Vijon dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Ekipet e ekspertëve në terren për vlerësim periodik të procesit 

23 Qershor 2025, 15:31Politika TEMA
Vijon dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Ekipet e

Programi Kombëtar i Dezinsektimit është një nga masat kryesore që po ndiqet me rigorozitet për të garantuar ambient të sigurt dhe të pastër për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat.

Për këtë qëllim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës. 

Ministrja Koçiu theksoi se procesi i dezinsektimit po vijon të kryhet nga veriu në jug, ku në bashkëpunim me ekspertët po bëhet edhe vlerësimi i zonave potencial për grumbullimin e larvave të mushkonjave.

“Ekipet janë në terren për të vlerësuar dhe për të kryer procesin rast pas rasti. Ky është një proces që kryhet periodikisht çdo dy javë. Pasi bëhet një dezinsektim, vijnë ekipet që bëjnë vlerësimet nëse ka qenë efektiv procesi dhe ripërsëritet sipas nevojës”, vuri në dukje Koçiu.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe operatorët privat për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe garantimin e shëndetit të popullatës.

Sipas saj, është e domosdoshme që edhe vetë bizneset që operojnë në zonat turistike të kryejnë këtë proces në ambientin ku operojnë.

 

2 Komente

  1. M
    Mjaftina Hitaj

    Me cfare ilaci po i dezifektoni? Se ne zonen e Kuzun Babase ka shume mushkonja.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Gjërat duhet të bëhen si duhet në kohën e duhur. Kur flasim për miskonjat flasim për sëmundje dhe turistët nuk e kuptoj si mund të vinë në këto kushte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje