Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi, pasi u përpals nga një makinë.
Bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë teksa po tentonte të kalonte Autostradën e Kombit, shkruan Protothema.
E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos, në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërsa shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga policia.
Ceshte kjo autostrade e quajtur e ‘Kombit’,ne Greqi.Ose eshte lapsus i gazetaruceve, ose greket i quajne autostradat te kombit te tyre??!!Zakonisht autostradat ne Europe dhe ne Greqi kane numra,ose shkruhet autostrada nga …. deri ne ….!Pune gazetaresh shqiptare…..