Taksisti nga Tirana që imiton Elvis Presleyn

24 Shkurt 2024, 21:20Sociale TEMA
Taksisti nga Tirana që imiton Elvis Presleyn

Arjan Kumrija, taksisti që shëtit në Tiranë me makinën e tij të veçante dhe me look-un si Elvis Presley, shprehet se klientët e tij mbeten të mahnitur nga udhëtimi me të, sidomos të huajt, të cilet largohen me një kujtim te bukur.

Një shembull i ngjashëm është edhe ky i dy turistëve skocezë, të cilët ndaluan në rrugë për të bërë foto e video me Elvis Presleyn shqiptar, i cili këndon këngët e artistit, të përshtatura në shqip.

E gjithë performaca e taksistit këngëtar ndodhi teksa ishte live në emisionin Real people në Euronews Albania.

Në rrëfimin e tij Kumrija u ndal dhe te dashuria që ka për këngëtarin amerikan, ku nënvizoi se gjithë jetën e tij është munduar t’i ngjajë atij.

“Kam qenë avangard në zonën ku jam rritur. Jam marrë dhe me arte marciale se mësova që Elvis Presley është marrë me karate. Ushtrinë nuk e bëra pasi mbarova fakultetin e Fiskulturës. Në atë kohë shihnim dhe muzikë të huaj dhe karate fshehurazi. Muzika rock and roll dhe boksi ishin të ndaluara dhe unë i shihja natën.

Sa më shumë e njiohja Elvisin aq më shumë më bënte për vete, desha të bëhesha si ai. Kishim të njëjtin karakter. Ai këngëtar, unë këngëtar, ai kërcimtar unë kërcimtar, ai u dashurua me Prischillan 14-vjeçe në Gjermani, unë u dashurova me gruan time 14 vjeçe. Dhe për koincidencë gruaja ime ka lindur më 1 shkurt 1968 dhe goca e Elvisit ka lindur në 1 shkurt 1968”, tha ai.

 

1 Komente

  1. D
    Drini

    Sa shume rrota cari ka ne shqiperi

    Lini një Përgjigje