Asfiksohen nga lëndët kimike punonjësit e një kompanie koreane në Fier

21 Shkurt 2024, 21:26Sociale TEMA
Asfiksohen nga lëndët kimike punonjësit e një kompanie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku dyshohet se në një kompani disa punonjës janë asfiksuar nga lëndët kimike.

Bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”, ku në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe tre autoambulanca.

Paraprakisht dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punes qe kryhen brenda kesaj kompanie.

Sipas informacioneve pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, dy gra janë dërguar menjëherë në urgjence, por janë larguar sapo u është dhënë ndihma mjekësore.

Gërvishtje në fyt ka qenë simptoma që u është shfaqur fillimisht,  më pas skuqje në lëkurë.

Në ambientet e fabrikës ndodhet edhe një ekip mjekësor, te cilët pohojnë se dhe punonjësit qe nuk janë transportuar ne spital janë në gjendje të mire.

Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

Lini një Përgjigje