Posedimi i një vendparkimi jo më luks por domosdoshmëri e kohës

21 Shkurt 2024, 15:10Sociale TEMA

Posedimi i një vendparkimi jo më luks por domosdoshmëri e

Të gjithë sot jemi dëshmitarë se një nga temat më të diskutuara në bisedat e përditshme me familjarët apo miqtë tanë është mungesa e vendeve të parkimit. Tirana prej disa vitesh ka pësuar një zhvillim në rritje me ndërtime si dhe në numër banorësh, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e numrit të makinave. Por jo vetëm ky fakt, Tirana është tashmë qendra kryesore e biznesit në vend, ku krahas banorëve të saj, në rritje janë edhe numri i makinave që hyjnë çdo ditë në kryeqytet.

Tashmë të zotëruarit e një vendparkimi nuk është më luks, por një domosdoshmëri e kohës, e cila ofron siguri të mjetit, komoditet, kohë të kursyer si dhe një investim të zgjuar. Me rritjen e kërkesave të vazhdueshme për vende parkimi, të zotëruarit e një ose më shumë, do të sillte jo vetëm më pak stres për zotëruesin e automjetin, por edhe përfitime financiare nga kursimi i qirasë mujore apo dhënia me qira. Vitet e fundit krahas rritjes së çmimeve për apartamente, edhe vlera për vende parkimi ka pësuar rritje. Në zonën periferike të Tiranës, qiratë për parkimet arrijnë deri në 60 € në muaj.

Eleminimi i kaosit urban me parkimet në rrugë përkthehet në cilësi më të lartë jetese. Ky është standardi i ri që po sjell Univers City. I projektuar duke patur në mendje familjen dhe socializimin komunitar, në Univers City asgjë nuk i është lënë rastësisë, duke krijuar hapësirat e dedikuara si për lëvizjen e këmbësorëve ashtu edhe të makinave. Për herë të parë në një kompleks rezidencial i cili do të strehojë rreth 16 mijë banorë, vendet e parkimeve në rrugë do i dedikohen këmbësorëve.

Në Univers City, krahas hapësirave të dedikuara për këmbësorët, një vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe hapësirave rekreative dhe atyre të gjelbra, korsisë së biçikletave si dhe pistës së vrapimit. 

 

 

 

 

 

2 Komente

  1. K
    Keti

    Reklam zamos

    1. L
      Lali eri

      Mos u merzit se do ti shisni....

      Lini një Përgjigje