Municione për Ukrainën në Poliçan? Zotka: Të gatshëm t’i prodhojmë që sot! I kërkuam ministrisë të vihet në punë ish-Kombinati, por hasëm burokraci

29 Shkurt 2024, 17:33Sociale TEMA
Municione për Ukrainën në Poliçan? Zotka: Të

Propozimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh, ka zgjuar tashmë interesin për ringjalljen e infrastrukturës së vjetër në vend, siç është ish-Kombinati i Poliçanit.

Në një intervistë për Report TV, kreu i bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, i cili vite më parë ka punuar në ish-Kombinatin mekanik të Poliçanit, ka kërkuar të vihet në punë ish-kombianti. Zotkaj, tha se në ish-Kombinat janë të gatshëm t’i prodhojnë që sot municionet.

Kryebashkiaku bëri me dije se shpesh herë kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Mbrotjes për vënien në punë të ish-Kombinatit, por është ndeshur me burokracitë e kësaj ministrie. Tashmë, thotë Zotka që është lufta në Ukrainë, kjo kërkesë e tyre u përgjigjet drejtpërdrejt nevojës për prodhimin e municioneve në Poliçan.

"Mua më bëhet qejfi që u kujtuan për Poliçanin dhe duhej të vihej tek lufta, pasi ne kemi bërë dhjetëra kërkesa për Ministrinë e Mbrojtjes, për ta vënë në punë ish-Kombinatin mekanik, dhe përgjigja e tyre ishte s’kemi projekt. 

Ne kemi qenë të gatshëm si pushtet vendor për ta vënë në punë për të prodhuar fishekë për policinë, ushtrinë dhe poligonet e qitjes. 

Me gjithë dashamirësinë e Ramës, kërkesa jonë ka ndeshur në burokracitë e mëdha të Ministrisë së Mbrojtjes, gjithmonë kanë vënë sterkëmbësha dhe nuk kanë qenë dashamirës ndaj nesh.

Nuk kanë dashur ta vënë në punë ish-Kombinatin. Sot jemi në situatë tjetër. Lufta në Ukrainë, me çfarë po shohim ka ardhur frontale, ndaj kjo i përgjigjet drejtpërdrejt nevojës për prodhimin e municioneve në Poliçan, që nga predhat e deri tek fisheku 7 mm, 9mm dhe 12.7 mm dhe që mund t’i prodhojë sërish kombinati sepse i ka kapacitetet. Ne jemi të gatshëm ti prodhojmë që sot"- tha Zotkaj.

I pyetur se çfarë kapacitetesh ka ish-Kombinati i Poliçanit, Zotkaj tha se janë të gatshëm që të mirëpresin teknologjinë e re për prodhimin e municioneve. Për Zotkajn, vendosja në punë e Kombinatit Mekanik të Poliçanit do të sjellë të ardhura jo vetëm për Poliçanin por për të gjithë Shqipërinë.

"Poliçani ka infrastrukturën e nevojshme. Çdo ndërtesë është e fortifikuar, nëse ndodh një gabim njerëzor si në Gërdec, pasojat nuk do të jenë të mëdha, sepse do mbetet e izoluar. Kemi makineritë e vjetra, siç janë ato për fishekët 12.7 që mund të vihen sërish në punë. Ka njerëz të specializuar në Poliçan për ta bere këtë pune. 

Jam dakord qe ka ndryshuar teknologjia, nuk është me ajo e viteve 70-90, sot fishekët bëhen me makineri te reja, por ne jemi të gatshëm ti mirëpresim me gjithë teknologjinë e re dhe të prodhojmë municione dhe ti përgjigjemi kërkesës së Ramës dhe Zelenskyt. Vendosja në punë e Kombinatit Mekanik të Policanit do sjelle te ardhura jo vetëm për Poliçanin por për gjithë Shqipërinë"- tha Zotkaj.

Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.

Deri në 1985 ky kombinat ka prodhuar dhe municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri, mina kundër-tank e municione kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm.

15 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Idiot si burri i Lindes

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eh mer shok

      Do hapin gerdecin otap e, do hapet kombinati mas 40 vitesh pa punuar dhe do prodhoje ate qe shquhet Shqiperia PORDHE. Hajd se folim pastroni bunkeret se si dihet ku na ka fut rama.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vranakonti

      Zoti Zotkaj! Ne kemi degjuar qe makinerite e kombinatit te Poliçanit,i vodhen vandalet e PD-ke dhe me urdher te Sali Berishes i shiten per skrap,ku vune miljon ne xhepat e tyre. Nuk e dim sa e vertete eshte kjo. Per propozimin qe beni ju,te vihet ne pune ky kombinat,eshte nej propozim i shkelqyer dhe meriton te lavderohesh,por do vullnet nga ministria,qeveria dhe vete Edi Rama.Rivenja ne pune e ketij kombinati eshte e nje rendesie te madhe ekonomike por edhe e domosdoshme per kohen ku po jetojme, kohe lufte. Zelenski,presidenti i Ukraines,sot ai dhe vendi i tij po digjet ne flaket e luftes dhe me te drejte e ndjen nevojen e ndihmes per armatim dhe prandaj ai kerkon nga te gjithe ndihme,nga çdo shtet,qoft ky edhe shtet i vogel. Mendojm se prpozimi i juaj eshte shume i drejte dhe i domodoshem per sot e per te ardhemen.Respekt.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti Shqiptar.

        Sipas specialistëve dhe gazetarve serioz dhe jo të politizuar Italian, Francez, Gjerman, Polak, Ukranian etj, konfirmojnë që Rusia i ka ruajtur në gjendje funksionale të gjitha armatimet e vjetra, që nga lufta e 2-të botrore si dhe armatimet që ekzistonin pas prishjes se Unionit Sovietik, si ato që ndodheshin stok nëpër depo, ashtu edhe ato që janë kthyer nga betejat e ndryshme të pademtuara, si plumbat, predhat, mortajat, topat, tanksat, katjushat etj etj etj, pra nuk kanë shkatrruar asgjë, por kanë prodhuar armë të reja...!! Ti krye-kari i bashkisë së Poliçanit, po han shumë mut. Ti zoti krye-kar, a e din, që perveç Shqiptarve edhe UDB-ja Serbe, FSB-ja Ruse dhe Asfalia Greke e dijnë që Shqiperia në keto momente, ka kapacitet vetëm për të prodhuar Harqe dhe Shtiza dhe asgjë tjeter, sepse rracë-qiri, hajduti, tradhetari i kombit Sali kopil Berisha i shkaterroj dhe detyroj dhëmbë-rënët, morracakët dhe rob-qirët që i shkoni mbrapa, ti vidhnin, ti shkatrronin dhe ti diskonin armët e rënda, topat, raketat, tanket, shinat e trenit, maqineritë e prodhimit të armëve dhe ti shisnin me kilo si metal në Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi, të vidhnin tavanet, gurët, dritaret etj etj të depove apo uzinave ushtarake, që shiu, bora dhe Era hynin nga 4 anët në keto depo dhe uzina dhe keta faktorë klimatik, ndryshkën dhe shkatrruan gjithçka që rob-qirët dhe kurvat e Sali udb-ash Berishës nuk munden ti terhiqnin. Sot, Shqiptarët e njofin mirë gjëndjen e uzinave që na la xhaxhi Enver, gjendjen e depove dhe stokun e armatimeve, që është Zero. Pra ti krye-kari i Poliçanit, që thua që jemi gati që sot të nisim prodhimin e municioneve, ti gënjen, ti je nji hajdut që thua dhe pret si Huti me gojë hapur, ishalla më bjen diçka në gojë, edhe ti si Huti, lutesh që ishalla më akordohet ndonjë buxhet nga shteti, apo NATO-ja, apo Amerika, apo Europa, për të mbushur xhepat e tua dhe të disa shefave më lart...?!! Maqinat e pergjysmuara të prodhimit të municioneve në Poliçan, si dhe muret e mykura të Uzinës i kanë ngrënë ferrat dhe keto "infrastruktura" sot gjinden të gllabëruara nga një pyll i egër. Atëherë, ti z.Kryekar mos ha mut shumë, sepse infrastrukturen ushtarake të Shqiperisë, e hëngri Serbia dhe Greqia me gojen e kopilit të Shiqeres së Viçidolit, Sali UDB-ash-tradhetar-hajdut Berishës.

        Përgjigjjuni
        1. 3
          333

          Lot! Ti e paske me inat se un ate udb-ashin plak

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti2

            JA SHUME I SAKT SHOKU ,,,,TE GREJ KAPELEN

            Përgjigjjuni
          2. M
            Malsia

            Po he o kryetar...Veri me seder,..dhe perballe fakteve.. Vetem interes ka kjo pune..

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Po ky pse flet sikur eshte pronari i fabrikës.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Urdherat e Rames

                Pergatitja nga Rama se kerkon te mbaj pushtetin e korruptuar (cdo dite po dalin vjedhje galopante te mafies se Rames, te cilen po sheh cdo lloj menyre si te mbroje me ligje te shtremberuara ministrat, kryetaret, drejtorat etj ku po hetohen nga vjedhja me e madhe ne buxhet), te fusi hundet nga projektet e drejtesise nga investimi i huaj. Takime me Blinken dhe Samiti ishte show artificial, ky ben qefin e jep terrene per rrezikun vdekjeprures e popullit te tij per prodhim armatimesh, vetem mos hetohet per Mcconingal. Rama po sjelle emigrim te larte vendit,varferon qytetet, po ndote ajrin dhe natyren me betonizime ndertesash dhe tani ndotje prodhim armatimesh (sic veproi Saliu maloku, Meta me Delijorgjin ne Gerdec) Amerika sheh sundim e interesin e vet, si ne Ukraine, Gaza. Fabrika e Kombinatit eshte show I rradhes se Rames, per te hequr vemendjen e SPAK nga hetimet.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Urdherat e Rames

                  Pergatitja nga Rama se kerkon te mbaj pushtetin e korruptuar (cdo dite po dalin vjedhje galopante te mafies se Rames, te cilen po sheh cdo lloj menyre si te mbroje me ligje te shtremberuara ministrat, kryetaret, drejtorat etj ku po hetohen nga vjedhja me e madhe ne buxhet), te fusi hundet nga projektet e drejtesise nga investimi i huaj. Takime me Blinken dhe Samiti ishte show artificial, ky ben qefin e jep terrene per rrezikun vdekjeprures e popullit te tij per prodhim armatimesh, vetem mos hetohet per Mcconingal. Rama po sjelle emigrim te larte vendit,varferon qytetet, po ndote ajrin dhe natyren me betonizime ndertesash dhe tani ndotje prodhim armatimesh (sic veproi Saliu maloku, Meta me Delijorgjin ne Gerdec) Amerika sheh sundim e interesin e vet, si ne Ukraine, Gaza. Fabrika e Kombinatit eshte show I rradhes se Rames, per te hequr vemendjen e SPAK nga hetimet.

                  Përgjigjjuni
                2. p
                  pa vlere

                  A e kuptoni tani lidhjen me ata "blogeret" Ruse qe kishin hyre per te bere foografi se "ishin te apasionuar me gjerat e vjetra" Ja kaq e thjeshte eshte. Ja si zgjidhen dhe qartesohen gjerat.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    RAIFI

                    Nuk do lejon Amerika të prodhoni municione sepse nuk ka seriozitet në Ushtrinë Shqiptare dhe do prodhohen municione për organizata terrorise.Me këtë arsyetim Amerika dhe NATO kan asgjësuar raketat në Shqipëri edhepse vendasve u kanë thënë se janë të vjetra e në fakt të tilla po përdorën sot nëpër botë me efektivitet të lartë.Si mund të lejohet armatimi i rrezikshëm në Shqipëri ku rebelet në Vlorë hypnindhe vizioni taksen duke ngre tre gishtërinjtë për të treguar pëlqim për serbet dhe Serbinë.

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      mond

                      Po harroni një detaj të vogël, kush do të punojë atje? Edhe sikur çdo gjë tjetër të kopsitet nuk ka mbetur më specialist i aftë për punë. Duhen ing. teknikë dhe ustallarë, për torno, freza, retifika, etj, etj. Kur ti gjeni më thoni, këtu te pinxhot jam unë....

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        alphazeta

                        Çfarë do vesh në punë ti mor aman?! Gjithçka është shkatërruar. Edhe muret janë shëmbur. Ka dalë bari kudo. U rrafshuan të tëra që kur shkërdhatokracia e viçidolasit mori pushtetin. Ishte tjetër kohë ajo kur prodhoheshin fishekë, municione dhe armë në Poliçan. Kishim Poliçanin, uzinën e autotraktorëve në Tiranë, atë të mjeteve të preçizionit në Korçë. Prodhonim naftë dhe çelik. Kishim inxhinjerë të zotë. Aq sa sot mund të prodhonim drona dhe raketa. Edhe fishekët i shiti kopili i Sali Mortjes. Dhe u bë i pasur. Nuk e di nëse sot jeni në gjendje të prodhoni një dritare apo kangjella hekuri?! Dhe po qajnë shpellarët e mutit se pse po ikin shqiptarët! Se i shkatërruat ju të gjitha. Të rrinë në Shqipëri që të shohin sesi llumi, injorantët, hajdutët, politikanët, gjyqtarët, mjekët po e mjelin dhe po e vjelin këtë vend?! I keni glllabëruar të gjitha pasuritë e vendit, në emër të privatizimeve, vjedhjeve dhe shkatërrimeve. Merruni tani me rritjen e pulave se më shumë as nuk dini, as nuk mund të bëni!

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gostivari

                          Po, shikoni punët e juaja Një shtet prej ku ikin njerëzit. Në Tetovë a Strugë nuk keni ndërtuar një çerdhe për fëmijë e do të bëni një lagje në Ukrainë!!! Pensionistët i keni me 80-135 euro Në Maqedoni pensionet lëvozin nga 200- 1250 euro Mos shkoni të shtyheni me të mëdhenjt Anise atje erdhi edhe Telati

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje