Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, për çfarë shërben dhe kush janë përfitimet për qytetarët

26 Shkurt 2024, 10:40Sociale TEMA
Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, për çfarë

Në 4 mars 2024, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi një ditë më parë, përmes një postimi, teksa ka ndarë edhe një video, ka deklaruar se kjo bazë do të ofrojë një infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi.

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë u përmend edhe nga sekretari i Shtetit Antony Blinken, kur ky i fundit ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë në 15 shkurt. Në fjalën e tij, Blinken tha se Shqipëria ka dhënë kontribut domethënës në Aleancë, përgjatë 15 viteve të anëtarësimit.

“Përgjatë 15 viteve të saj në NATO Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore të NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken.

Nisja e punimeve

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vet aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Historiku i bazës së Kuçovës

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.

Përfitimet e bazës ushtarake

Pak kohë më parë, ish-komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ylli Pulaj në një intervistë të dhënë për Vizion Plus me gazetarin Roland Zili ka treguar për përfitimet që do vijnë nga baza ushtarake.

Sipas tij, ekonomia lokale e zonës do të zhvillohet më shumë.

“Do të sjellë për Kuçovën një energji shumë pozitive, por edhe përmirësimin e raporteve civile dhe ushtarake; do të ketë në fokus edhe përmirësimin e raporteve sociale dhe ekonomike për të gjithë komunitetin që jeton e punon në zonën e Kuçovës dhe Beratit”, tha gjeneral Ylli Pulaj.

Ai më tej ka treguar se cfarë rëndësie ka kjo bazë për NATO-n dhe përsë u zgjodh Shqipëria.

“Dëshmon edhe njëherë rëndësinë strategjike që ka vendi ynë në rajon, dëshmon qartë aftësitë e konsoliduara të vendit tonë për të marrë përgjegjësinë që i takon në Ballkanin Perëndimir, si dhe prezencën fizike të aleancës në vendin tonë. Sipas komandantit të forcave ajrore të NATO-s, Tod Ëolters, arsyeja kryesore e përzgjedhjes së kësaj baze ka të bëjë me afërsinë e kësaj baze me rajonin juglindor të aleancës.

Në këtë kontekst, poziconi strategjik në Ballkan merr një rëndësi më të madhe. Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë mbështetjeje në rajonin e Ballkanit.”, tha pak kohë më parë për Vizion Plus ish-komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ylli Pulaj.

27 Komente

  1. h
    historia perseritet

    Karabinieri italian ne filmin "Lulekuqet mbi mure" i thote jetimeve - ''shpejt fshini parrullat se do tu jap nga nje Steme" - dhe Jetimet e varfer i pergjigjen - "...nuk duam Stema...ke ndonje cope Buke?" (c'do ngjashmeri e kesaj skene filmi me "perfitimet" e qytetareve nga baza NATO nuk jane rastesi)

    1. P
      Pike e zezë

      Demek .... ti ....... do bukë? Po ti fol mor.burre i dheut. Ta blej unë një bukë të tërë dhe të hash sa të fryhesh.

    2. R
      RAIFI

      Këndohet një këngë e vjetër:Bejta Sylë ti çka fitove,faqe t'zez ,një palë pishtole.Por si duket Shqipëria as edhe një pishtolele nuk po e përfiton veq po gdhend në gju të vetin.NATO është para ç'bërjes,e ku do e bëjmë vendin ne shqiptaret e pa armatosur e pa ushtri ,se na mbron NATO thon serbofilet.Shqipëroa ka pas edhe më heret baza të shteteve mike por ato së paku e armatosnkn vendin dhe me ikjen e tyre Shqipëria ishte kampion në Ballkan ,pk ky miku i fundit a e ëri mjaft me 15 mimon dollarë investime?Thonin rrenat shqiptar fo investohen disa dhjetëra mkljona dollar,ku shkuan ato,apo u ndan ryshfete.Shqiptaret qe nga koha e Skënderbeut me përjashtim të kohës së socializmit,nuk kanë ditë apo nuk kanë dasht me bë shtet,por në 30 vitet e fundit thjesht kushdo që ka qenë apo që është në pushtet kanë tradhtuar publikisht dhe u kanë shërbyer qarqeve më shoviniste të shteteve fqinjë,rezultate e para po shifen në jug të Shqipërisë dhe në Kosovë por së shpejti do i shofim edhe në Maqedoni.

      1. M
        ManeKastrati

        Cilat ishin perfitimet per qytetaret se nuk e kuptova??

        1. S
          S.l

          ENERGJIA POZITIVE pra , keshtu e tha Gjenerali. Ta gezoni energjine pozitive o kuçovare!

          1. L
            Luani

            O Mane ta spjegoj une :- gazetari e ka shkruar gabim jo 'perfitimet' por cilat do te jene 'pasojat'?

            1. P
              Perfitimi

              përmirësimin e raporteve civile dhe ushtarake; do të ketë në fokus edhe përmirësimin e raporteve sociale dhe ekonomike për të gjithë komunitetin që jeton e punon në zonën e Kuçovës dhe Beratit

            2. S
              Sufllaqja me qepe

              Tani qe jemi ne vitin e mbjellejs se pemeve PyllON, Niko do therrase shefin e shtabit Qingji dhe jape urdher per mbjelljen e sa me shume caracave te cilat do perdoren per qitje nga helikopteret Apache kur jane pushim nga transporti i tullave te shtepise se tij ne Boboshtice.

              1. E
                Erdogan

                Kush jane perfitimet per qytetaret? Titull fallco hahahahhha

                1. V
                  Vranakonti

                  Mendoj se, aeroporti ushtarak i Kuçoves qe eshte vene ne dispozicion te NATO-s,nuk do kete ate modernizim,ate perkushtim,ate organizim dhe nje pune aq te madhe sa ishte ne kohen e socializmit qe punonin ushtaraket e talentuar shqipetar. Ne ate kohe,fusha e aviacionit te Koçoves,me ate efektiv ushtarak dhe me ate arsenal armatimi,kryesisht avion te markave te ndryshme,kishte nje dinamizem dhe nje gjalleri te jashtzakonsheem,ndergjegja e larte per te bere detyren e mbrojtjes se atdheut ne paprekshemrine e tij. Ne ate kohe kishte vigjilence te lart sa edhe nje zog ne hapsire kontrollohej. Venja ne dispozicion e ketij aerodromi ne dispozicion te NATO-s eshte nje gje e mire dhe me rendesi jetike per vendiin ton sidomos per sigurin e shqiperise. Dihet se shqiperia eshte komplet e xheshur nga armatimi luftarak se i gjithe ai armatim qe u vu ne kohen e socializmit,me armatim modern,SALI BERISHA,e shkaterroi,e shiti per skrap dhe ne vende te treta,ku Saliu me shpuren e tij mafioze mbushen xhepat e tyre familjare per sot dhe per brezat qe do vijn.

                  1. A
                    Agroni

                    Cili është fitimi vëndit nuk delë në shkrimin tëndë sllogani na mbronë nato e dimë tashmë.

                    1. K
                      Kurvat e Rilindjes

                      Perfitime ca doni ju zhurme dridhje xhamash ,baze per te nderuar vajin avionet ha ha sa qesharake qe jane bere per 50milione ,kur te gjithe e dime ,,sa ka pa paguar bankers ne tatime ? mos gaboj nja 700 milione ,,rrobt ku ti keni qeveri kurvash

                      1. T
                        Tironci

                        Shqiperia vend unik ne Ballkan, pa force ajrore pa asnje avion reaktiv, pa asnje tank, dhe pa asnje artileri te rende dhe pa asnje sistem raketor anti ajror.... Avion reaktiv = 0000 Tanke = 0000 Artileri e rende = 0000 Sisteme anti ajrore = 0000 Te na rroje demokracia 33 vjeçare se komshinjte Serbo Sllave e Greke mezi po presin qe Rusia te fitoje luften ne Ukraine dhe USA-NATO te mos e mbroje me Europen.

                        1. E
                          Erdogan

                          Dihet perfitimi. "Mbrojtja" e Arnautistanit te Deputetit Osman Ismail bej Vlores,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj nga Mon-Arxo fashistet Greke dhe Epirotet e Jugut. Edhe disave Kaurre te Derrit qe kane tradhetuar Kombesine e Pirros se Epirit dhe Jeorgios Kastriotis,Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos etj. Behet pyetja. Epirin e ndane ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke per aresye Strategjike colonizatoret Angloamerikane. Fatkeqesia eshte se Arnautet si bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve etj kane per vend strategjike (Land Strategy) Turqine! Ne pretextin (pretend angl) se popullsia Myslimane "Skiptare" ka lidhje historike me Osmanet! Vertet? Si mund ta considerosh nje pushtues 500 vjecare Vend Strategjike? Kur dihet qe pa Osmanet nuk do kishte as problem Cane,as me mijera Istitucione Arabe,as Urrejtje. Si mund te Urrejne Anastasin ne Vorio Epir qe ka qe ne krijimin e Krishterimit ketu dhe te ashtuquajturit Myslimane "Skiptare" te turqizuarit dikur Epirote kane nje dashuri per Sulltanin Erdogan?

                          1. T
                            Tironci

                            Merr 1 bic dha te na rru..bo...e majte pastaj b...e djathte ti me gjithe Janullen tende dhe Erdoganin bashke. Evgjito Greko - Arabe...rrac m...i..

                          2. K
                            Koha e parë.

                            Mor zoterinj.Po nese Europa shperbehet?Ju do thoni kemi Usen,po por si na mesonin athere ,qe nese zihen superfuqite kush i paguan harzhet.Ah harrova,athere i paguante populli,ndersa sot i "paguajne te pasurit"qe menjehere ikin neper bote.Perseri harrova popullit as bunker e transhe nuk i ka mbetur.Bla,bla,bla.A e kuptoni se Nato eshte per lufte e jo per paqe.Aferim ju qofte.

                            1. A
                              Artan

                              Po ju nostalgjiket e komunizmit me çfare do ta mbroni vendin? Me bunkeret e vjeter? Te jesh ne nje aleance qe te mbron nenkupton dhe qe dhe te japesh kontributin tend, jo vetem te perfitosh. Por qylaxhinjte pa dinjitet nuk arrijne dot ta kuptojne

                              1. U
                                Ushtaraku

                                Ca lidhje ka ushtria me sistemin politike ne pushtet o barbar? Po baze e Kucoves kush e ndertoi? Ja qe nuk paska pat vetem bunker. Po bazat detare? Komunizem ishte gjysma e Evropes qe u antaresua ne NATO shume para Shqiperise por ende kane armatimin e para 90 si dhe avionet MIG. Ti nuk je kontribues o barbar ky eshte problemi je thjesht nje shtet bananesh qe nuk rekruton dot as 100 ushtare me pagese ne vit. Nese do te trajtonin si aleat dhe kontribues do te jepnin te pakten 2 avione, disa raketa sa per te mbajt nje aviacion simbolik ne kembe. Kontributi jone eshte te jemi roje si ne Irak e Afghanistan qe na merrnin per roje me kallash. Mish per top.

                                1. S
                                  Suli

                                  Nga kush te mbrohesh ?

                                2. P
                                  Po e kruajme sumen jo me gjethe fiku, por me leter

                                  "Perfitimi" tjeter qe nuk tregohet do te jete: Ne rast te nje konflikti qe po afron NATO-Rusi do te jete nje gjyle qe formon kerpudhe. Kane "harruar" te thone qe ne kete baze do te trajnohen pilotet e Ukraines, pra Shqiperia po hyn firekt ne lufte kunder Rusise.

                                  1. D
                                    Daj Sami me pampers.

                                    Shoke te njesit gueril dhe patronazhiste, beni zahmet pastroni edhe bunkeret e lene nga koha e komunizmit, jane me te vlefshem se ne ato vite kur u ndertuan.

                                    1. E
                                      Erdogan

                                      O Artan. "Te drejtat e Njeriut" dhe Evropa "E Bashkuar" eshte nje Pro-Pagande ne interes te Fuqive te Medha. "Liria e levizhes se Lire" eshte nga nje krahe. Kjo Teori eshte per budallenjte. Kur te "vijne" nga Anglia,Germania,Hollanda,Sh.B.A-ja Refugjate ne Pashallekun turk e vetequajture Skiperi dge kur te clirohet prej Turqise atehere Vertet (vero ital) do themi per Levizje te Lire. Nuk eshte rastesi qe Perendimi "I Krishtere" i ka rrenjet ne kriminelin Qemal Ataturk qe vrau me miliona Greke,Armenians,Siriane etj. Dhe kur themi Greke te zbuar nga Kostantinopoli (sot Stamboll),Smirna,Pontio etj atje per shekuj ishin Dhardhanos te Ilyrise (Dardanelet) emertim ky i Mithologjise Greke,Epirote vend nga mori flamurin (fllug angl) Greke Kaurri i Derrit Jeorgios Kastriotis i ashtuquajturi ISkander-beu. Skiptaret po nuk u cliruan nga Turqia dhe Interesat e Fashisteve te Melonit duke respektuar historine do mbetet nje Vend Strategjike (Strategjike Land) d.m.th per hajdutet e Parthenonit dhe mijera Vepra te Lashta tonat Greko-Ilyre. Ky Pashallek i quajture Albania eshte si nje fuci me shume Vrima. Emigracioni,"Te Drejtat e Njeriut,Levizja e Lire" e verteton kete Poshtersi te Perendimit kunder Kombit tone te Lashte qe e ndane ne Epirin e Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.

                                      1. D
                                        DUCJA

                                        Nga I gjeni keta gazetare koqe, perfitimet QE Jane ne titull dhe QE na interesojne nuk dalin fare,

                                        1. G
                                          Gazeta

                                          Mesa kuptova perfitimet e qyqetareve qenkan njesoj si me kampet e rrefugjateve afrikane qe do ndertoj Italia ne Shengjin. Vetem keta gazetaret dhe qeveritaret i dine perfitimet.

                                          1. B
                                            Beratsi

                                            përmirësimin e raporteve civile dhe ushtarake; do të ketë në fokus edhe përmirësimin e raporteve sociale dhe ekonomike për të gjithë komunitetin që jeton e punon në zonën e Kuçovës dhe Beratit

                                            1. e
                                              edmond (Koder Rreshen )

                                              Baza e Kucoves do permiresoj jeten e banoreve te zones ! Ne Shqiptaret jemi popull "shum besimtar", presim te pikoj ose te rrjedh,nga lart,prandaj kemi shum shpres tek baza ajrore,sepse "mrekullia vjen nga lart, nga larg,dhe ulet ne Kucov," ?! Shpresoj mos te vjeri per vizit, i pa deshiruari "Meteoriti Iskander " i cili e ben aq te madh kraterin,saqe ajo zon nuk do te ket nevoj,per sonda per nxjerrjen e naftes .

                                              1. B
                                                Boss

                                                Ushtaret Amerikane jane shume problematik kudo neper Bote ku ka baza Amerikane. Jane bere shume protesta per mbylljen e ketyre bazave nga popullsite e vendeve perkatese. Ushtaret Amerikan jane ish burgaxhinj ose vijne nga shtresa shume te uleta te Amerikes me familje te droguara ose te abuzuar qe femije seksualisht. Ushtaret Amerikan vrasin, vjedhin, perdhunojne, shkaterrojne prona private, drejtojne te dehur automjetet duke shkaktuar aksidente, shesin droge. Ushtaret Amerikan nuk denohen shpesh per krimet qe bejne dhe shume rralle por kur denohen ata nuk denohen ne vendet perkatese ku kane baza por cohen ne Amerike per denim sepse kane imunitet ligjor. Amerikanet pasi na shkaterruan cdo gje si ekonomi dhe ushtri dhe zbuan rinine qe mos beje rezistence tani na futen ne Nato Per te na kolonizuar perfundimisht qe te hapin bazat e tyre dhe te fusin ushtrine zyrtarisht tek ne gjoja per te na ndihmuar. Aeroporti ne Kucove do perdoret per stervitjen e piloteve Ukrainas por me se shumti per sulmet e NATO ndaj Rusise. Ukraina i ka te gjitha aeroportet e shkaterruara dhe eshte e detyruar te perdor Aeroportet jashte Ukraines per te stervitur dhe sulmuar ushtrine Ruse. Thuhet qe pilotet Ukrainas duan kohe te sterviten dhe do e bejne ushtaret e Nato sulmin ne Rusi gjoja nen petkun e mercenareve, Putini ka deklaruar qe ato vende qe lejojne vendin e tyre te perdoret nga Ukraina per sulme ndaj Rusise do behen Armike te Rusise dhe do konsiderohen si pjesmarrese ne Lufte dhe do sulmohen me te gjitha llojet e Armeve nga Rusia. Ta mbani me shendet ndonje rakete me koka nukleare ne mes te Shqiperise. VENDET E TJERA NUK ISHIN IDIOE TE MERRNIN NJE BARRE TE TILLE POR NE KEMI NJE B,.Q.. DROGAXHI NE KRYE QE BEJNE CFARE I THONE AMERIKANET. THJESHT NJE MI HALESH

                                                Lini një Përgjigje