Zbardhet vendimi i Kushtetueses mbi hidrocentraln e Skavicës: S'preken të drejtat e banorëve të Luginës së Drinit

2 Mars 2024, 15:54Sociale TEMA

Zbardhet vendimi i Kushtetueses mbi hidrocentraln e Skavicës: S'preken

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin e arsyetuar për ankesën e banorëve të Dibrës mbi ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Midis shqetësimeve të banorëve, për cenimin e së drejtës së pronës private dhe shpërblimit të drejtë të saj si dhe të drejtës për të zgjedhur vendbanimin “kërkuesit nuk kanë arritur të argumentojnë nga pikëpamja kushtetuese cenimin e tyre si rrjedhojë e zbatimit të ligjit nr. 38/2021 ose pasojat e ardhura për këtë shkak, duke mos arritur të përcaktojnë në aspektin kushtetues interesin e tyre të drejtpërdrejtë në çështjen e parashtruar”.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese thekson se kërkuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë cenimin e identitetit kombëtar, në drejtim të trashëgimisë kulturore dhe pasurore, si dhe të së drejtës për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm në këndvështrim të standardeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar. Për këtë arsye, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vlerësojnë se  ligji objekt shqyrtimi është ende në fazën e parë të zbatimit të tij, që përfshin aktivitetet paraprake të punës në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Ndaj, në këtë fazë sipas Kushtetueses, banorët nuk kanë arritur të provojnë cenimin e këtyre të drejtave. Ashtu siç ka dalë edhe më herët, i vetmi argument i banorëve që është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, është mungesa e konsultimit publik të qeverisë me banorët, duke theksuar se “është bërë në shkelje të së drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij”.

Në këndvështrim të sa më lart, Gjykata thekson detyrimin që kanë autoritetet publike të përfshira për të zbatuar nenin 8 të Konventës së Aarhusit për të garantuar pjesëmarrjen e publikut gjatë gjithë fazave të procesit të projektimit dhe ndërtimit të projektit të HEC-it të Skavicës, si dhe për të marrë në konsideratë rezultatet e procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur.

“Në këtë drejtim, Gjykata thekson rëndësinë e ushtrimit efektiv të së drejtës për të marrë informacion të plotë, në veçanti nga publiku që rrezikon të preket nga realizimi i projektit, për të dhënat që do të mblidhen në përfundim të fazës së parë nga autoritetet e përfshira; aktet e hartuara deri tani; veprimtaritë konkrete të realizuara dhe që priten të realizohen; natyrën e vendimeve të marra ose që mund të merren dhe autoritetin publik përgjegjës për marrjen e tyre; procedurën e parashikuar për masat që do të ndërmerren; kohën dhe vendin e mbledhjeve publike dhe mundësinë e publikut për të marrë pjesë; studimet e kryera dhe raportet e hartuara; gjetjet në lidhje me efektet e mundshme të projektit; masat e parashikuara për pakësimin e këtyre efekteve; vendimmarrjen në lidhje me projektin dhe arsyet mbi të cilat është bazuar kjo vendimmarrje, si dhe në lidhje me vijueshmërinë e fazës së dytë të projektit”, thuhet në vendim.

4 Komente

  1. r
    romeo

    Ky hidrocentral eshe me interes shum te larte kombetar o fshatar.....

    1. P
      Patronazhist safi

      Pse s’kerkon ta bejne tek fshati yt hidrocentralin ti “romeo”? Meqe flet per interesin e larte kombetar, le te ngrene ne shtepine tende nje impiant berthamor madje.

    2. s
      spata

      Sa here ,qe duhet te behet, nje veper madhore ,per interesa te perbashketa e kombetare,keta maloket thone .Cfare do fitoje une qe jetoje ne kete zone .Nuk kane faj .Keshtu u edukuan gjate kohes qe ishte ne pushtet Berisha .Keta e shume malok te tjere, jane jo vetem pronar te Veriut ,por dhe te gjithe buzes bregdetare . Sic ka thene dhe Saliu, baba im e ka bere ushtrine ne Ksamil dhe ka sakrifikuar per ate popull duke u kacafytur me armiqte e vendit . Si shperblim zaptojne cdo gje qe eshte me vlere ne kete toke te trasheguar brez pas brezi nga vendalinjte .Burimi i sherrit ne Bashkine e Himares ka po kete qellim . Berishistet donin qe te kontrollonin e te zbatonin planet fitimprurse te turizmit ne Himare .

      1. d
        denoncim

        Sakte, "spata", por kur do tu biesh ne koke Saliut me bagetite e tij qe e mbushen vendin me kakerdhi se vazhdon te bjere ere vathi? S'e kam per ty, por per SPAK dhe gjykate qe na e mori dhe kete pak shpirt qe na ka mbetur. Me patjeter njerezit do lusin luften qe te shpetojne se me keto ligje tallese, me keto prokurori ne gjykat nuk paska zgjidhje. Por. po te ndodhe, te paret jane avokatet, prokuroret dhe gjykatesit qe do ta paguajne , pastaj Saliu me banden e tij. Ka vajtur thika ne kocke!

        Lini një Përgjigje