjet, Berisha ende nuk di se ç'po ndodh me strategjistin e fushatës së PD-së

31 Mars 2025, 14:20Politika TEMA
VIDEO/ LaCivita do të vijë, por nuk dihet se kur! 45 ditë nga

Në konferencën e tij të radhës për shtyp, Sali Berisha u pyet sërish në lidhje me strategjistin e fushatës së PD, Chris LaCivita dhe përse ai nuk gjendet në Tiranë kur na ndajnë më pak se 45 ditë nga zgjedhjet.

“Datën e ardhjes po e lë surprizë për ju – por ju siguroj që do të vijë,” tha kryetari demokrat, duke theksuar edhe një herë se çdo gjë, përfshirë pagesat për La Civitan, do të jetë transparente.

Më tej, kreu i demokratëve sqaroi gjithashtu se një person nga kompania e LaCivita-s do të vendoset me zyrë në Tiranë, ndërsa vetë Chris LaCivita do të udhëtojë herë pas here drejt Shqipërisë.

LaCivita u prezantua nga Berisha si njeriu që me magjinë e tij do të ndihmojë PD-në jo vetëm të vijë në pushtet, por edhe do të ndikojë që Berishës t’i hiqet statusi non-grata në SHBA.

Tingëllon disi e çuditshme që, më pak se 45 ditë nga data e zgjedhjeve, strategjisti kryesor i fushatës së PD-së nuk ka ende një zyrë dhe as staf në Tiranë, ndërsa vetë LaCivita është shfaqur vetë një herë në një konferencë për shtyp në krah të Berishës dhe Mediut.

9 Komente

  1. I
    Ik mar Kodosh mar Legen ti ske fe Unyret

    Hahaha Ky Kriminel te Varrezat e ka te sigurt Venin Po kush te beson ma ty mar Halabak mor Pis mar Zagat Ti ke hadhin e Fmive te tu se mas i fusin mrena o Legen Po ti ishe ne pushtet o kurv qa bane Vetem shkatrove na Ven te Bukur

    Përgjigjjuni
    1. L
      La Lalaja

      Kontrata me LaCivita është e tillë. Ai do të vijë 3 herë në Tiranë, do të dalë para gazetarëve 30 minuta në krah të Berishës dhe po atë ditë do të rikthehet në SHBA...... . Kaq! Për këto 3 udhëtime do të marë një thes me para...... . Se shqiptarët, janë budallenj dhe e hanë sapunin, pasi kujtojnë se është djath.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Në vënd që të paguash ndonjë të të lirojë nga akuzat paguan për të fituar zgjedhjet.Sali je bërë aq gomar sa ska ku të vejë.Nuk shikon hallet e tuan të vjedhjes por shikon të dalësh të flasësh e të shash këdo...Fundi jot do jetë në Sharë ose në Reç...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taipi

          Po. I. Thane. Hajde. Dy. Here. Ne. Tirane Do maresh. 500000.$ Eshte. Ide. e MEDIUT se. Me. Dy. Xhiro. e Dy. Foto i gënjejmë Dy muaj ata qe. Na ndjekin ky. La. Cevita. nuk. e ka haberin e PD.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ka mundesi

            qe mori nje dore pare per tu dukur se ka nje marreveshje dhe kaq ishte filmi

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Ja me ne fund po vjen bajlozi, Jane gezuar vicidolat, I del para z. Xhozi, Prapa saj dhe kolbushkolat, O mjerane o trushplare, Qe besoni vicidolin, Jeni te gjithe si te marre, Enderroni capitolin, Por po vjen dhe 11 maji, Do vendose sovrani vete. Ne foltore ka nis vaji, Edi Rama prape ne pushtet.

              Përgjigjjuni
              1. c
                ce

                Mars 1988 . Stacioni i trenit Kavaje. Treni ne drejtim te Kavajes nga Tirana nuk ka ardhur prej 2 oresh duke lene dhjetra udhetare ne pritje dhe te lodhur e merzitur. Degjohet zeri i polices se stacionit ne altoparlant. Shoke katnare , shoke katnare. Treni per Kavaje dro vjen dro s'vjen, po ju prisni se bilqim vjen. Dhe udhetaret presin deri vone me kot , treni nuk po dukej,,, 30 mars 2025. Floriana me trupin e shpifur si bleona qerreti ne konference shtypi urgjente ne shqup. Shoke trushplare, shoke bushkolas, shoke demokrate 27 karat. Bajlozi i vicidolit me emer mafiozi nga matane oqeanit dro vjen dro s'vjen por ju prisni se bilqim vjen,,,,

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ku i KRUHET LaCivitës , ku e KRUAN Doktori ,

                  Doktor nuk të pyeti kush se ç’do bëjë Rama , kur t’ë vijë STRATEGU , por KUR DO VIJË ??? Po për të KRISTALTAT , ke ndonjë llaf , apo dhe këtë do j’a bësh SUPRIZË Ramës , që t’ë futet poshtë TAVOLINËS .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vigjilenca

                    Marrëveshja midis mashtruesve është një ndeshje e heshtur dhe fiton kryemashtruesi.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje