Pushtimi turk i baladave shqiptare

29 Shkurt 2024, 13:48Sociale TEMA
Pushtimi turk i baladave shqiptare

Nga Isida Dervishhasani


Çfarë ndodhi me baladën e mrekullueshme “Sytë e tu” të Frederik Ndocit? Përse u shua balada e pavdekshme “Kur një ditë të kthehesh ti” e mbretëreshës së këngës, Nexhmije Pagarusha?

Balada e mirëfilltë shqiptare pothuajse po shkon drejt zhdukjes. Në mbarë botën shqiptare gjithnjë e më shumë pëlqehet të këndohet zhanri tallava ose balada me ritme melankolike turke dhe arabe. Qëllimi i këtij shkrimi është që të pasqyrojë orientalizimin e baladës shqiptare, si dhe problematikat e saj në këto dy dekadat e fundit.

Rryma muzikore e turkobaladave ka lindur ne vitet 1990 në Kosovë dhe në Maqedoninë shqiptare. Këto balada e kane prejardhjen nga zhanri kontroversial i muzikës turke i quajtur ARABESK. Muzika Arabesk në Turqi u krijua nga emigrantë që erdhën nga provincat e Anadollit dhe u shpërngulën në qytetet e mëdha të Turqisë. Në vitet 1970, Radiotelevizioni shtetëror turk, TRT, e ndaloi këtë zhanër sepse meloditë e tij ishin tepër arabe dhe në tekstet e këngëve përcillej pesimizëm i skajshëm. Gjate koncerteve të këngëtarit legjendar të muzikës arabeske, Muslum Gurses, adhuruesit e tij prisnit damarët duke vuajtur e qarë me tekstet e tij që ndjellnin shumë dhimbjen.

Në mes të viteve 1990, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, të frymëzuar nga këngëtarë turq si Ibrahim Tatlses, këngëtarë të rinj shqiptarë si Zyber Avdiu, Muharrem Qalili [Memi], Adem Ramadani, Xhemil Saliu e të tjerë sollën për arsye kulturore dhe fetare stilin e baladave dëshpëruese 100% lindore e aspak vendore shqiptare.

Ndonëse jo shumë, këngëtarët e famshëm si Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Gena kanë eksperimentuar me turkobaladen në Shqipëri. E keqja është se dalëngadalë këto balada po shkrihen me muzikën popullore shqiptare.

Ndikimi i kulturës osmane mbi muzikën e Shqipërisë së mesme sidomos në këngët e kësaj zone nuk mund të mohohet. Gjithsesi ato ruajnë një lloj dallimi vendor dhe nuk ngjasojnë me baladat arabeske. Është e pa kuptimtë që këngëtaret e këtij zhanri ta quajnë veten këngëtarë të muzikës popullore. Muzika tallava e tyre nuk i ngjan muzikës sonë popullore. Një fakt ironik është se këngëtarët shqiptarë në Turqi e ruajnë me fanatizëm muzikën tradicionale shqiptare. Ata nuk e shtrembërojnë muzikën e të parëve të tyre megjithëse janë të lindur e rritur në Turqi. Mbetet e pa shpjegueshme mungesa e atdhetarisë së artistëve vendas veçanërisht atyre të Kosovës, të cilët e poshtërojnë muzikën e atdheut tre tyre me turkobaladat.

Një prej problemeve të këtyre baladave janë tekstet e tyre vajtuese. Këto këngë në përmbajtjen e tyre kanë çështje standarte si kurbeti, humbja e një dashurie, vdekja e prindërve dhe tradhtia. Çka është më e keqja është kur një këngëtar nëpërmjet turkobaladës së tij përcjell mesazhin e vetvrasjes sepse e ka braktisur i dashuri ose e dashura. Këto tematika i bëjnë dëm shëndetit mendor të shoqërisë sonë. Rinia e ditëve të sotme ka shumë nevojë të ushqehet me optimizëm, sepse kjo moshe është e rrethuar nga kotsia e kafeneve dhe pesimizmi i qoftoreve. Një këngëtar duhet të krijojë dëgjues që t’i harrojnë për pak çaste problemet e përditshme. Dëgjuesit dhe pëlqyesit e saj ose e tij qëllon që të kenë hallin më të madh në jete dhe një baladë vajtuese mund t’i shtyjë deri në vetvrasje.

Kur thuhet fjala baladë të vjen në mend një këngë me melodi te ngadaltë dhe me tekst që shpreh thellësisht ndjenja të çfardolloji. Balada e vërtetë shqiptare nuk është e tëra me elemente lindorë dhe ritmet e saj kanë anim perëndimor. Është e vërtet se baladat në përgjithësi përçojnë dhembje, por një baladë shpreh bukurinë dhe triunfin e dashurisë. Për shembull, [Eja, eja luleborë, se me ty do thur kurorë.] Lulebore është një baladë e vërtetë shqiptare ku mbizotëron optimizmi për dashurinë.

Si përfundim, baladat e sotme janë më shume turke se shqiptare. Është paradoks sesi këngëtarët shqiptare që duhen të jenë elita e kombit e injorojnë luftën e heroit tone Gjergj Kastrioti ndaj turqve. E ardhmja e baladave është e mjegullt. Le të punohet që rryma e turkobaladave të largohet dhe të mbesin vetëm baladat tona, sa të bukura aq edhe origjinale.

 

16 Komente

  1. E
    Enea

    Shume e analize e goditur. Sa here shkoj ne Turqi, ne klubet e pijaneceve degjon muzike arabesk qe e dalloj edhe neper festivale shqiptare se fundmi.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

      Corapekuqi (sorrollopit te hanomes): cer boni mer zgjebsa e keni dhi me ato turkish vajmedete...!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Po cfare pret ti nga kosovaret qe shajne Skenderbeun e lavderojne sulltanin.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Po Haxhi Qamiliste ke sa te duash edhe ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enis

          Me mire Haxhi Qamilist se sa Skenderbeist. Ku sipas historianit me fame Eduard Gibon. Skenderbeu ishte nje bandit ordiner qe shkaterroj dhe dogji vendin e tij dhe asgje me teper. Dmth nje tip alla Zani Çaushi por i vitit 1400. Nderkohe qe Zani paguhej me banden e tij nga Greqia. Skenderbeu paguhej me banden e tij nga mbreteria Napolit dhe shtetet e Papatit. Mos harrojme qe vete drejtori i arkivave para pak vitesh tha per Skenderbeun qe vdiq si legen. Dmth edhe ju qe simpatizoni Skenderbeun i bie qe te jeni me keq se dhe vete legeni qe ju adhuroni.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Topi

        Kjo ka hallin e Baladave kur gjithe Shqiperia dhe jeta atje po Turqizohet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Nje analize qe kishte munguar dhe teper e detajuar duke piketuar direkt problemin. Shpresoj qe kjo te lexohet nga artistet e cdo treve shqipetare dhe te merret parasysh.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbri

            Të lumtë për këtë shkrim.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali

              Kjo eshte e vertete ,Te gjitha kenget e shqiperise se mesme jane origjinale ose kenge te perpunuara Turke,Dhe kenget e Isuf Myzyrit jane kenge te kopjuara Turke,Dhe muzika tallava eshte kopjim i muzikes turke

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kastriot

                Me mbylljen e RadioTelevizionit të Prishtinës me forca policore serbe, më 5 korrik 1990, u krijua një situatë kaotke dhe filloi akulturimi i popullit nga rryma të huaja të pakontrolluara. Edhe mbyllja e shkollave me forcë policore krijoi një gjendje shumë të keqe për rininë shqiptare të Kosovës. Kjo gjendje zgjat 10 vjet dhe kjo është koha kur shumë gjëra shkuan keq. Në Shqipëri viti i mbrapsht 1997 dhe kaosi solli poashtu shumë të këqija. Pa dashuri për kombin nuk shkon asgjë mirë!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lexues

                  Teoria ime eshte qe keto lloj shijesh muzikore i kane importuar ne boten shqiptare emigrantet e klases punetore qe kane jetuar/jetojne ne te njejtat lagje me turqit dhe magrebinet ne Evrope. Pastaj romet, qe perbejne shumicen e muzikanteve ne Shqiperi, ia kane pershtatur muziken shijeve te kesaj klientele.

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    hoxha

                    Uroj myslymanet ,,turq e shqiptar ,,,tja kaloni te gezuar muajin e sakrifices ,,,ramazanin ,,,allahu qoft me ju ,,,amin

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                      E pergezoj autoren per shkrimin, por kam nje verejtje. Kenga "Kur nje dite te kthehesh ti" kenduar nga Nexhmije Pagarusha, ne fakt eshte nje kenge e kengetares kroate Tereza Kesovija "Kad se jednom vratish ti" kenduar per here te pare ne vitin 1970. Eshte e njejta melodi e perkthyer ne gjuhen shqipe.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        alphazeta

                        Jo vetëm që duhet t'i shtojmë dhe përhapim meloditë arabo - turke, por duhet njëkohësisht të ndalojmë edhe të gjitha këngët e kënduara gjatë periudhës kamuniste, si këngët e Vaçe Zelës, Luan Zhegut si psh "Rrjedh në këngë e ligjërime", "Këngët e vendit tim", "Rrugët e Atdheut na thërrasin" etj etj. Sot që jemi në demokraci duam të dëgjojmë vetëm këngë si psh "Sa të mirë ma ke bythën". Pse me moralin e poshtër komunist do të vazhdojmë ne edhe sot?!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdogan

                          Kjo eshte e vetkuptueshme. Kush u turqizua ne Identitet luftoi per Sulltane. Kush nuk u turqizua per Kombin e Tij Epirote dhe Ilyre. Prandaj dhe Veziret,Pashallaret,Bejleret etj nuk i hoqen titujt Bej spo Aga,Dervish,Muhip,Hoxhe deri sa erdhi Diktatura. Tani perseri. Busht qeni mbetet o Arnaute. Nuk ndryshuat.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Akademia

                            Reagim i mirëfillt. Tekst me analizë kritike të fakteve. Por, Agimi duhet të shkon te Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni. Të merr edhe një Artist me vehte dhe në mënyrë institucionale të punojnë për vlera dhe artin. Pra, të fuqizohet Akademia që të mbrohet gjuha, kultura, identiteti… Vetëm, si individ nuk bëhet gjë. Po sidoqoft, reagimi është i fuqishëm.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje