ZYRTARE: Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

1 Nëntor 2022, 17:20Politika TEMA

ZYRTARE: Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike, me qëllim daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë dështuar.  

Me anë të një qëndrimi zyrtar, grupi i deputetëve të mbështetur nga Enkelejd Alibeajt shpreh keqardhje për mos arritjen e një dakordësie, duke theksuar se “në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale”.

Grupi i deputetëve të Alibeajt kanë kërkuar që të mblidhet kryesia e PD, me qëllim për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme vendore, por nuk dihet se si do të mblidhet kryesia, ku kjo strukturë e PD drejtohet nga grupi i deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

“Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, thuhet ne njoftim.

Deklarata e grupit të Alibeajt

Më datë 10 tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale.

Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. 

Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. 

Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.

Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t'i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

15 Komente

  1. H
    Himarioti

    Këta të kazanit të ShQUP-it, të gjithë janë si kurdët, injorantë, sharlatanë, mizerabël.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      "Negociata" midis dy bandave antidemokratike te te njejtes krijese: PD-se se krijuar ARTIFICIALISHT ne vitin 1991 per te mbytur opoziten historike NATYRALE te Shqiperise, asaj qe perballoi, vuajti dhe sakrifikoi per mendim ndryshe qe nga viti 1945! Keto dy banda nuk do gjejne KURRE konsensus sepse jane thjesht dy kope qensh qe dallohen vetem nga ngjyra e pardesyve komunisto-kriminale, por te tjerat i kane njesoj: kapobanden, kermen "Shqiperi" sic e prune ne 1997, ne Gerdec, ne 21 Janar, etj. Jane te njejtet. Tani thjesht hahen per te fituar me shume kerme nga Shqiperia.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gopi Zina Sallakses

        Po si ka mundesi qe Alibeaj me shoke i besuan Saliut?? Ai eshte komunist dhe nuk ka bese e fe! Mire qe i thirren mendjes??? Lere Salen te shkoje ne gremine o Gaz Bardhi, perndryshe do shkoni edhe ju per shële???

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flase

          Une nuk kam per ta kuptuar kurre; kush i ndau keta dhe si mund te martohen prape pa bere ndarje zyrtare; u bene si shtepi kurvash apo publike. Mire rende qe nuk u vjen, por drejtesia pse nuk u jep nje shuplake te shkojne mu ne halé te Sheqeres! Po vepron sikur eshte drejtesi greke apo serbe.

          Përgjigjjuni
          1. A
            AI

            Lek I modh e bisnes I modh ne mes...I la menja kta....Boni lek Boni....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Alibeaj do fitoje me vulen dhe drynin? Sigurisht jo! Do i falin ca vota sa per ta legjitimuar. Te na rroje superhajduti diktatori Enver Hoxha i riu

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Aty mbahuni ju maskarenj se do rrezoni Edi Ramen duke u lidhur te huri i non grates,Saliu.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nokja

                  Qe P D te bashkohet duhet qe te sherohen plaget e 8 janarit qe Sali nongrada i shkaktoi pjeses tjeter dhe dyta te largohet era e keqe e gazit qe u hodh ate dite te tmerrshme qe vetem zoti dhe policia i shpetoi pa ndonje humbuje me te madhe. Nje gje ta dine mire grupi Alibeja - Bardhi qe brenda pak kohesh po shkuan te nongrada do te asimilohen pa nam e pa nishan se Saliu eshte po ai i ketyre 32 viteve te kaluara plus ka edhe nje nongrada persiper nese nuk e kuptojne kete nuk kane kuptuar asgje , te tjerat pa kushte jane llafe pazari , llustra qe i duhen nongrades per ta kaperxyer lumin . Sa grupe e parti jane krijuar nga P D ku jane a ekziston ndonje e tille

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatosi

                    Alibeaj dhe ata nja 5 a 6 qe i vene pas kane nje aleance me PS.Ka te drejte Balla kur deklaron se do t’i fitojne 61 bashkite.Nga keto si per lemoshe do t’i lend nja 2-3 Alibeajt qe te shpallet edhe ai fitues. Kjo eshte Shqiperia rumpalle e qeverisjes se Rames.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anes Saliut i papare prane Metes I pangrene .

                      Sali haleja dihet se cka bere keto 30 vitet e hajduterise demokratike.I mbytyri te mbyt keshtu larg zgjebarakun se vetem telashe ka.I lini dhe kopene ti shkoj pas se pakice jane. PD ka intelektual e njerez te mire. Nuk eshte vone te nxjerrin kandidat ne gjithe vendin. Zbythja e Saliut me Cepanin i shkurton ditet Rames se edhe ai ka gjynahe por nuk e rrezojne kur shikojne krokodilin Sali.Uroj dite me te mira per PD pa Vicidolin the Cepanin.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bureto

                        "Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t'i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore"-perfundon deklarata e PD. Mirë, po tani kush mund të na i zbërtheje këtë shprehje se shkruar kaq kinezerisht nuk ka burre që ta perktheje! Të informohet kryesia e Partise Demokratike-thonë. Po cila kryesi, e ciles parti demokratike, se deri tani ata vete pretendojne se jane dy. Njëra me statutin e korrikut 2021 ka vulen dhe tjetra me statutin e Foltores, dhjetor 2021, ka besniket ndjekes së Salehut. Dallimi eshte se njëra ka 'kryetar' non graten të vetemëruar në stadium dhe tjetra n/kryetar, Alibeajn, të emëruar nga ish-kryetari, 'princi' Basha, alias 'biri' politik, qe 'tradhetoi' të atin! Për kete blasfemi ky renegat, u shkarkua nga kryetari i Foltores (babai), por mbasi humbi dhe betejen e fundit më 6 mars 2022, u dorehoq. Pra edhe i shkarkuar dhe i dorëhequr?!!! Pra, kane dy statute (për kete deshtuan bisedimet e bashkimit) dhe dy kryesi. Për më teper jane dhe në gjyq, që thuhet se do zhvillohet më 3 nëntor. Eee..., çfarë komedije! Dhe keshtu, keta të gjithe bashke si dordolece, do futen në zgjedhje dhe do mundin PS në rang republike dhe dhe Erion Veliajn si kryetar të Tiranes! E pra, tani a kuptuat gjë ju nga kjo kinezçja alla pëdëistësh?!

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Optimisti

                          Ne jemi me fat te madh se kemi mbeshtetjen e Amerikes. Ambasadorja e Amerikes eshte vezhgusja e te gjithe politikes Shqiptare keshtu mos keni frik,se gjerat do shkojne atje ku e kane vendin,keta birbot e politikes Shqiptare do marin denimin qe meritojn . Besoj vetem te Amerika,dhe te as nje frym Shqiptare. Ju lutem te gjitha TV qe te mos ti theresi sali berishen dhe ilir meten me ne television se na e keni neveritur televisionin ju lutem.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luani

                            Iku dhe plaku mere , po shyqyr qe r kuptuan këta të alibeajt.., se ata të ssnduiçit vetëm kur të vdesi plaku mere e marin veshe!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dulla Tiransi

                              Paska bere mire Enveri qe e ka persekutuar familjen e Alibeut sepse ky e paska tradite familjare tradhetine . Duket hapur qe ky qenka kollona e peste ne Pd-. Me vjen keq qe i shkojne mbrapa disa deputete. A bejne llogari keta njerez se duke dale dy PD ne zgjedhjet vendore, Ps-ja fitoren e ka te garantuar. Atehere, kujt do ti faturohet humbja? Populli nuk i ka borxh beut te Pd-se dhe fluturakut Bardhi qe te shkojme nga humbja ne humbje. Demokratet e ndershem mendoj qe te distancohen nga keta tipa dhe Pd-ja te bashkohet.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Falje per fjalorin

                                Zot na fal ! Sa te ndyre.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje