Pastori i Ilir Metës: Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim. Është axhendë e nisur 10 vite më parë

22 Shkurt 2024, 10:37Sociale TEMA
Pastori i Ilir Metës: Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim.

Akil Pano, që nga pastor, është kthyer në analist të përnatshëm të emisioneve në televizionet e vendit, thotë se në Shqipëri nuk ka emigracion masiv, por shpopullim, sipas një axhende të nisur 10 vite më parë.

“Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim. Kjo duhet të bëjë dikë ose një kastë, përgjegjës. Në fund të ditës, retorika e të gjithëve që dalin në agorën publike është shterpë. Çdo vit po shpopullohet nga trupi ynë kombëtar një qytet. Dëmi është në gjeneratat që kemi përpara. Janë mbi 1 milion shqiptarë që zemrën e tyre e kanë të shkëputur me zemrën kombëtare. Këtu po vritet atdhedashuria, ëndrra për të qenë shqiptar. Ka mjaft çifte që nuk i mësojnë më shqipen fëmijëve të tyre. Ka jo pak çifte në Francë dhe SHBA që nuk u mësojnë shqipen fëmijëve të tyre.

Ka shumë familje që janë ndjerë të zbuar apo dëbuar nga vendi i tyre. Kanë qenë ose të persekutuar, ose janë përballur me gjoba, ose nuk kanë pasur mungesë alternative. Dëmi që i është shkaktuar trungut shqiptar, është katastrofik. Nëse shihni qytezat, fshatrat janë pothuajse plotësisht të boshatisura. Pyetja është kush i kontrollon numrat? Statistikat? Kjo duhet të bëjë dikë përgjegjës për këtë fluks masiv.

Nëse flasim pastaj për shpopullimin e vendit, ka një agjendë. Unë besoj se ka një plan për shpopullimin e vendit. Në zinxhirin e gjatë të fenomeneve shkak pasojë, ngjarjet kanë ndodhur në mënyrë të papritur, apo të pa organizuar. Unë nuk dua ta fus në suazën e konspiracionit. Nuk është konspiracion ajo që është thënë 10 vite më parë për shpopullimin e Shqipërisë. Qeveria është thjeshtë një instrument që është duke përmbushur një agjendë. Ke një libër të Vaso Çubrillovicit, i cili ka parashikuar dhe ka vendosur çdo detaj se si mund të shpopullohet një vend dhe të popullohet me popullsi të tjera.

Disa ditë më parë në Greqi u miratua ligji për martesat mes çifteve homoseksuale dhe u publikua sikur kombi ortodoks grek me gëzim të madh miratoi ligjin. Deklaratat që janë bërë nga sinoti i kishës greke kanë qenë të forta dhe janë censuruar në media. Këto për 18 minuta u miratua ligji për bixhozin. Fatkeqësia jonë e madhe është se kemi një klasë politikanësh që nuk njohin kult më të madh të tyre se sa pushteti. Sot jam më i bindur se kurrë më parë për këtë agjendë të shpopullimin. Deri dje se kam besuar dhe e kam kundërshtuar”, tha ai në një emision.

Ndoshta dhe mund të ketë të drejtë, por kur hedh ide apo teza të tilla, duhet të paraqitësh edhe fakte.

Dhe pastori, që për më tepër përdoret dhe nga Ilir Meta për të lobuar dhe takuar kongresmenë të krishterë amerikanë, me shpresë se do t’i shpëtojë hetimeve të SPAK, nuk është se ka paraqitur asnjë fakt.

Muhabetet që dëgjon nga Ilir Meta, partia e të cilit i ka futur edhe djalin si këshilltar në Bashkinë e Tiranës, apo gjatë pjesmarrjeve të pastorit në “Foltoren” e Berishës, nuk janë fakte.

Dhe pastori duhet ta dijë, që pa qenë i bindur për të vërtetën, je duke bërë mëkat, se po gënjen!

12 Komente

  1. S
    Shkodrani

    I Ilirit, i Edit apo i Salit, pastori ka te drejte! Vendi po shpopullohet, Shqiperia nuk ka politika per njerezit normale, qe duan te jetojne dhe punojne normalisht. Eshte nje vend totalisht pa ekuilibra, pa amortizator social, pa politika zhvillimi njerezore... Prandaj njerezit ikin, sepse nuk jane te gjithe anormale. Ikin sepse kastat politike kryesisht dhe ato ekonomike kane krijuar rrjete, korporata te fuqishme te cilat nuk i japin oksigjen te tjereve, qe nuk jane pjese e kastave, grupimeve. SHQIPERIA PO SHTERPEZOHET NGA NJERA ANE DHE PO SHPOPULLOHET NGA ANA TJETER!!! Do ta vuaje edhe kasta kete krize demografike? Sigurisht qe po, por pak me vone se njerezit "normale".

    1. k
      kujtimi

      Po pastori a thua paguhet per te nxitur kete shpopuillim, sic po ben, apo duhet te beje te kunderten? Konstatimi nuk ka asnje vlere, sidomos kur perdoret per politike te felliqur. Vete pastori cfare roli ka, te nxise apo te pengoje shpopullimin, ashtu sic duhet ta kete mesuar ne ideollogjine fetare.

    2. T
      T

      Pastor bythqir mashtrues debil.

      1. E
        Enea

        A po genjen? Joooooo Tema beji fresk rames

        1. l
          lindia

          Po Pastori del me emer e mbiemer...ju keni aq turp per cka shkruani sa as emrin nuk jepni se kush e shkruan?

          1. A
            Arjan Çani

            Pastor që qi… në byth, nga Ylli Rakipi.

            1. K
              Kije inat,por jepi hakun

              Une nuk dua te di,se cfare thote pastori dhe me ke ka lidhje pastori,por une di nje te vertete,qe flet per shpopullim te ketij vendi,nga statistikat e profesorit te ekonomise, Zaloshja,qe me shume se gjysma e popullsise se ketij vendi eshte jashte.Dhe cfare gjysme,ajo med vitalja dhe me e talentuara.

              1. S
                Shkembi

                Mire o qenef, po ty c’po te duhen keto pune?

                1. a
                  aristidhi

                  Ku ka pastor ne shqipri ,,,,,ska protestant ,,,,,mylymanet kane hoxhe dhe imam,,,myslymanet bektashi shiit kan dervish dhe baba ,,,jane te metes ,,,,orthodhoket kan ,,papa ,prift ,mitropolit ,arqipeshkop ,,,,,katoliket kan prift ,kardinal,dhe arqipeshvin ,,,,keto jan ,,,

                  1. M
                    Mateo

                    Pastori (shqip: Bariu) eshte vetequajtur i tlle, pra bari, dhe nuk e di kue ka grigjen, tufen e deleve qe ruan. Ai ben politike, pa , pa qene anetar i ndonje partie. Nuk e kuptoj si perzihet me politiken, kur ai e di qe feja eshte eshte e ndare nga politika. Nuk e di as kush e paguan kete individ...

                    1. E
                      Esati

                      Reverend Akili ka të drejtë. Edhe për atë që njerëzit po harrojnë shqipen - aty ai përdor me shumë vend shprehjen e vjetër shqipe "në fund të ditës". Ky Reverend Akili sikur ka lindur në New Jersey që nuk i rrihet pa përkthyer ca shprehje anglisht që "në fund të ditës" kur ishte i ri as i kishte dëgjuar ndonjëherë...

                      1. P
                        Parruca

                        Po ca rendesie ka se kush e tha? A po thote nje te vertete qe e shohim te gjithe perdite? Shqiperia po shpopullohet!!! Ju sahanlepiresit e Temes po merreni me gishtin qe e tregon, ne vend qe ta shihni Henen. Po prandaj shpopullohet ky vend nga njerezit normale, sepse ka specimene qe guxojne shkruajne te tilla pacavura.

                        Lini një Përgjigje