FOTOT/ Shefi i kuzhinës që gatoi për Zelenskyn: Siguria maksimale, rojet më rrinin përreth

29 Shkurt 2024, 11:47Sociale TEMA

FOTOT/ Shefi i kuzhinës që gatoi për Zelenskyn: Siguria

Presidenti i Ukrainës  Volodimir Zelensky ishte dje në Tiranë në kudër të Samitit për Ukrainën. Pas samitit për Zelensky-n dhe të ftuarit e tjerë u shtrua një drekë dhe ishte shefi i kuzhinës Fundim Gjepali ai që gatoi për liderët e rëndësishëm.

Në emisionin ''GoodMorning Albanians'' në Euronews Albania, Gjepali zbuloi disa detaje nga specialitetet  që gatoi për Zelenskyn dhe liderët e tjerë evropianë. Ai tregoi se ishin 6 pjata, në racione të vogla dhe të gjitha me produkte të vendit.

“Pjata e parë ishte një karpaço demi gjysmë e pjekur dhe e tymosur me perime të marinuara, pjata e dytë ishte një kremozo me qiqra me mish të bardhë dhe një salcë me paprika, një rizoto me mish qengji, gjithmonë në racione të vogla, një fileto tartufi dhe kremozo  patatesh, një salcë me kakao që e pëlqeu shumë dhe një ëmbëlsirë me lajthi”, tregoi ai.

Gjepali tregoi gjithashtu se sigurua për presidentin e Ukrainës ishte maksimale dhe gjatë kohës që gatuante kishte përreth rojet e sigurimit.

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë edhe për t’u rritur nga ana profesionale. Dreka, ditë samitesh kam bërë shumë në karrierën time, por kjo ishte disi unike për vetë personazhin Zelensky. Kur kam gatuar kam pasur rreth e qark njerëzit që merreshin me sigurinë  e presidentit”, tregoi ai.

 

5 Komente

  1. K
    Klinsman

    Fundim, keto nuk jane gatime shqiptare dhe gjysmat e perberesve nuk prodhohen ne Shqiperi. Thuaj qe bera disa gjelle te mira dhe lere patriotizmin manjane.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban

      Kuzhine nderkombetare me pak fjale.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eshte gjeja me normale dhe e domosdoshme te gatuasg per nje person te rendesishem siç eshte Zelensky. Prania e sigurimit patjeter qe duhej,pasi i keqi i ligu dhe kundershtari punon e survejon per te bere keq.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pickaxhiu

          Po kjo zocka nga Kosova hengri me oreks apo maja maja?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shokut

            Edhe une e kam shum mik, shoferin qe drejton automjetin blind qe ishte presidenti Zelenski, por dhe udheheqes te tjere qe kan ardhur ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje