Ashpërsohen masat për ndotësit e mjedisit gjoba nga 13-26 milionë lekë për shkelësit

23 Shkurt 2024, 16:50Sociale TEMA

Ashpërsohen masat për ndotësit e mjedisit gjoba nga 13-26

Ashpërsohen gjobat për të gjitha ato subjekte apo individë që shkaktojnë ndotjen e mjedisit apo hapësirave publike, por fokusi është vënë tek ndotja e ajrit.

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik me qytetarët ndryshimet në ligj që parashikojnë një rritje me 30% të vlerës së ndëshkimit për shkelësit e ligjit.

Në relacion thuhet se qëllimi i ligjit është ashpërsimi i kundravajtjeve administrative. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se propozimi për ashpërsimin e masave vjen nga rezultatet e këshillimit kombëtar të qeverisë në vitin 2022.

Në relacion thuhet se ndotjen e ajrit po e vuajnë të gjithë banorët e Shqipërisë, por më së shumti ata të rretheve.

Për këtë arsye të gjitha subjektet që nuk do të marrin masa për kufizimin e ndotjes së ajrit dhe shkelin lejet mjedisore të tipit A dhe B rrezikojnë gjobë nga 13 deri në 26 milionë Lekë.

“Ashpërsimi i masës së gjobës, si një masë me impakt të drejtpërdrejtë në veprimtarinë ekonomike të subjekteve do të ndikojë në ndërgjegjësimin e tyre për të shmangur kryerjen e veprimeve të cilat ndotin mjedisin dhe hapësirat publike”, tha Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.

Me ndryshimet në këtë ligj synohet që brenda 2024 të ulet me 40% niveli i ndotjes në zonat urbane duke ndikuar kështu në uljen e rasteve të sëmundjeve të traktit respirator dhe kardiovaskular.

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Gazetare shpellare, qe sillni lajme qe as vete nuk i kuptoni. Perse nuk na e tregoni se cilat jane masat qe duhet te merren qe te mos merret gjobe? Beni gazetari ashtu siç duhet dhe jo te sillni kopjime shprehjesh, pa e ditur se kush jane kuptimet e tyre.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje