“Menduam që do e mundnim këtë të keqe, por s’ja dolëm dot”- Ish-deputeti Alket Hyseni humb të ëmën: Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin o nëna ime

22 Shkurt 2024, 17:44Sociale TEMA
“Menduam që do e mundnim këtë të keqe, por s’ja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hyseni me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh edhe dhimbjen e madhe.

“Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë”, shkruan i pikëlluar ish-deputeti socialist.

Ai e përshkruan nënën e tij si një grua të madhe, që luftoi fort, por në fund nuk ia doli dot që të mundte të keqen.

Alket Hyseni po ashtu njofton se ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Premte, datë 23 Shkurt në Tufinë.

Postimi i Alket Hysenit:

Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…

Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.

Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!

Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.

Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Premte, datë 23 Shkurt në Tufinë.

2 Komente

  1. B
    B

    Nje bir i vertete ,qe e meriton dashurine hyjnore te nenes se vet,Dhe uratat e saj do te vazhdojne te shoqerojne ne jeten tende.

    1. t
      the psycho painter

      nena shkofte ne paqe ,por ti je kokrra e hajdutit

      Lini një Përgjigje