“A rrezikohet Kosova nga një sulm?”- Deputeti i PDK: Do ishte vetëvrasje për Serbinë

7 Gusht 2024, 14:35Rajoni TEMA
“A rrezikohet Kosova nga një sulm?”- Deputeti i PDK: Do ishte

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, është shprehur se asnjëherë nuk do të shuhen ambiciet e Serbisë për Kosovën, pasi sipas tij, atje fëmijët rriten me urrejtje ndaj shqiptarëve.

Komentet Berisha i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se do të ishte vetëvrasje për Serbinë nëse do të niste një luftë në Kosovë, duke kujtuar këtu vitin 1999.

Ai shtoi se do të duhej të përdhosej flamuri i SHBA-ve, NATO-s dhe të vriteshin rinia që lufton për Kosovën, në mënyrë që Serbia të arrinte atë që dëshironte.

“E kam thënë dhe po e përsërish, asnjëherë nuk do i shuhen ambiciet Serbisë ndaj Kosovës. E kanë në dogmën fetare, nacionale. Fëmija kur lind, rritet me urrejtje ndaj shqiptarëve e Kosovës. E kanë doktrinën e tyre, zhvillimin e tyre të karakterit.


Në Kosovë ka një forcë që është e mandatuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB. Këtu ka një flamur të një superfuqie botërore si SHBA që valon në Kosovë.

Duhet të përdhoset ai flamur, të shuhet NATO e OKB, të vdesë djelmëria Kosovare dhe ata veteranë që kanë luftuar njëherë dhe ajo rini që po rritet me dashuri për atdheun, për të arritur Serbia të realizojë këtë gjë. Sulmi ndaj Kosovës do të ishte fundi dhe vetëvrasje për Serbinë dhe unë mendoj se nuk e harrojnë vitin 1999”, tha Berisha.

2 Komente

  1. S
    Si po edukohen brezat e ri ne Kosove?!

    O zoteri Hisen, po femijet e Kosoves si po rriten, me dashuri per kend? Per Kosoven? Per Shqiperine? Kush dhe si po punon me femijet per ket qellim? Sa po shohim ne qe nuk ina te VV, duket se klani i VV po i rrit femijet indirekt me dashurine per Serbine, kunder Amerikes dhe BE-se. As ju te opozites politike nuk po boni sa duhet me brezin e ri. Kosova asht n'rrezik t'modh o njeri!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janulla me penevreke

      e njejta dogme eksiston ne greqi !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje