Fotoreporteri që shkrepi foton virale të Zelenskyt dhe Vuçiçit në Tiranë: Ja kush është më ‘pikantja'

1 Mars 2024, 12:26Sociale TEMA

Fotoreporteri që shkrepi foton virale të Zelenskyt dhe

Një foto e presidentit Volodymyr Zelensky duke shikuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç u bë virale në rrjet nga samiti në Tiranë për Ukrainën.

Fotoreporteri, Aramando Babani që arriti të shkrepte këtë foto, tregoi për Report Tv 'sekretet' dhe çfarë nuk u pa nga syri i publikut nga ky samit.


“Çdo fotoreporter të njëjtën gjë do kërkonte. Serbia është i vetmi vend që është rreshtuar krah Rusisë, kështu që normalisht për një fotoreporter vëmendje do ishte tek ata dy persona.

Është më se normale kur futesh të bësh një punë e di çfarë kërkon, e di ku përqendrohesh.

Ato që kam parë unë dhe ju si keni parë, unë i kam publikuar. Në një samit ku mund të jenë më qindra i objektivë kamerash dhe fotoreporterësh është e pamundur që të shpëtojë diçka pa u treguar”, thotë Babani.

Ndër fotot më të bukura veçon atë të Zelensky duke qeshur me Ramën.

“Fotoja më pikante mendoj që është momenti i pritjes kur Zelsnky bashkë me Ramën janë duke qeshur. Ajo është më pikantja e momentit se del pak nga protokolli zyrtar."


Kujtojmë që Serbia është i vetmi vend nga perëndimi që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke refuzuar të bashkohet me aleatët.

4 Komente

  1. B
    Bela

    Fotoja me gishtin anes hundes, vulgare. Babani tregon qe ska mesuar asgje nga etika e fotografit. Dhe ligesia dhe idhujtaria ndaj Berishes e komandon me shume se profesionalizmi.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      KUSH perdoret per frymoret, njerezit "Kush eshte ky?". Per sende apo gjera te tjera jo frymore si ditet e javes apo fotografite, pyetja eshte CILA.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pse erdhi

        Vučić erdhi të përfitoj për vete, jo për ta ndihmuar Ukrainën! E arriti qëllimin.

        Përgjigjjuni
        1. F
          F

          Vertet foto shum e bukur, ajo duke qeshur. I lumte fotografit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje