“I vetmi rrezik që i kanoset Kosovës është nëse ushtria serbe hyn në Kosovë”. Kështu u shpreh politologu Nexhbedin Spahiu, në studion e A2 CNN. Por Spahiu thekson se hapja e urës së Ibrit nuk është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë
“Nuk besoj që hapja e urës së Ibrit është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Duhet të ketë ndonjë “casus beili” më të rëndësishëm, ndonjë masakër që ushtria serbe të sulmojë në Kosovë. Për urën nuk besoj se kjo do të ndodhë”.
Sipas Spahiut, protesta e djeshme ishte një dështim teatral i Vuçiç. Këtë opinion ai e bazon te pjesëmarrja e ulët e komunitetit serb dhe thekson se ura e Ibrit duhet të ishte hapur më parë për qarkullim dhe sipas tij i shërben më shumë këtij komuniteti.
“Protesta e thirrur nga Vuçiç dështoi në tërësi së aty nuk ishin më shumë se 600 veta. Është një dështim teatral i Vuçiç dhe kjo tregon se shumica e komunitetit serb në veri të Kosovës është por hapjes së urës për qarkullim, se më shumë u duhet atyre. Është në interes të komunitetit serb që ura të hapet, por këtë shteti serb nuk e do, se do të krijojë mur ndarës. Shteti serb nuk i ka më strukturat paralele të dhunshme si në rastin e Banjskës që mund të agravonin situatën në veri”.
Spahiu hedh dyshime se shqiptarë të paguar nga inteligjenca serbe parakalonin me makina duke u rënë borive, me flamujt e Kosovës e Shqipërisë duke prishur rendin publik.
“Dje kishte përpjekje nga ana e disa shqiptarëve të cilët që ose janë të paguar ose nga budallallëku, ose janë paguar nga shërbimet inteligjente serbe, që bënin kinse një dasmë, ku vetura parakalonin në qendër duke u rënë borive dhe duke ngritur flamujt e Kosovës e Shqipërisë duke prishur rendin publik dhe forcat ndërkombëtare e filmonin. Kjo nuk u bën nder shoqërisë kosovare dhe institucioneve që lejuan një gjë të tillë. Kjo tërheq vëmendjen e Vuçiç dhe diplomacia e tij se në rast që hapet ura e Ibrit, shqiptarët do të defilojnë dhe do t’u bëjnë presion serbëve. Institucionet e Kosovës do të duhej të ishin më të kujdesshme”.
Ai thotë se qeveria e Kosovës mori vendimin e duhur për mbylljen e postave serbe në veri.
“Kanë qenë të jashtëligjshme në Kosovë. Qytetarët serbë mund t'i kryejnë shërbimet përmes postës së Kosovës. E natyrshme që shteti i Kosovës ka reaguar”.
Sa i takon paralajmërimeve nga BE, Spahiu thekson që Kosova duhet ta çojë deri në fund marrjen nën kontroll nga institucionet çështjen e veriut, për ta bërë pjesë normale.
“Masat janë marrë mund të merren dhe masa të tjera dhe Kosova e qeveria do të duan që çështjen e veriut dhe marrjen e kontrollit nga institucionet ta çojë deri në fund kanë mbetur edhe pak gjëra që mund ta bënin veriun e Kosovës një pjesë normale. Ka struktura paralele në veri të Mitrovicës, ura që nuk është e hapur për qarkullim dhe nja dy tre objekte publike që mbahen nga strukturat paralele në Serbi”.
Ushtria e lavdishme serbe do te hyje jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, te cliroje heroin e rezistences serbo-greko-ruse, birin dhe dhenderrin e Serbise, Sali Sheqere Vuk Berishen dhe birin dhe heroin e Greqise Fredi Belerin.
????????????????????
keta te Kosoves jane shumica hala te tredhur nga frika e serbit, trimat i cuan ne hage, tani normalqe nexhmedinat e albinat u kane ngelur
....nuk kini faj ju o koqevare, faj ka gjith perēndimi qe ju dha doren kurse ju me pabesine e trasheguar ne genet otomane bēni kakērdhi. Serbi per nje gjysem ore po te doje vjen deri ne Morinē.
Plani i kurtoviçit per ta futë Serbinë në Kosovë është djallëzorë dhe i kordinuar më Vuçiçin Kurtoviç ishte dhënderr i Zoran Sokoloviçit per 5 vite Ne atë kohë sa Kurtoviçi ishte në burgun e Pozharevcit Serbia më në krye Milosheviçin dhe ministrin e punve te brendshme Zoran Sokoloviçin ipnin urdhera per çfarosjen e shqiptarëve pa kursy pleq plaka e femi në djepa Sokoloviçi dha urdher qe dhendrri i ti Kurtoviç te lirohet nga burgu per ta vazhduar bashkjetesen më vajzen e tijë Milosheviç dhe Sokoloviç ja falen jeten Kurtoviçit Kurse tani Kurtoviçi po ja falë Serbisë Kosoven dhe e ka gjetë mënyren e duhur gjoja po e hapë uren mbi Iber po prishet më SHBA më EUROPEN dhe po ua mundson shkjeve më hy në Kosovë dhe po e kthen borgjin per lirimin nga burgu
O politolog Nexhmedin, nuk hyn ushtria serbe ne Kosove se nuk e len Kfor. Por si i bohet se Kosova e ka brenda ne ne VV ushtrine e atyre qe me mendje e zemer e duan Serbine ma shume se shqiptarine. Kemi besue se VV thojte se do bonte bashkimin kombtar, por duket se e ajo e ka pas fjalen per bashkim me nonen Serbi. Per hajer u kjofte, turp te keni!
Serbet mundet te jene nje popull me perqindjen me te madhe te krimineleve per banore, por aspak nuk mundet te quhen budallenj. Ata e dine se hyrja e ushtrise serbe ne Kosove do shenonte fillimin e nje konflikti me NATO-n dhe kjo do ishte fundi i Serbise. Po keshtu, nese ushtaret kosovare kane motiv mbrojtjen e vendit, serbet nuk duan te luftojne, pasi ne lufterat e fundit qe kane filluar, gjithmone kane dale te humbur.
Ceshtja e ures,eshte zgjidhur kur perfaqesuesit e RK dhe vucicit kane ren dakord qe :ura sherben per tu shfrytezuar nga te gjthe banoret e asaj ane ,pjesa jugore dhe veriore te kalojne te lire.Kjo mareveshje e 2014 eshte financuar nga BE gati dy milione euro.Qe ura te sherbej si nje njolle e zeze eshte turp.Ushtria fashiste vjen hyjn por do ti len kokat ,eshte e drejta legjitime qe urat te sherbejne per nevojat e popujve.E drejta eshte ne anen tone dhe asaj popullate qe duhet ta shfrytezojne ,por ja fatkeqesisht fashistet e terbuar nuk kane as ndergjegje dhe logjike...Qeveria duhet te jete ne koordinim me aleatet tane ,ata jane shpetimtaret ata jane krijuesit e Republikes se Kosoves...Punet e mira do behen avash avash...