Anglisht në vend të shqipes, mësuesit shqiptarë të shqetësuar - të rinjtë flasin më mirë të huajën se gjuhën amtare

25 Shkurt 2024, 18:40Sociale TEMA

Anglisht në vend të shqipes, mësuesit shqiptarë të

2024 është “Viti i Gjuhës Shqipe”, shpallur nga Ministria e Arsimit, për të treguar rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.

Ne jemi dëshmitarë të faktit që brezat e rinj veçanërisht, po e zëvendësojnë shqipen me anglishten. Tregues është edhe fakti që maturantët dalin me mire në provimin e gjuhës angleze, sesa ne gjuhën shqipe.

“Në përpiqeni t’u mësojmë fëmijëve anglishten se shqipen nuk kanë ç’e duan se nuk do jetojnë këtu, ky është një kompleks i thellë inferioriteti, është mos respekt për veten. Gjuha është ajo që na dallon ne nga gjithë pjesa tjetër e natyrës. Gjuha jonë prodhon fjalë, ne jemi produkt i fjalës. Përmes fjalës, kemi ndërtuar ligjet, kemi ndërtuar marrëdhëniet me njëri tjetrin, kemi arritur të shkojmë në hënë dhe dolëm në univers”, tha Lira Gjika, eksperte e mirërritjes.

Gjika thotë se gjuha është identiteti, karakteri, është vetë njeriu.

“Po u morëm me këto që shqipja nuk bën… Gjuha është ajo që na formon, sado gjuhë të tjera të di, ato që më ndihmojnë që në gjuhën time të jem më cilësore, mos të jem banale dhe fyese. Gjuhet e tjera janë për të ndihmuar atë që jemi. Unë jam shqiptare, di shqip, çdo gjë e ndjej në gjuhën time”./TCH

16 Komente

  1. X
    X...

    Mbi 30 vitet e fundit, nuk ka asnjë emision televiziv sado modest, të pertrejavshem apo të permuajshem mbi librat që dalin ne shitje, ku të kuvendohet nga të ftuar rreth petmbajtjes dhe formes se tyre...Pse nuk del ai profesori "i shquar" Tarifa por dhe të tjerët, dhe të drejtojne një emision të tillë... Ah po, është më e lehtë të zhgryhen në mendesine e mykur enveriste...

    Përgjigjjuni
    1. s
      sokrati

      Shen kozmaj u tha orthodhokseve : mesoni gjuhen e kishes ,elinika ,,,,dhe mos e humbni gjuhen e komunikimit ,,,arberishten ,,,,osmanet e martirizuan ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. r
        ronny

        Shume mire ke folur ti moj shoqe persa I perket rendesise se gjuhes ametare dhe identitetit, ste heq asnje pike ketu, por deri ketu ke arritur dhe e di pse, se nuk na ke dhe e arsyet bindese perse jemi me kete situate, diku ke permendur se nxenesit nuk kane interes se duan te ikim jashte, qe me thene te vertete eshte kthyer si nje bonus answer sa here we sdime apo sduam te dime se silat jane vertete arsyet. Nuk po mohoj qe edhe kjo arsye qendron, por as nuk eshte e vetmja, as nuk eshte me e rendesishmja per mua. Dhe ja pse: Sepse ashtu si I kane bere librat e gjuhes shqipe dhe te letersise qe i kane bashkuar ne nje, te japin pershtypjen e nje materiali te mbingarkuar teorik dhe tejet te bezdisshem, qe edhe per studjues te fushes do dukej teper lodhes, lere per femijet. Nga ana tjeter shikoni librat e oksfordit apo kambrixhit dhe nis e ben pyetjen, cfare metoden perdorin ata per metodat e tyre dhe cfare perdorim me. Pra pse mos themi se nese librat rane do ishin me interesant, edhe mesimdhenija e gjuhes shqipe me me ngjyra dhe jo aq e lodhshme dhe, ndoshta do kishin me shume interes femijet per gjuhen shqipe.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mbresa

          KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndre Mjeda

            ***GJUHA SHQYPE*** Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. - Poezi nga Ndre Mjeda

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergj Fishta

              ***GJUHA SHQYPE*** Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! - Poezi nga Gjergj Fishta

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treni

                Ky lajm është i mrekullueshëm. Me Anglisht do mund të kenë shansin të gjejnë punë disa prej tyre. Me shqip... Ndoshta janë me fat e punësohen nga qeveria ku do duhet të durojnë arrogancën e Ramës, Zenit ose kushdo plehrë e radhës që do jetë në pushtet.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tani

