Kosova sulmon BE-në, pas kritikave për mbylljen e 9 degëve të Postës Serbe

6 Gusht 2024, 18:50Rajoni TEMA
Kosova sulmon BE-në, pas kritikave për mbylljen e 9 degëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar aksionin e realizuar pasditen e djeshme në Veri, ku sipas tij janë mbyllur 9 degë të Postës serbe.

Sipas Bislimit, objektet e mbyllura operonin ilegalisht, pa licencë dhe nuk ishin regjistruar në Agjencinë e Bizneseve të Kosovës.

Sa i përket tensionit që ka krijuar ndërhyrja e policisë së Kosovës për të mbyllur këto degë të postës serbe, pasi kanë reaguar ashpër SHBA dhe BE-ja, Bislimi thotë se perëndimorët reagimin duhet të kenë më të shpejtë dhe efektiv në detyrimin e Serbisë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe jo për të dënuar veprimet që Kosova ndërmerr për të respektuar sovranitetin e territorit të saj.

Reagimi i Bislimit

Pas informacioneve të marra nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licensë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), Policia ka mbyllur ditën e djeshme nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri.

Posta e Serbisë ka vepruar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Veprimet e ndërmarra ditën e djeshme nga Policia, janë vetëm në shërbim të mbrojtjes së sundimit të ligjit, konkurrueshmerisë, dhe kushtetutshmërisë në vend. Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal, nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Kjo, do të duhej të mbështetej fuqishëm edhe nga partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë.

Republika e Kosovës punon çdo ditë që t'i përafrohet standardeve, vlerave e parimeve më të larta të Bashkimit Evropian. Përmes Marrevëshjes së Stabilizim-Asocimit që Kosova e ka me BE-në, ne si shtet obligohemi që sipas neneve 74, 75, 91, 94, 96 dhe 99, të ndërtojmë dhe praktikojmë ekonominë e tregut të lirë, t'i përmbahemi rregullave të mbrojtjes së konkurrueshmërisë në treg si dhe ndalimit, parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve të tjera ilegale. Për më tepër, parakushtet kryesore për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë drejtësia, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e respektimi i tyre.

Një entitet i Serbisë, në këtë rast Posta e Serbisë, ka operuar jashtëligjshëm jashtë territorit të Serbisë, e për më tepër në një shtet të cilin ajo nuk e njeh. Prezenca e këtyre zyrave në territorin e Republikës së Kosovës përveçse paraqet shkelje të rëndë të parimeve të fqinjësisë së mirë, ato gjithashtu përbëjnë aktivitet ilegal, shkaktojnë çrregullim tregu, dhe prishjen e konkurrencës.

Fakti që çështja e shërbimeve postare është konsideruar si diskutim për të ardhmen në marrëveshjet e kaluara të viteve 2013 dhe 2015, nuk nënkupton që në ndërkohë Posta e Serbisë të vijojë operimin ilegal në vend, të shkelë të gjitha rregullat, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asgjë nuk nënkupton të drejta, apo tolerim të entiteve ilegale në vend. Kjo asesi nuk mund të jetë e pranueshme dhe e lejueshme për shtetin tonë, e parimisht nuk do të duhej të ishte e pranueshme as nga ana e Bashkimit Evropian.

Dialogu në Bruksel në vend se të përqendrohej në çështjet qendrore dhe tejet të rëndësishme, e që lidhen me mohimin e Serbisë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit, të shprehur si përmes shkeljeve të shumëfishta por edhe nga letra zyrtare e deponuar në Shërbimin e Jashtëm të BE-së nga ish-kryeministrja Brnabiq, si dhe deklaratat e vazhdueshme nga presidenti Vuçiq dhe së fundmi kryeministrit Vuçeviq, BE-ja gatishmërinë e reagimit po e ka më të lartë në dënimin e Kosovës dhe rikthimin prapa të procesit në çështjet e dialogut teknik, duke kontribuar negativisht në ecjen përpara drejt marrëveshjes finale.

17 Komente

  1. A
    Arber

    Kurti, Bislimi, Bisleshi jane te gjithe agjente te serbise.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ypupop

      Mund t'mos jemi dakord me shume qendrime te Kurtit e vendime te Qeverise se Kosoves, por nuk e di edhe sa vite pas 25 vjet clirim e mbi 16 vjet pavaresi duhet te presin per cmontimin e strukturave paralele e aktiviteteve ilegale serbe ne veri?! Dakord qe duhet bashkepunim e koordinim me faktorin nderkombetar, po a nuk ju duket qe miqte e Kosoves e kane marre me shume nge e situata gjeopolitike po ndryshon me shpejtesi e qendrimi me vend eshte ne disfavor te Kosoves?! Nuk me pelqen fodulleku i qeveritareve te Kosoves, por ne kete rast me duket kane te drejte.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Jepi spiun i UDB-së. Ke të drejtë që vazhdon me kërriçësura sovranisti. Bëje këtë derisa të kesh oranë turmën e kërriçëve kosovarë të VV.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deda

          Kosova sulmon BE-në ? Atëhere BE dhe NATO , pa u menduar dy herë , të tërheqë trupat e saj urrgjent nga Kosova . Fare e thjeshtë .

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nacionalizmi fals po shkatro Kosoven

            Ket e ka pjell Demaci. Po duket se ai nje hile te madhe ia ka msu ktij Bislimit dhe Kurtit. Harram u qoft buka e tokes tone. Po na merni ne qafe te ton, por votat tona nuk i keni mo.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skenderbeu

              Haft mos ja fut kot se ti edhe ashtu ske votu per ta.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skenderbeu

                Haft mos ja fut kot se ti edhe ashtu ske votu per ta.

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nik

                Ore mjeranë, pse nuk thoni që klani serb ne Evrope sulmon Kosovën por anasjelltas?!?! Kjo ështe ajo "Evropa" kurvë që nga njëra anë "kerkon" shtetin ligjor demokratik nga ana tjetër bën komplet të kundërtën!!! Dhe tellallët "shqiptarë" në vënd që të mbrojnë shtetin ligjor dhe demokracinë rendin pas aemiqve duke thënë "Kosova sulmon Evropën"!?!?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Duke share nuk futemi ne Evrope more Nik

                  Avash avash Nik beu, sovraniteti i Kosoves eshte ne Amerike jo ne VV e plehrave serbe. Mos harro se Kosova akoma nuk eshte shtet i njohur nga OKB. Lerini sovranizmat se na bojn dem. Nuk e duam demokracine e Kurtit per Kosoven por ate te Amerikes dhe BE-se.

                  Përgjigjjuni
                2. z
                  zhapiku

                  O Nik more Zhapik po Europa po sulmon Kosovën madje dhe Amelika kurse ku bq Kuri eshte shumë më i zoti dhe i sfidon duke shkelur çdo marveshje te nenshkruar që nga asosacioni dhe pagesat dhe iniciativa që nuk janë kompetencë e qeverisë kosovare por e ndërkombëtarve sepse Kosova akoma nuk është shtet i njohur nga OKB por një shtet nen mbikqyrje i qeverisur sipas rezolutes1244

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    arrifi

                    I gjithe perendimi eshte bere pishman qe njohu nje pseudo shtet si kosova.Kjo province duhet ti kthehet Serbise ,ndryshe Ballkani nuk do gjeje qetesi.Pabesia e kesaj race , sperme otomane , kafshon edhe doren e Europes dhe Amerikes qe e njohu.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liti Umi

                      Nuk e kuptoj, ku eshte gabimi i Kosoves ketu? Ah, nuk ka litium, prandaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vilman

                        Gomerët e Kosovës po e çojnë vendin drejt luftës,komentues derra sulmojnë SHBA dhe BE por nuk po kuptohet përse forcat paqeruajtëse qëndrojnë akoma në Kosovë,spo marim vesh Kosova do bëhet si BE apo BE do bëhet si Kosova.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kosova ne rrezik prej VV

                          Nuk shkon Kosova ne lufte sepse derdimenet e VV nuk duan luften por te bashkohen serishte nen Serbi. Ata nuk jane gomere por gjakprishur e truthare, te padijshem dhe nje Zot e din cfare tjeter.

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Flamur Struga

                          Republika e Kosoves,eshte nje shtet qe ka Kushtetuten e vet,te cilen duhet ta zbatoj ne c'do pellembe te ati perimetri qe llogaritet Republika e Kosoves.Ashtu si cdo shtet qe brenda teritorit te vet nuk lejon struktura ikegale,ashtu edhe shteti ,populli i Republikes se Kosoves ,nuk lejon lulezimin e atyre bandave kriminale.Po na shperfillin ,po na bejne presion duke vendosur sanksione ,gjithmone kur duhet qe ndonje celule rusoserbe vepron dhe demton imazhin e shtetit te R.K.Kjo eshte e pa drejte.BE i kupton problemet e pa zgjidhura qe ne i kemi me rusoserbet,u eshte sqaruar per postat ilegale se duhet te mbylle ,u edhte sqaruar se edhe Ura e Ibrit,duhet te hapet te funksionoje...Ne kete bote zuzare,ka plote ura,hekurudha,porte detare,aeroporte...qe sherbejne si URA per te lidhur bashkuar popujt e pa fajshem.Politika ,synimet grabitqare po i armiqesojne .Armiku yne rusoserb eshte dinak,ai deri me tani edhe pse ne kemi Republiken e Kosoves ,shtet sovran me teritor ,kushtetute,nga te gjitha keto elemente te cilat po tentohet te zgjidhen ne menyren me te mire te mundeshme,keqkuptohen nga nderkombetaret ...po viren sanksione ne dem te Republikes se Kosoves.Per gjerat elementare qe i ka cdo shtet ne bote,keto jane pjese e jetes jane faktor i domosdoshem dhe si te tilla ,vet shtetet kane mareveshje te plota bashkepunimi.Krejt ndryshe ndodh me RK,Behet zhurme,hidhet benzin ndaj kerkesave per zbatim te ketyre elementeve,ndersa heshtet perballe sulmeve terroriste ,kidnapimeve te policise ,burgosjen e udhetareve shqiptar,kjo nuk eshte ne rregull.Si nuk po e kuptojne disa shtete te kesaj bushtres europe,se agresori ,armiku shekullor rusoserb eshte ne aksion ne veprim ,kurese viktima shqiptaret prap sanksionohen prap po etiketohen se bejme veprime te demshme.Duket se kur nje zyrtar i larte i nje shteti mik e thote: mosni se po rrezikoni jeten e nje ushtari te NATO- s,eshte verejtje serioze.Duket se eshte nje verejtje serioze,por kjo fraze duhet tu drejtohet pales te armiqeve rusoserbeve,ata te cilet po pengojne qe i tere pooulli shqiptar ,serb ...qe jane ne RK,kjo fryme shoveniste sjell deme te demshme...Se ne jemi mirenjohes te miqeve,aleateve tane te cilet na kane ndihmuar per tu cliruar,per tu bere nje shteti i lire sovran ,te jemi anetare ne shume institucione te botes...jemi dhe do mbesim besnik te atyre .NATO,SHBA,ANGLI GJERMANI ..jane aleatet tane,duhet te ndigjohen por edhe kerkesat elementare duhet te kuptohen.Mbase duhet kohe per te realizuar qellimet,por kjo po vazhdon ne pafundesi....Te shpresojme se do mberrijme synimet tona te ndihmuara dhe te faktuara nga aleatet tane....

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Ma mir mos shkruj fare o Flamur, prej.....

                            O Struga, moj baj romane se nuk te lexo kush. Pastaj mos fol per aleatet sepse ti e Kurti jeni kunder tyne.

                            Përgjigjjuni
                          2. F
                            Flamur Struga

                            Tek te gjithe njerezit ne kete bote zuzare,ka Luane qe mbrojtjen e Atdheut,popullit te vet,nderin e mamase qe e ka lindur dhe rritur,e llogarit si detyre kryesore ,obligim i trasheguar nga te paret,per vetembrojtje ,ruajtje te nderit dhe mbrojtjen e tokes stegjyshore.Ky eshte parimi ,detyra kryesore edhe tek ne shqiptaret.Shpirtin luftarak te popullit tone ,e kane krijuar lotet,vrasjet,djegiet,perdhunimet ,syrgjynosjet...Kombi yne fatkeqesisht kufizohet me barbare,gjakpires me kulcedra rusoserbe me minotaor grekofile me krijesa artificiale bullgare me emer te fabrikuar "maqedonc fantazme krijese zvarrinekesh) qe fatkeqesisht ne shekuj na kane vrare debuar.Sikur te mos mjaftonin te gjithe keto armiq,dalin disa pjella spurdhjak,debile e matrapaz qe vjellin vrere.Te jene te lindur nga nena shqiptare?nuk e besoj,te jete rritur me ninullat e Gjergj Elez Alise,joooo se jo ,atehere shtohet nje shenje e madhe dyshimi se: jane gjarrperij rusoserb te cilet jane stervitur neper cerdhe neperkash ne beograd moske ..Ju qe villni vrere kunder Kombit njerezve te cilet i prijne Kombit me shume sakrifica mundime kercenime ,jeni pjella te shkirave rusoserbe,jeni ata qe i keni sherbyer te keqes te nje populli qe e do jeten ,Lirine Atdheun e vet.Nuk do te keni sukses ne lojen tuaj,jemi ne shekullin 21,bota perparimtare,SHBA,ANGLI GJERMANI njerez te ndershem ne europen zuzare,e ngrejn zerin e tyre kunder qellimeve djallezore te rusoserbeve...Ku do te hyni o hiena o sorra ...E ardhmja i perket pooullit tone,fale ndergjegjes dhe shpirtit luftarak per tu llogaritur ne familjen e popujve te lire dhe te barabarte..Nuk eshte roman o kobra rusoserbe te shprehish mllefin kunder armiqeve shekullor eshte detyre mbi detyra..

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje