E rëndë në Lezhë: 30-vjeçarja vetëhidhet nga pallati, niset me urgjencë drejt Tiranës

28 Shkurt 2024, 20:32Sociale TEMA
E rëndë në Lezhë: 30-vjeçarja vetëhidhet nga

Një 30-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Lezhë, bën me dije policia.

Mësohet se 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe përdor medikamente për depresionin.

Ajo është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Pasditen e sotme, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin.

30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Lezhës.

Lini një Përgjigje