Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH njofton aksin ku do të bllokohet trafiku

22 Shkurt 2024, 17:37Sociale TEMA
Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH njofton

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe për ndërtimin e linjës së re hekurudhore për në aeroportin e Rinasit, do të bëhet bllokim i trafikut rrugor në segmentin ku  lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.

Sipas ARRSH-së bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit, me qëllim për të mos bllokuar qarkullimin gjatë ditës, teksa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Njoftim i ARRSH-së

Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.

Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Qeveria Shqiptare ose urren lekët ose është krejtësisht e paaftë. Kish dreqin do me shkuar gjer në Vorë nga Durrsi aman?

    1. P
      PPSL

      Nga autostrada plako....!

    Lini një Përgjigje