Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore

16 Mars 2025, 12:45Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për 7 subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit.

Konkretisht, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi listat me nga 186 kandidatë për PS e Edi Ramës, PSD e Toms Doshi, Mundësia e Agron Shehajt, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet mes Lapajt dhe Shabanit, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” mes Alibeajt dhe Shehit si edhe subjektit Aleanca Demokracia e Re

Subjektet Zgjedhore për të cilat u miratuan listat me kandidatë:

1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

2. “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

3. Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

4. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

5. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

6. Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

7. Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025

2 Komente

  1. F
    Familja Berisha Non Grata

    Po PD~errat ku jane fshehur?

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      Sic duket po pritet se kush voton me shume per tu futur ne liste. E sic duket pragu qenka shume i larte dhe te gjithe po e arrijne ate prag e po luftohet kush ta ngreja kete steke me larte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje