Osmani reagon pas konferencës Kurti-Mickoski: Është për keqardhje si u trajtua incidenti im në aeroportin e Shkupit

6 Gusht 2024, 11:47Rajoni TEMA
Osmani reagon pas konferencës Kurti-Mickoski: Është për

“E keqardhur”, kështu është shprehur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani lidhur me trajtimin që iu bë ditën e djeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, incidentit të regjistruar disa ditë më parë ku ajo së bashku me dy vajzat iu desh të kalonin në aeroportin e Shkupit.

Duke ritheksuar për të disatën herë që aeroporti i Shkupit ka qenë në shkelje flagrante me rregullat dhe ligjin, presidentja Osmani ka listuar të gjitha vendet të cilat ka përfaqësuar Kosovën duke shtuar se pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroporte, Presidentja e një vendi nuk kontrollohet.

Po ashtu, Osmani ka kritikuar edhe institucionet e Maqedonisë së Veriut për trajtimin që i kanë bërë këtij rasti.

Reagimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës ASNJËHERË nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.

Lista e shteteve të cilat i ka vizituar Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja e vendit përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë. Pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroportet e shumicës dërrmuese të shteteve të lartpërmendura, ata e pranojnë Presidentin e një shteti si përfaqësuesin më të lartë të shtetit dhe kurrë nuk kërkojnë skanimin as të çantës personale e lëre më të telefonit, e aq më pak të kërkohet ‘full body scan’, sepse kjo, në mes tjerash, do të nënkuptonte se janë duke e trajtuar shefin e shtetit - rrjedhimisht shtetin - si rrezik potencial për terrorizëm.

Në çdo vend ku udhëtojmë, nuk është Presidentja që e kërkon një trajtim të tillë. Ky trajtim ofrohet automatikisht nga shtetet pritëse bazuar në njoftimin që bëhet nga ambasadat tona për udhëtimin e Presidentes dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore (e detyrueshme për të gjitha shtetet). Siç shihet nga lista e lartpërmendur, kjo është respektuar në tërësi edhe nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Se kjo procedurë respektohet çdoherë e çdokund, Presidentja Osmani e ka konfirmuar edhe me homologë të saj me të cilët ka biseduar këto ditë.

Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon respekt për shtetin që përfaqëson, pra Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me ngulm në përputhje me rregullat e parimet ndërkombëtare që rregullojnë raportet ndërmjet shteteve.

Raportet për incidentin e paprecedentë në Aeroportin e Shkupit të përgatitura nga Presidenca dhe Policia e Kosovës janë tashmë të finalizuara dhe të qasshme, dhe kanë qenë tash e sa ditë. Nga këto raporte kuptohet qartë se nuk ka kërkesë për devijim ose anashkalim të rregullave, por përkundrazi, respektim dhe aplikim të konventave dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore, e mbi të gjitha, respekt për Republikën e Kosovës.

Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.

Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë. Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenca e Republikës e ka trajtuar këtë incident vetëm në mënyrë ndërinstitucionale e pa e bërë publike, me qëllim të ruajtjes së raporteve ndërmjet dy shteteve, deri në momentin kur një propagandë e përmasave të papara ka filluar kundër Presidentes, me ç’rast Presidenca është detyruar t’i përgjigjet interesimit të shumtë të mediave.

Siç është thënë edhe në reagimet e mëparshme, Presidentja Osmani përgjatë tërë karrierës së saj politike, e në veçanti përgjatë mandatit të saj si Presidente e vendit, ka kontribuuar në zhvillimin dhe thellimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo ajo nuk mund ta pranojë, në asnjë mënyrë, baltosjen e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është lehtë e tejkalueshme nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar.

5 Komente

  1. P
    Poseidon

    JU SHIHNI ARMIQ KUDO.......DHE KUR NUK KA JU I KRIJONI ATA QE TE PLOTESONI DESHIRAT E RUSISE......JENI QELBESIRA DHE PIKE........BEHUNI NJEREZ NJEHERE TE VETME.....EDHE SIKUR ,,,BENI NJE SY QORR E NJE VESH SHURDH.....POR JU TE VETFUNDOSJES JENI SI ATO KONET QE S PUSHOJNE NJE SEKONDE....SHERRIN KERKONI DHE E GJENI KOLLAJ

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      JU SHIHNI ARMIQ KUDO.......DHE KUR NUK KA JU I KRIJONI ATA QE TE PLOTESONI DESHIRAT E RUSISE......JENI QELBESIRA DHE PIKE........BEHUNI NJEREZ NJEHERE TE VETME.....EDHE SIKUR ,,,BENI NJE SY QORR E NJE VESH SHURDH.....POR JU TE VETFUNDOSJES JENI SI ATO KONET QE S PUSHOJNE NJE SEKONDE....SHERRIN KERKONI DHE E GJENI KOLLAJ

      Përgjigjjuni
      1. S
        S.B

        Eja përsëri në parlamentin e Shqipërisë dhe dërrdëllit broçkulla e familjes tënde. Shqipëria është atdheu i të gjithë shqiptarëve. I ka hapur dyert të gjthë njerzve në nevojë.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Ne rast se do ti kish ndodhur e njejta gje presidentit maqedon do te kishte bere namin, madje edhe shtypi shqiptar do te shkruante me keqardhje per kete incident hipotetik diplomatik, por kur vjen puna tek autoritetet kosovare, sic eshte rasti i fundit me presidenten kosovare, autoritetet maqedonase jo vetem qe nuk ndeshkojne autoret e incidentit, por as nuk denjojne te kerkojne ndjese, ndersa organet e shtypit te kontrolluara nga qeveria bejne sehir, madje lejojne ndonje gojeshthurur si Kimetja te shpife kunder autoriteteve kosovare.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koqevari

            I gjithe perendimi eshte bere pishman qe njohu nje pseudo shtet si kosova.Kjo province duhet ti kthehet Serbise ,ndryshe Ballkani nuk do gjeje qetesi.Pabesia e kesaj race , sperme otomane , kafshon edhe doren e Europes dhe Amerikes qe e njohu.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje