“25 vjet më parë për Kosovën filloi shpresa e madhe”, Osmani: Liderët e botës demokratike nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit

24 Mars 2024, 10:20Rajoni TEMA
“25 vjet më parë për Kosovën filloi shpresa e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përshkruar 24 marsin e vitit 1999 si ditë të shpresës së madhe për Kosovën, teksa ka rikujtuar nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi.

“Njëzet e katër marsi ishte vërtet ditë e shpresës së madhe, sepse për herë të parë, aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocodal i [ish-liderit, Sllobodan] Millosheviçit, dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë”.

Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ka kryer homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, i cili gjendet te Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë. Prezentë kanë qenë edhe ambasadorë të vendeve perëndimore në Kosovë.

“Kjo ditë e shpresës së madhe është shndërruar në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë”, tha Osmani sipas REL.

Osmani e ka falënderuar secilin ushtar të NATO-s që, siç ka thënë ajo, e kanë rrezikuar jetën e tyre “në mënyrë që ta shpëtojnë tonën”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë liderët e botës demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës, por na dolën zot, na erdhën në shpëtim dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh, përderisa punojmë bashkërisht që Kosova e sotme të jetë Kosovë që do t’i bëjë, jo vetëm qytetarët, por edhe miqtë e saj, që të mburren me sukseset në zhvillimin e demokracisë”.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja ka nisur sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Marrëveshja është pasuar nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo Rezolutë, ka qenë kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Më 12 qershor 1999 ka nisur vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

KFOR-i është i pranishëm edhe sot dhe kujdeset për sigurinë e Kosovës.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

15 Komente

  1. D
    Detari

    dhe nuk menduan se kosovo do beheshe nje shtet islamik.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi nga Dibra

      O Detar, cfare po te them: nese e lejon djallin te te preke qofte edhe nje here, dije mire qe nuk do te te lere kurre dhe i tije do te jesh gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        ashtu ta tregon baba novruzi i sherbetit ty?

        Përgjigjjuni
        1. D
          D

          allahj akbar ai qe la-besen,nga dibra.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Karamboll

          O detar kosova eshte shtet me bole e ty te pallojn gruan muslimanet prandaj i urren

          Përgjigjjuni
          1. P
            Papa

            Detari prifti gishtin e bothes jav shti ngoj qdo te diell krejt familjes ta qift jezu krishti baben

            Përgjigjjuni
          2. x
            xhoxhi

            Ska më turp që Kosova të ketë të tillë udhëheqës.Kjo nuk shihet në fytyrë jo më të jetë presidente e saj...

            Përgjigjjuni
            1. p
              pilo Lala

              Problemi eshte se Albin Kurti, mbas 25 vjetesh, po e con Kosoven drejt luftes me Serbine, te pambrojtur nga Amerikanet. Kjo po ndodh ne syte e gjithe kosoves, nqse do rizgjidhet Albin Kurti, shume shpejt Kosova do shnderrohet ne Palestinen e Europes.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sara

              prandaj nuk duhet Ju tani te mbyllni sy e veshe...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Amerike ci bere vetes,Amerike

                Duhet guxim i marre,qe vetem ta shikosh surratin e kesaj budallice osmane.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamur Struga

                  Per te gjithe ata ,me Shba NATO ,Angli ,Gjermani..dhe per te gjithe ata figura te shquara qe hyren dhe si shpetimtar , njihen edhe ne historine e pooullit tone; Pres,Bill Clinton,Madeline Albrajt,Ricard Hollbruk,Wesley Clark,Robin Kuk,Xhemi Shia....UCK-eja e lavdishme me usharet trima me herojt e rene ne fushe beteja ,sot dhe gjithmone populli yne do gjunjezohet me respekt te madh ,ngase keto krijesa te Zotit,e shpetuan nje kombte tere nga gjenocidi .nga masskrat e kasapit te ballkanit,nga rusia cariste,kina satrape te ndryshem ...sor Republika e Kosoves ,eshte nje shtet demokratik,prosmerikan dhe pro europjan,marsho me hapa gjigane drejt te gjitha mekanizmave boterore si néOKB,NATO,INTERPOL,KESHILLIN E EUROPES..Gezuar fitoret Nene Kosove,respekt per ata qe na ndihmuan per te ardhur deri ketu,Lavdi te gjithe herojve deshmoreve te kombit,qe gjakun e tyre e derdhen per lirine dhe clirimin e RK,i perjetshem qofte kujtimi i Komandantit Legjendar dhe tere familjes qe u flijuan si luftetare te vertete.Lavdi.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kauri

                    Detari je shume primitiv per boten e civilizuar…

                    Përgjigjjuni
                    1. @
                      @Kauri

                      Bota e civilizuar Kaur eshte ajo qe te ka njofte si shtet (Kosoven). Ke te drejte, eshte pergjithesim. Ne duhet te bejme presion mbi ta nese doni me te njofte ndonjehere.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Detari

                        bota e civilizuare (perendimi) ska xhami.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Trojan

                        Debile ,25 vjet dhe as shtet s jeni ,as ju ka njojtur ndonje shtet tjeter ,dhe as jeni futur ne ndonje organizate boterore ,politika juaj le shume per te deshiruar

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje