Nga Gëzim Hashimi
Gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë Zamir Dule, në një gjendje të rëndë shëndetësore, është shtruar urgjentisht në spital. Ai ka patur probleme me zemrën dhe është dërguar për trajtim në spitalin 'Hygea' ku shërbimi mjekësor apo ndërhyrja ka një kosto financiare që nuk përpallohet, prandaj familja e tij apelon për ndihmë.
Situatën e papritur shëndetësore të Zamir Dules e bën të ditur vëllai i tij, ai që kujdesej për gazetarin e tërhequr prej vitesh nga profesioni dhe ka jetuar në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Një shoku im i viteve studentore, njëkohësisht bashkëfshatar me Zamirin, më përcolli lajmin jo të mirë.
Njoftohet se Zamir Dules i është shfaqur problemi me zemrën këtë të enjte rreth orës 16.00. Ai kishte qënë në Korçë, ku vinte herë pas here për të porositur apo blerë librat e tij të preferuar. Një pasion për të cilin shpenzonte një pjesë të mirë të pensionit të tij special, që e përpinte të tërin dhe ishte si kuptimi i jetës së tij të mbyllur.
Më herët, takonte poetin e njohur Skënder Rusi në kohën kur ai ushtronte detyrën e drejtorit të bibliotekës, të cilit i besonte dorëshkrime të shumta në prozë e poezi, por edhe të tjera me natyrë filozofike ose sentenca.
Jeta e gazetarit Zamir Dule është një dramë më vete dhe do të duhej një roman voluminoz për ta përshkruar. Ai në shkollë të mesme shfaqi talentin petil, të cilin më pas e "konvertoi' në gazetari.
Pas shkrimeve të para në gazetën "Zëri i Rinisë' me prirje të veçanta në zhanret e kronikës, filloi korrespondent i gazetës 'Koha Jonë' për Qarkun e Korçës.
Në vitin 1994, duke i vlerësuar aftësitë dhe përkushtimin, botuesi Nikollë Lesi e afroi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën.
Në kulmin e tij, deri afërsisht në vitin 1996, atëhere kur shkroi edhe librin 'Përbindëshi i Tropojës'" Zamir Dule u bë simbol i gazetarit të kronikës së zezë. Aq sa Karlo Bolino, asokohe botues i 'Gazeta Shqiptare' të cilit Zamiri i ishte vetëofruar për punësim më herët, sa herë që ky i fundit publikonte lajmet e tij sensacionale, e bënte Karlon të lëshonte me keqardhje shprehjen' Ah Z Dule! Z. Dule!
Aq sakrifikonte për profesionin e tij, sa në një moment të karrierës, me synim që të zotëronte lajmet më të bujshme dhe në kohë të shpejtë nga Tirana dhe i gjithë vendi, bëri një 'pakt me djallin'.
Zamiri u tërhoq shpejt nga ky hap i gabuar, pasi sipas rrëfimit të tij, SHIK-ut po i servirte ca lajme të dorës së dytë e pa interes, dhe për më tepër, vetë gazetari sipas rrëfimit të tij, u bë pishman për këtë komunikim..
Si reagim pati vetëvendimin:'Më mirë një fund i tmerrshëm apo një tmerr pa fund?'. Që nënkuptonte haraçin që do t'i duhej të paguante...
Këtu filloi kalvari i vuajtjeve të Zamir Dules, i cili nën presionin e përndjekjeve nisi të shfaqte probleme psikologjike. Për të cilat kishte ndikuar nga ana tjetër edhe vrasja e një prej vëllezërve të tij. Kulmin këto tortuara, e arritën natën e kobshme të djegies së redaksisë të gazetës "Koha Jonë' në fillim marsin e vitit 1997.
Asokohe, disa prej gazetarëve, një pjesë e stafit dhe truprojat e botuesit Nikollë Lesi strehoheshin për fjetje në katin e nëndheshëm të redaksisë. Natën kur u sulmua godina e redaksisë, Zamir Dule ishte i vetmi që ndodhej në redaksi pas mesmate së bashku me një punonjës tjetër të gazetës pasi ishte fundjavë dhe të gjithë që strehoheshin në dhomat e poshtëme ishin larguar me leje.
Zamir Dule u shoqërua në polici ku u torturua, tortura këto që u vunë kapak përndjekjeve të tmerrshme ndaj tij. Ai nuk e mori më veten profesionalisht, por edhe nga shëndeti mendor dhe hija e përndjekjes që nuk i ndahej.
Qeveria e kryeministrit të kohës Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.
Kohë pas kohe. Zamir Dule është bërë objekt diskutimesh, madje edhe në rangjet politike, si gazetari simbol i një rregjimi hakmarrës ndaj gazetarëve. Gjithashtu, është tentuar të kontaktohet nga kolegë të tij për ta intervistuar, por Zamiri i tërhequr në vetminë e tij dhe botës së librave i ka refuzuar. Pas vdekjes njëri pas tjetrit të prindërve, për Zamirin që nuk vendosi dot martesë, kujdeset vëllai i tij.
Pak kohë më parë, duke parë reagimet spekulative në media apo politikë për t'i kujtuar politikës viktimizimin e një profesionisti famoz të medias, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, gazetari Aleksandër Çipa, bëri apel me një shkrim të titulluar 'Lereni të qetë Zamirin!'
Sot është dita që ky apel vjen me mesazhin 'Ndihmojeni Zamir Dulen! Gazetari i talentuar dhe kurajoz nuk ndodhet në shtratin e shtëpisë duke lexuar por në shtratin e spitalit 'Hygea' në Tiranë, ku u shtrua me probleme zemre dhe familja nuk ja përballon dot shpenzimin.
Shpëtojeni jetën e gazetarit Zamir Dule!
Po perse e shtruan tek Hygea ? Pse jo ne Spital Shteteror ku edhe mjekesia eshte falas ?
Sepse spitali shtetëror nuk mund t'a shpëtonte .Se aty duhet te pres radhe .kje eshte urgjente flm
Numri i te Torturuave mbas vitit 1990 i keni tek Statiksikat e Amnistni Interneshen ne Angli ! Mos flasim per te varet qe edhe keto me shifra jane te rregjistruara ! Mos te flasim edhe ne shume raste qe nuk jane te dekumentuara ! Por ja Qytetaret presin fjalen e Drejtesise ! Derri dhe grupet e derrave ju jane bere gati Dekeumentat,,per thertore nga ana Ligjore por akoma po i lene dhe ca kohe sa te piqen gjerat tamam, meqe me shendetin jane te gjithe shendoshe ! me pasuri po e po ! Fundin Qytetaret po e presin pa durim....se shume njerez kane vdekur duke pritur , perve atyre qe u vrane u masakruan nga Derrat !
Numri i te Torturuave mbas vitit 1990 i keni tek Statiksikat e Amnistni Interneshen ne Angli ! Mos flasim per te varet qe edhe keto me shifra jane te rregjistruara ! Mos te flasim edhe ne shume raste qe nuk jane te dekumentuara ! Por ja Qytetaret presin fjalen e Drejtesise ! Derri dhe grupet e derrave ju jane bere gati Dekeumentat,,per thertore nga ana Ligjore por akoma po i lene dhe ca kohe sa te piqen gjerat tamam, meqe me shendetin jane te gjithe shendoshe ! me pasuri po e po ! Fundin Qytetaret po e presin pa durim....se shume njerez kane vdekur duke pritur , perve atyre qe u vrane u masakruan nga Derrat !
KM-ja jone, qe s'la drogaxhi pa qoka, te reagoje urgjentisht...
E kam vene re , qe ti "popull" nuk je popull , por nje individ i qelbur , qe degjon qoftelargun nga dritarja e katit te shtate dhe maskaralliqet qe ai nxjerr nga goja .
Sa ka masakruar krimineli Sali,dhe drejtësia e le të pëllas në maj të ballkonit
Ky është kërma sali qe e mbroni o analiste bythe, pa moral e pa iman , ju shofte rraca..!!
Nje nga premtimet e Edi Rames kur erdhi ne pushtet para 11 viteve ishte shendetsia falas. Ky mashtrues duhet ti paguaj ketij fakiri te pakten spitalin. Se shqiptaret qe jane me shendet te mire po e braktisin Shqiperine duke mos e kthyer me koken mbrapa. Per te shpetuar nga tentakulat ketij rregjimi i cili kryesohet nga oktapodi me emrin Edvin Rama .
Adi,këtij gazetari duhet dhënë ndihmë jo në spitalin shtetëror por në ndonjë spital ekselent jashtë shtetit.Kostoja e shërimit ti faturohet përbindëshit të viçidolit, tradhtarit kombëtar Sali.
Kjo gjoja Sali krimineli e ka masakruar pak si e genjeshter , ai vertet eshte kriminel po edhe dashnor i fjales se lire , kot pellet per nate maje pallatit e bidallenjte e degjojne nje te marre qe po e cmend tere lagjen . Sali krimi nuk ka lene gje pa i bere ketij populli po cudi Spaku vetem se ( me dyshim ) e izoloj maje pallatit ka dy muaj e prit ta denojne vetem njehere ne pyetje , po merre ngjishe ne biruce se qelbi tere Tiranen nje i qelbur fund e krye .
Si gazetar i njohur, ka punuar me rregulla, pra ka oaguar sigurime? Nëse po, ku është sistemi i sigurimeve dhe shëndetësia falas?!!! I urojë edhe fat e shëndet.
Berisha duhet ta zhdemtoje kete gazetar trim.
"Rrebelimi komunist i 1997 drejtohej kunder nje qeverie legjitime..etj, etj..." shkruante asokohe botuesi i kesaj gazete TemA se sotme!
faleminderit qe ua rikujtove lexuesve
Perbindeshi sali i ka bo kaq shum masakra qe te mbante pushtetin sa dhe ai vet nuk i mban mende te gjitha,po povjen dita qe populli shqiptar thai numeroj nje e NGA nje
Hahaha edi rama, nuk ka kujt me ja lene pushtetin se ty ramush me ta fut hunin ne byth e me te hjek. Ky gazetar ka nevoj per ndihme, ky eshte i persekutuari politik, ky eshte simboli i demokracise???? kete e persekutoj berisha si shume gazetar te tjere. Me nikoll leshin ne krye qe sot i thur lavdi rempalles. Me pelqej shkrimi por shume i vaket e pa sens. Ti gazetar shkrimin duhet ta filloje me nje thirrje te madhe per ndihme, sepse ylli i gazetaris e demokracis po vdes e kerkush se ndihmon turp turp he ju mbulofte turpi o qeveritar, e ju o pranar tv e gazetash qe nuk po i delni ne ndihme simbolit te rezistences ndaj fashizmit te sali berishes, i uroj sheri te shpejte, dhe them se dikush do ta ndihmoje se njerzi e mire simbolet e revolucioneve nuk vdesin
Gazetarin shtrojeni menjehere ne spitalin shteteror ku cdo dite mjeket e kardiologjise me perkushtim te rralle shpetojne jete njerezish. Mjeket ne repartin e kardiologjise punojne ne kushte te veshtira per momentin ne pritje te perfundimit te godines se re per repartin e kardiologjise. Mjeket e kardiologjise jane heronj te vertete ne te gjitha dimensionet Respekte pafund per ta.
Ma bere zemren mal , moj Irena , edhe per ato qe shkruan , por sidomos me mbiemrin tend PROGRI . Eshte fshati im i lindjes (po cfare fshati , them dhe une , ai eshte nje lagje e bukur e Korces , vetem 15 km larg saj) . Te pershendes perzemersisht , Irena .
heronjte e vertete te shqiperise
Si mundet te durohet ai far krimineli qe aq shum te keqia i solli ktij Vendi dhe ktij popull, te pellas maj penxheres se pallatit pa pik turpi ,Shikoni ke mbajtet ne kuriz 35 vjet! O popull me halle ,50 vjet ju zbrujti kurizin ne emer te DIKTATURES PROLETARIATIT ,me flamurin e LUFTES KLASAVE Enver Hoxha dhe ky kriminel shpellar ne emer te DEMOKRACIS dhe LIRIS shkkateroi ,degjeneroi ,klasen politike,vodhi ,zbrujti ne dajak tu fillu nga kryeministri qe kemi e po pregatitemi prap ta kemi ,e shum te tjer qe tu kujtu se ka ardh DEMOKRACIA hapen gojen ,e te tjer qe skuptun se ska ardhe DEMOKRACIA shkun per lesh per tju haru emri ............e prap ky milet e duron te pellas ... Hiku nje DIKTATOR dhe erdhi nje kriminel e hajdut qe tall bythen me dele qe akoma e ndigjojn Hiku nje diktator dhe u mush parlamenti me hajdut e Drejtesia me batakshij qe ne harmoni me hajnin u ben pronaret e Shqiperis! "50 vjet diktatur e perjetsisht ne dor hajdutesh"