VIDEO/ Rama pubkilon pamjet nga baza e Kuçovës: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s

27 Shkurt 2024, 09:31Sociale TEMA
VIDEO/ Rama pubkilon pamjet nga baza e Kuçovës: Rol kyç

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore taktike e NATO-s që do të hapet më 4 mars në Kuçovë. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo bazë ajrore do të luajë një rol kryesor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Rama shton se baza ajrore do të shërbejë edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook.

Ka qenë vendimmarrja e shtetit shqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës. Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n duke ofruar transport ajror, mbështetje logjistike, policimin ajror si dhe trajnime dhe stërvitje. Kjo bazë do t’i shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit.

7 Komente

  1. E
    ERTV

    Dhe ku ishte problemi t'a ri-konstruktoje vetë o artist pikturist. (Kaq vjet) Se po na i trumbeton 50M € sikur është ndonjë investim stratosferik. Ca more, Ca ri-asfaltime, Ca bojë e një kullë e re. Ajo bazë i ka pas facilitetet ! Ngelët si lypësa, pa një strategji, pa një vision (hajt se na mbron NATO). Aty sot duhet minimalisht të ishin nja 12-36 avionë (nqs se nuk i blen dot të rinj, të përdorur ka plot F16 që po i heqin të tjerët, dhe 10-15 vjet e bëjnë punën ata). Se kështu i bie që 2% e gdp ti po e harxhon për makarona dhe oriz asgjë thelbësore strategjike kaq vjet. Veç t'u pa se mos n'a fal kush gjë!

    1. R
      Raqke kepucari

      keshtu eshte kur vendi qeveriset nga kusare

    2. T
      Trojan

      Po s do mend duhej dhe i madherishmi qe ta publikonte ,ndryshe s do ta zinte gjumi

      1. K
        Kalec Dega

        Miremengjez, o Gjeneral i ushtrise vdekur! qe te ngrihet me arritjet e botes.... ===== Ka mori frymezim ky nga Blinken apo nga nji hotel ne Londer e gjate kthimit ne Paris, lol

        1. K
          Kalec debili perfaqesuesi i Agimit te Arte ne Shq

          Frymezimin nuk e mori nga Blinken o debil , por e mori Mike Pompeo ne 2018 , po ti je kaq loqe nga trute e kokes qe veshtire te besoj dikush se ke tru ne kok ...kasht ke ....ke te fala nga Rici , Rici faqekuqi ...ku je thot , nuk po te shikon me ....i them qe Kalecin do ta gjesh neper lulishte , qiet ne byth me siriane ...lol

        2. n
          nje racist i renduar

          Duhet t ja mbathesh,nga posti sa me pare dhe me avion,rama,nje ore e me pare te lesh karrigen e krimbur gjithandej ne korrupsion dhe e nje mburrje te semure dhe te paaftyre,ne nje vend te boshatisur dhe qe nuk di se ku po shkon,me poltiken te sderhallur dhe perverse qe ben. Nje person i gjithe plotesuar si Veliaj,eshte shume i vonuar,per ta drejtuar kete vend.

          1. J
            Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

            Edhe Baza e Vlorës e përbashkët ishte, por Blloku i Varshavës impenjohej t'a ndërtonte dhe ofronte në pronësi të shqiptarve dhe rritjes së aftësive vetmbrojtëse; 4 nëndetëse, stacione radari, uzinë baterishë, 20 katërsilyrus, anije mina vënëse, 12 patrullues të shpejtë të armatosur, mijëra ton armatime dhe munizione detare, anije mbështetëse, shkollë ushtarake detare, mbrojtjen rrethore të bazës me topa, radarë, rraketa; të gjitha në pronësi të Shqipërisë. Plus kualifikimin e qindra oficerëve, marinarëve, inxhinierëve dhe kuadrove ushtarakë detarë në Rusi. Komanda ishte e dyfishtë dhe Blloku i Varshavës kishte anijet e veta dhe infrastrukturën e vet. Ndërsa NATOja, pasi shkriu gjithë aftësitë vetmbrojtëse të Shqipërisë dhe nxorri rrugëve mijëra oficerë dhe kuadro të kualifikuar, e kaloi Shqipërinë nën administrimin e ushtrisë greke, rrëmbeu falas një bazë që kushton miljarda dollarë, futi aviacionin grek dhe i la shqiptarët barinj me lopë rreth gardhit të bazës, kurbetllinj dhe fakirë në tokë të tyre. Gjithçka e shitur nga një grup tradhëtarësh me një propagandë të fëlliqur, si mrekulli. Shprehja e ndyrë; Shqipërinë e mbron NATOja" që nuk ka ushtri të vetën, do të thotë që Shqipëria është nën kontrollin e ushtrisë greke. Para hyrjes në NATO, egzistenca e Shqipërisë kërcënohej seriozisht nga një shtet fashist dhe klerikal, anëtar i NATOs dhe BEsë, Greqia. Hyrja në NATO, me kushtet që ju vendosën Shqipërisë, si koloni greke që nuk ka të drejtë të zhvillojë aftësitë e veta vetmbrojtëse, është tradhëtia më e madhe e të gjitha kohërave. Enver Hoxha kurrë edhe asnjëherë nuk bëri marrëveshje, pa vënë si kusht forcimin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Edhe hyrja në Bllokun e Varshavës, që nuk i siguronte Shqipërisë armatimin e nevojshëm që i takonte, për t'a lënë peng të vendimeve të Rusisë, hasi tërbimin e Enver Hoxhës, që bëri gjithçka të mundur t'ju merrte gjithçka që më së pari forconte shqiptarët përpara interesave të aleatëve të kohës.

            Lini një Përgjigje