"Kush e ka mendjen te librat e tu, njerëzit duan budallallëqe" - Biseda epike Kozak - Sejamini

27 Shkurt 2024, 09:13Sociale TEMA
"Kush e ka mendjen te librat e tu, njerëzit duan

Në emisionin "Të Paekspozuarit" është diskutuar për influencerët dhe personazhet e Tik Tok, duke marrë shkasë nga disa ngjarje të rënda të ditëve të fundit. 

I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të këtij rrjeti social, i cili iu përgjigj disa pyetjeve nga paneli. Kozaku i shpjegoi Neritan Sejaminit se si fitohen paratë në Tik Tok, ku njerëzit "gjuajnë" dhurata. 

Neritan Sejamini: Po pse ju japin lek ju?

Kozak Braçi: Unë jam live, më "gjuajnë" dhurata.

Neritan Sejamini: Po ti çfarë je duke bërë ndërkohë? Për çfarë flet ti? Ka muzikë aty, art?

Kozak Braçi: Unë bëj emisione, gallata, gjëra, nuk shaj, nuk bëj sherre. Por kur janë 5-6 të tjerë, e marr edhe unë namin. Unë nuk jam budalla, jam në emision televiziv dhe flas.

Neritan Sejamini: Edhe unë dua të kem ndjekës dhe të më "gjuajnë" para. Unë flas këtu tre orë, dy herë në javë…

Kozak Braçi: Po njerëzit duan budallëqe, sherre, jo të flasësh ti për libra.

Neritan Sejamini: Budallëqe, çfarë domethënë?

Kozak Braçi: Po budallëqe, lojra, jo e mora, jo ma more. Ti del flet për libra, kush e ka mendjen për librat e tu? Nuk e kanë mendjen për libra njerëzit, kështu është populli.

Ylli Rakipi: Këtë gruan që bërtiste shumë, Tasha, e shikoje atë?

Kozak Braçi: Këta kujtojnë sikur janë vetëm, por kanë 3-4 mijë vetë duke parë, nuk e konceptojnë, që shohin fëmijët, nëna, shumë njerëz.

Neritan Sejamini: Nëse ti del dhe thua këto gjëra, të japin lekë, çfarë mendon për këta që të japin lekë? 

Kozak Braçi: Po faleminderit o vlla! Të të jap unë ty lek, dhurata? Dhurata nuk të jep as vëllai...

14 Komente

  1. J
    Juglindori nga Korca

    Eshte koha e injoranteve , e analfabeteve , e njerezve me gjysem truri , qe nuk dine as te flasin mire gjuhen shqipe ....dhe per kete , marrin leke , " dhurata " - thote Kozaku . Shikoi dhe emrin Kozak (quhen banoret e nje krahine ne Rusi) dhe veri noten . O Zot , sa poshte kemi rene ... dhe veshtire se do te ngrihemi ndonje dite . Ketu duhet nje Revolucion i Madh Kulturor .

    1. V
      Verilindori pi Kuksi

      Me thoni a ja vlen te vazhdojme te tallemi akoma me "njeriun e ri" qe krijoi komunizmi ?? "Njeriu i ri" i socializmit vs "Kozaku" i demokracise

      1. t
        ton

        shume dakord me komentin tuaj...vertete koha e injorantëve ...te ftohen ne panel per te diskutuar 2 njerez super ordinere dhe te zhveshur nga çdo vlere si kozaku dhe ai idioti korçar qe ashtu siç ka pamjen dhe fizikun ka dhe mendjen...degjenerim total

      2. K
        Kalec Dega

        Ku po darkon Lideri Global sot, Londer apo Paris?...per te miren e Shqiperise, lol Sic duket se ka njoftuar Temen.....per viziten e ardhshme ne Vietnam apo Bangladesh, lol

        1. K
          Ku jane mbledh te gjithe idiotet

          o kaleci sigurimit,cfare behet fjale dhe cfare thua ti o dudi.Edhe ti je si kozaku e 60%e turkoshakeve analfabet qe lexojne dhe nuk kuptojne.....A ke ndonje fjale per keta qe thone cfare na duhen librat,qe si ky jane te gjithe injorantet turkoshake qe rrine pas BB,poshte balkonit te malokut byth fishkur e pas carlleqeve

        2. T
          Treni

          Këta "analistët" janë shkëputur fare nga realiteti. Shqipot veç tallava jepi e të hanë e të pinë e janë në rregull.

          1. M
            Mato Gruda

            Dhe fatkeqesia e ketij vendi vazhdon...! Në mungesë totalisht të shtetit,ne do gjendemi 'të pushtuar' gjithmonë nga 'kozakët'..

            1. P
              Po

              Ky thot realitetin pse u vjen inat. Shqipot ate duan shikoj e ben Luizin héro nga Bb.

              1. S
                Shezai karroxhiu

                Shqiperia, vendi me perqindjen me te madhe te injoranteve per meter katror

                1. K
                  Kalec Sali Berisha.

                  Po, fare drejt. Kreu i panelit te injoranteve, Kalec Dega.

                2. S
                  Saje

                  O Sejamin bq! që gjdo natë je në tv duke sharë dhe duke shpifur! siç ju ka mësuar mësuesi juaj non grata,dhe kush është ai gomarë që jua jep para,përtë sharë se je shum anshëm,nuk je i drejtë.

                  1. T
                    Tironci

                    Shume mire e ka, shprehje e vjeter. Po te ulesh ne sofer dhe te hash buke me femije do behesh pis siç behen ata.

                    1. U
                      Une pa lidhje

                      Merruni me Kozakun ju me tru! Shikoni mos lidhni kabllin nenujor me Egjipptin,lol

                      1. A
                        Arbeni

                        Si ky kozaku ka plot injorant që kanë gjetur veten në tik tok.Besoj e kujtoni atë shtrëmbanukun e Kamzës që e arrestuam për vdekjen e asaj gruas së re që u hodh nga ballkoni i banesës ku je.tonte. Ndërsa Sejamini është një gjinkallë që këndon për sali malokun çdo mbrëmje në Tv të ndryshme.

                        Lini një Përgjigje