Flutura Açka: Mjaft më me detaje makabre. TV duhet të kujdesen për shikuesit!

29 Shkurt 2024, 18:48Sociale TEMA
Flutura Açka: Mjaft më me detaje makabre. TV duhet të kujdesen

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka ka bërë një thirrje publike ndaj TV shqiptarë, në lidhje me programet e mbrëmjes. Açka në Facebook shkruan se programet duhet të ‘qëndrojnë sa më larg krimit’, pa shpërndarë shumë informacion për publikun, duke shmangur dhunën e makabritetin.

Ndër të tjera shton se në ekranet shqiptare duhet krijuar një mjedis më njerëzor dhe larg etheve të klikimeve.

“Thirrje publike moderatorëve shqiptarë të programeve të mbrëmjes. Ky shumëfishim i frikshëm i krimit familjar, është “krim” mbi shqiptarë. Këtë të hënë, në pikun e shikueshmërisë së shqiptarëve, në orën 21.00 të mbrëmjes, plot dhjetë programe televizive u morën me detajet (gati makabre) të vrasjes më të fundit të bujshme në familje. 

Unë e kuptoj që tregu shqiptar i ekranit është i egër, i falem thellësisht lirisë së medias, por ka një detyrim, në fund të të gjithave, edhe njerëzor: t’u hedhim shqiptarëve nga ekranet tona më pak dhunë e makabritet. 

Duke dorëzuar nga pak përditë nga ethet e klikimeve dhe shikuesve, ne mund të krijojmë një mjedis më njerëzor. 

Ose, së paku, të flasim me të njëjtën ethe siç flasim për politikën dhe krimin, për cilësinë e rrugëve, nivelin é universiteteve, zonat é mbrojtura, Diasporën, muzetë, pyjet, emigrimin, administratën shtetërore, oligarkinë, monopolet, bujqësinë, etj.

Është një thirrje shumë miqësore é njerëzore si mikeshë, qytetare, deputete dhe, në fund, si kryetare e Komisionit Parlamentar që mbulon edhe Median Shqiptare”, shkruan Açka.

3 Komente

  1. L
    Lani

    ????

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Bravo Acka! TV-te na e shpifen cdo nate duke na nxjerre nje kufome ne dritare te katit te tete. Jemi te ndeshkuar ti shohim dhe kjo do vazhdoje derisa drejtesia ti konfiskoje keto prona qe mbahen me para kufomash

      Përgjigjjuni
      1. F
        Frida

        Bravo znj.Flutura ,te pershendes per shkrimin,rrespekte pa fund, frida.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje