Ylli Gurra, ish-myftiu i Tiranës i ftuar në Dritare Tv foli për sherrin mes besimtarëve myslimanë disa ditë më parë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.
Gurra tha se myslimanët shqiptarë nuk kanë asnjë kusur që të paguajnë faturat e një grupimi, referuar gylenistëve, që kanë patur problematika me vendin e tij, me qeverinë e vendit të tij.
“Përpara padrejtësive heshtja është një pajtim i plotë me atë çfarë ndodh në cilindo institucion, edhe në Komunitetin Mysliman.
Heshtja bëhet shkak i humbjeve të pasurive që duhet t’u qëndrojmë besnikë, heshtja edhe për abuzimet që mund të bëhen me financat që mblidhen një pjesë edhe nga taksat e shqiptarëve.
Heshtja nuk duhet të jetë edhe për ata shërbëtorë, hoxhallarët të cilët paguhen 4 mijë lëkë, 5 mijë, 10 mijë lekë të rinj në muaj. Kjo sjell edhe mbylljen e objekteve të kultit në Shqipëri. Ndërkohë që vetë rrogëtarët në Tiranë shpenzojnë miliona për vizita apo takime pa asnjë domethënie dhe pa vlerë për përfaqësimin kombëtar mysliman në Shqipëri.
Ndaj komunikimi në cilëndo xhami, myftini, është i nevojshëm dhe sjell vetëm pozitivitet. Sepse askush nuk ka të drejtën të nëpërkëmbë as në aspektin e dinjitetit, as në atë financiar dhe as fetar, e njerëzor, të një fetari apo qytetari që shpreh një dashamirësi per religjionin islam.
E kundërta e kësaj sjell një varësi të grupimeve okulte që zënë vendin e tyre, jo vetëm që janë non-grata, por edhe vetë populli i tyre, në rastin konkret populli turk i ka përjashtuar me kohë gylenistët dhe ka parë fytyrat e vërteta të agjendave të këtyre grupimeve.
Myslimanet shqiptarë nuk kanë asnjë kusur që të paguajnë faturat e një grupimi që ka patur problematika me vendin e tij, me qeverinë e vendit të tij e kështu me radhë. Shqiptarët kanë detyrimin dhe aftësinë që të ngrenë institucionin e tyre mbi të vërtetat kombëtare dhe fetare”, tha zoti Gurra.
Gura u shpreh se SPAK duhet të marrë nën hetim Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, duke theksuar se KMSH po abuzon me paratë e dhuruara nga besimtarët në shërbim të institucioneve fetare.
“Problematika para disa ditësh në xhaminë Dine Hoxha, është prelud i prej disa kohësh, gjatë, i besimtarëve myslimanë, i institucionit, që e njohim si grupimin gylenist. Ky shqetësim i herëpashershme i besimtarëve i shprehur edhe në zona të tjera, si Berat, Librazhd dhe Korçë, së fundmi u bë prezent dhe një ndër xhamitë kryesore të kryeqytetit.
Në të drejtën e tyre, qytetarët ngrenë shqetësimet e drejta në lidhje me menaxhimin e institucionit Kombëtar të myslimanëve në këtë vend. Shqetësimet, përveç menaxhimit, mos përfaqësimi i tyre, kemi një rënie të tejskajshme të institucionet.
Institucionet kudo funksionojnë të pavarura, dhe kanë një bazament ekonomik, që i siguron në mënyrë të pranueshme, për shërbim. Kjo mundësi vjen nga pasuritë e lëna nga etërit tanë në shërbim të institucioneve fetare. Dhe komiteti ka shkuar në shitjen e tyre, i cili është një abuzim i mirëfilltë dhe subjekt i SPAK.
Është shitur në mënyrë flagrante dhe të padrejtë, në mes të ditës, pa informuar askënd, i pasurive të Myftinisë Korçë, bashkë me ndërtesat aty. Shuma e të ardhurave që kanë ardhur nga shitja, nuk kanë shkuar në arkën e komunitetit mysliman të shqiptarëve. Por kanë shkuar për të mbajtur në këmbë një shkollë.
Kemi raste të tilla, si gjyqe për vite të tëra, ku Komuniteti uzurpon miliona lekë të besimtarëve, dhe përballë fakte, mohon t’ua rikthejë pas kaq vitesh. Kemi të bëjmë me një institucion fetar, minimalisht, duhet të japin një llogaridhënie, lidhur me taksat e paratë e dhëna”, tha Gura.
Perse i lejoni gjera te tilla,ju qe jeni besimtare e duhet te jeni shembull,mos beni si partite politike
Si eshte origjina e pronave sektit muslluman,kur ato,nuk ishin gje tjeter, vecse tjetersimi me forcen e pushtimit otoman te pronave te individeve dhe te shtetit shqiptar.Keto prona turku nuk i solli me vehte,por ja u morri shqiptareve dhe ja u shperndau kolaboracionisteve vendas,qe i sherbyen atij,ose i shndrroi ne xhami.Dhe askush nuk e ngre zerin per kete baterdi historike me pronat,por jo vetem kaq,por ketij vendi dhe qytetarit te tij duhet te rivuaj veprimtarine e sekteve musllumane,te ndryshme dhe vecanerisht ato fondamentale dhe tani se fundi grindjet midis tyre te dirigjuara,nga sulltani islamist fondamentalist turk erdogan,ndihmuar nga qahjai i tij ne kete vilajet rama.
Sa turpë për Muslimanë Shqiptarë, jo jamë Gylinist jo jamë Erdoganit.. Po jeni Shqiptar në rradhë të parë more mjeran..
Kurre nje Shaban shqipfoles nuk ka qen shqiptar por "den baba den"(jo rastesisht kjo shprehje turke)....por turk safi.
o bajge , mos u mer me kesisoj gjerash ...nuk di nga keto pun ti ....shko se e ka zene bixga Janullen , e lau purtha , eshte qelbur ne bixg .....o malakaaaaa shko shpejt dhe pastroje klebonjarin
Je dhjefsha mu ne kisha dhe xhamia se n’a keni çare trapin. MEKATI DEMOKRACIS ESHTE SE NA BEJNE TE DEGJOJME IDEOLOGJITE KANCEROZE QE DUAN MEDEOMOS TE PERÇAJN KOMBIN SHQIPTAR.
Si ka mundesi qe te marr 40. 50 apo 100 mij lek nga taksat e popullit keta qe genjejn gjith diten Dhe nje pensionist smer as 10 mij lek te reja ne muaj Mbyllini te gjitha dhe po te duan te jetojn me ndihmat qe do u japin ata qe u vene mbrapa si hoxhallareve dhe prifterinjve Mundesisht tiu ndalohet financimet e shteteve te huaja
i uroj kombit myslyman shqipfoles ,,,,selam alekum ,,,