Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, që zgjatën mbi 8 vite, për pronësinë e Top Channel, Gjykata Kushtetuese pas një seance maratonë ka njohur si pronar të vetëm dhe legjitimë të televizionit më të madh në vend familjen Hoxha.
Me një shumicë votash prej 7 vota pro dhe 2 kundër, nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e veja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijët Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, u janë njohur 100% të aksioneve, përkatësisht nga 20% secili.
Dy ish- miqtë e të ndjerit Dritan Hoxha, përkatësisht Albert Sino dhe Aurel Baçi u bënë aksionerë fiktiv në vitin 2007, për shkak të një ngërçi ligjor të asaj kohe, kur KKRT (sot AMA) nuk lejonte që televizionet kombëtare të kishin 1 aksioner të vetëm.
Për këtë arsye, i ndjeri Dritan Hoxha iu besoi dy miqëve të vetë 60% të aksioneve, përkatësisht 40% Albert Sinos dhe 20% Aurel Barçit.
Ndonëse hynë fiktivisht dhe pa investuar as edhe një qindarkë për aksionet, me ndryshimin e ligjit, familja Hoxha u dha dy ish-miqve të Dritan Hoxhës mundësinë të tërhiqnin aksionet e tyre dhe të largoheshin nga Top Channel.
Por Albert Sino dhe Aurel Barçi vendosën të mos pranojnë tërheqjen nga aksionet.
Gjykata, me me vendimin Nr.5259, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lëshoi dëshminë e trashëgimisë ligjore të të ndjerit, duke caktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten, paditësen Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lori, Sara, Redia dhe Itan Hoxha. Edhe ky vendim nuk u njoh nga dy ish-aksionerët tashmë.
Megjithatë, familja Hoxha e vijoi betejën në sistemin gjyqësor, ku Gjykata e Apelit të Tiranës, i dha të drejtë atyre, duke rrëzuar si të pavlefshme kontratën e shitjes së aksioneve të Albert Sinos dhe Aurel Baçit.
“Detyrimin e palëve të paditura Albert Sino dhe Aurel Baçi të njohin pronar paditësit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha pronar edhe mbi 60% të aksioneve të Shoqërisë “Top Channel” sh.a me Nipt K120070024, për shkak se kontrata e shitjes së aksioneve me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme pasi është kryer në kundërshtim me ligjin.
Urdhërohet ç’regjistrimi nga regjistri i aksioneve të Shoqërisë “Top Channel”sh.a nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi dhe nga regjistri i ekstraktit të Shoqërisë në Qendrën Kombëtare te Biznesit, pasi në bazë të të cilit është bërë regjistrimi i tyre në regjistër është i pavlefshem”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit në atë kohë.
Bejeta ligjore do të zhvendosej në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu do të mbante të njëjtin qëndrim, duke mos njohur Sinon dhe Baçin si aksionerë, ndërsa 100% të aksioneve i takonin familjes Hoxha.
Vendimi është volusur tashmë përfundimisht në Gjykatën Kushtetuese, organi që zgjidh mosmarrëveshjet e palëve në Gjykatën e Lartë, ku me një vendim të drejtë i është dhënë familjes Hoxha, si e vetmja trashëgimtare e 100% e televizionit Top Channel. (Voxnews)
Dmth ata do kishin mar ndonji lek tani te marin kte timin.Tahmaja e madhe te le pa gje thot populli.
Pabesia sot eshte perhapur si kancer ne trupin e njeriut , sot shikojne te te hane te gjalle dhe vellezerit e " tu "dhe jo miku sa do i ngushte te jete .....iken vitet kur jepej dora dhe firme , ishte garanci ........jo do kishin mare ndonje lek , por moren lek nga i ndjeri , dhe lek te papare vetem e vetem te ishin figurante ne perqindje ...asnje nuk te ben te tille sherbim sot nese nuk dhe para dhe i ndjeriu i kish paguar me se miri .....pabesia i beri te deshin tere"tepsin me byrek "....pastaj qendron 100% ate fjalen e urte qe thote populli ....tung
Po mire moj gjykate po a nuk thote ligji qe ne rast te nje veprimi fiktiv te ketij lloji prona duhet ti kaloje shtetit? Apo e rendesishme eshte qe te merrni leket ju nga Vjollca
Top Haleja
Nul kari,,,,syri TV i xen qoses
Nese ata nuk jane aksionere reale por fiktive, Top Çanelit duhet ti hiqet liçenca, pasi e ka marre duke mashtruar, ne mungese te parametrave dhe kritereve qe parashikonte ligji i kohes.
PASOJA,,,LIGJI SALI BYTHQIRIT,,QE I BENTE VETEM PER INTERESSAT E TIJ,,,
Pavaresisht i kujt ishte ligji...mashtrimi mbetet mashtrim. Ne bote te tilla gjera paguhen shtrenjte ...deri ne heqjen e licenses...Ai qe mashtron nje here ...do mashtroje perseri...
As kush s’do t’gëzoj pasuri t’ardh nga bota e krim-korrupsionit.
Ore ka ndonjeri te me sqaroj si ka mundsi nje gjykat ste quan aksioner kur ka nje kontrat. Po thon jo po e ka ber kot se kshu po ashtu . Ore ligjet vendosen mbi shkresa jo mbi llafe.
Shume e drejte! Ka nje kontrate, te tjerat jane gjera etike, pabesira etj! Dhe diçka tjeter. Ç’hyn gjykata kushtetuse ne nje padi civile?! Gjykata kushtetuesja zgjedh çeshtje qe kane te bejne me vlefshmerine e ligjeve, jane ato ne kushtetueshmeri me ligjin themeltar kushtetuten apo jo?! Çfare ka zgjedhur kushtetusje ne kete rast?! Ishte apo jo i drejte ligji ne 2007?!! As gjykats e larte nuk zgjedh çeshtjet ne themel, por vetem shikon jane zbatuar normat e akteve juridike nga gjykatat e shkalles se pare e apelit. Nese jo, e kthen çeshtjen per rigjykim!
Dhe i ndjeri na i paska dhene ketyre personave 20 dhe 40% ne menyre fiktive pretendohet falas dhe nuk ishte i mencur te mbante te pakten mbi 50% per veten e tij. Kjo nuk besohet. Ketyre personave u eshte vjedhur kontributi u ngelet the shkojne ne Strazburg.
Ligji nuk lejonte qe nje aksioner i nje TV kombetar te kishte me shume se 40% dhe nuk duhet te kishte me pak se 3 aksionere. Ideja ishte qe media te mos kontrollohej nga 1 person i vetem sepse mund ta keqperdorte me linjen editorialiste. Por duke qene se ky ligj mund te anashkalohej shume thjeshte me artifica sic dhe kane bere per Top Chanel, ose Klani duke ndare aksionet 2 vellezer, ligji u ndryshua. Pavarsisht ketyre, une nuk kuptoj se c’pune ka gjykata kushtetuese ne nje ceshtje civile (apo qofte dhe penale). Nuk kuptoj as se si, pasi Vjollca Hoxha deklaron para gjykates qe ka qene kontrate fiktive, nuk sekuestrohet prona nga shteti. Dhe e fundit nuk e kuptoj se si nje gjykate mund te dale jashte letrave , per ti dhene te drejten dikujt bazuar mbi « më the e të thashë ». Kjo eshte drejtesia e re per te cilen u investua kaq shume?
Po ik m lasko se smer vesh nga inteiga dhe pabesia, turpi Relit dhe Bertit
Top-gjoba, tan gazetarët e topit pa shkolle, bashk me klan-leshi. Vetem kronikë të zezë jepni, asnjë emision edukues familjare, vetem gjoba e rrena.
Probleme pronesie mashtrime te ndersjellta midis ortakesh kush t'ja fusi "shokut". Per mendimin tum ky eshte lajm i te njejtes rendesi me ate çfar ndodh programin argetues B.B. Juli don t'ja fusi Gazit . Apo Roza kerkon t'ja hedhi leshit . Me sa duket nuk ka lajme .
Nga enver hoxha ,,nexhmie hoxha ,,,,ne dritan hoxha ,sara hoxha ,,,,turp ..pik identiteti ...
O gau je kokrra e debilit.Je car me syze dielli.As 4 klasë shkollë nuk ke. Librat t’i ka ngrën dhija.