                  Turpi yne fillon qe nga emrat qe i veme femijeve. Nese ne i veme femijeve emra italiane,angleze,spanjolle etj ,ne ne fakt ,indirekt u themi atyre qe behuni snob,qe nuk keni identitet shqiptar Emri te jep identitet. Por nuk e ngrene dot kete problem ne tv se te gjithe gazetaret I kane vene femijeve emra te huaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Po ç'po thotë akademia e shkencave për këtë gjendje?Oh po, është e zënë me pregaditjen e peticionit të radhës!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kristi

                      Bla,bla,bla..e bla,bla,bla...! Gjuha shqipe është e bukur,e mrekullueshme ,e... etjera e të tjera,këto i dimë ,s'është nevoja të bëni teori me sllogane populuzmash atdhedashurie..! Vetëm një pyetje bëjini vehtes ju 'specialista' që e 'doni' shumë gjuhën shqipe; A është e mundur të mbijetojë në tregun tonë të punës ,një i punsuar pa ditur anglisht,apo një gjuhë si gjermanisht apo frëngjisht..!? Kaq sa për gjuhën e huaj,apo anglishten si zgjedhje e parë,që prindët ia mundesojnë femijve të mësojnë. Gjuhën shqipe ,nuk ia kemi lënë pa mësuar fëmijve,nipërve e mbesave në emigracion,jo më këtu... A ,është tjetër gjë që këtu s'kanë interes të mësojnë me drejtshkrim,apo në gjuhën letrare,se metodika është 'e lodhshme'. Kjo varet nga programet që ofron sistemi arsimor,pra varet komplet nga shteti,nga prioritetet e qeverisjes dhe rëndësisë që vet qeveritë,institucionet përkatëse,i ofrojnë shoqërisë. Mos u lodhni duke 'kërkuar gjilpërën në kashtë',gjuha shqipe nuk ka për të humbur nga alarmi juaj i rremë,se ska ndodhur per mē shumë se gjashtë mij vjet,të ndodh sot. E them këtë ,se ju që keni 'vënë tellallin' ,e keni në dorë që shqipja të flitet e të tingëllojë e bukur ,ashtu siç është e siç meriton të jetë,në çdo podium,tv,apo shkolla dhe askush tjetër,prandaj nuk e di se kujt ia kërkoni,'kush qenka sipër jush'..!? Kjo 'zhurmë' më kujton Braçen kur ishte zv/kryem. ..,por dhe sot,që ankohej e ankohet për çmimet e ulta te prodhimeve bujqesore qe vijne nga importi dhe konkurojne tregun e brendshëm..sikur të jetë në opozitë dhe jo në pushtet. Jetojmë në periudha paradoksi në çdo drejtim,gjë që tregon se sistemi nuk funksionon. Ky në fakt duhet të ishte alarmi i vërtetë që 'elita' intelektuale e kësaj shoqerie ku jetojmë,duhej të prokupohej,por që t'a bëj kētë më parë duhet të zgjohet nga gjumi i thellë letargjik ku ka rënë vetë.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vullnet, plan, punë

                        Asgjë nuk ndodhë vetvetiu, duhet vullnet që të arrijmë atë që duam si shoqëri. Pse ekziston qeveria, parlamenti, universitetet shkollat? Organizohuni dhe punoni, mos rrini kot!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Azbi Steiner

                          Jurgen,Jason,Amarildo,Carli,Aron,Xheni,Stiven etj ndersa mbiemrat Mahmutaj,Avdyli,Abazi,Shaqiri etj.Kaq per momentin.Presim kontributin tuaja per perditsim.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Filan fisteku

                            Shikoni emrat ne gjendjen civile dhe pastaj flisni per gjuhen shqipe.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              prind i preukopuar

                              Shiheni sistemin e abetares së re, të "unifikuar" me atë të Kosovës edhe pyetni mësuesit tu tregojnë çfarë katrahure është bërë me fëmijët.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Ed Brekushexhiu

                                Kur Shqiperia ishte pjese e Perandorise Otomane gjysma e shipes u zevendesua me turqishten ku edhe sot ato jane te pranishme, kur u pushtuam nga Italia Fashiste te gjithe flisnin italisht, kur u beme vellai i vogel i ruseve te gjithe mesonin rusisht dhe viheshin tek femijet emra rus, por me vone miqesia me Kinen nuk vazhdoj gjate dhe mesimi i gjuhes se tyre ishte ne hapat e para, tani po mesojne te gjithe anglisht dhe gjuha shqipe do te behet si lende fakultative (me deshire), te presim gjuhen e rradhes se cfare do te mesojne shqiptaret se shqip jo e jo.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje