U mjaftua me “keqardhjen” (lexo: jo kërkimfaljen) maqedonase rreth incidentit në aeroportin e Shkupit, ku ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pati edhe tentativë për t’ia marrë dhunshëm telefonin nga dora.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ngacmoi as edhe një nerv të veprimit të paprecedentë të Maqedonisë së Veriut ndaj institucionit ballë të Republikës së Kosovës, Presidencës së Kosovës.
“Të presim raportin zyrtar”, tha Kurti në konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski – kësisoji duke anashkaluar tërësisht shpjegimin e dhënë nga Presidenca e Kosovës, të cilët e quajtën “sulm ndaj Republikës së Kosovës” dhe “provokim i pastër”.
Këtu u pyet nga gazetarët maqedonasë: “A qëndroni ende në vlerësimin se ishte provokim?”. Kurti mohoi se qëndrimi i presidencës është qëndrim institucional; tha se “mund ta ketë thënë vetëm ndonjë qytetar”, por jo edhe institucionet e Republikës së Kosovës.
“Nuk e di që kemi pasur qëndrim të tillë (si provokim) si institucione të Republikës së Kosovës. Mund ta ketë ndokush prej qyetatërve por jo institucionet. MPJ ka dhënë deklaratë që paraqet qëndrimin tonë, po ashtu kemi parë qëndrimin e MPJ-së maqedonase”, ka thënë Kurti.
Ka pasur reagime të shumta rreth paraqitjes së Kurtit. Gazetari Vehbi Kajtazi u shpreh krejtësisht i shokuar nga çka dëgjoi, ku madje dha edhe deklaratë të fortë se “Kurti...la të kuptohet se mund ta tolerojë edhe arrestimin e Vjosa Osmanit”.
“Keqyrne kryeministrin e Kosoves! Shkon ne Shkup ne vizite zyrtare pa marre raport zyrtar per perdhosjen e dinjitetit te shtetit dhe te Presidentes. Nuk e thote asnje fjale per 4 dite, duke lene te kuptohet se tashme pas prishjes me Vjosa Osmanin eshte ne gjendje ta toleroje edhe arrestimin e saj”, shkroi Kajtazi.
“Siç po me thote nje mik i jemi, ky mendon se me kete shfaqet si shef dhe i forte, por ne fakt tregon te kunderten - qe nuk ka fije dinjiteti e sensi per punet e shtetit dhe duron çdo poshterim qe mund t'i behet ne te ardhmen”, përfundoi Kajtazi.
Gazetari Lirim Mehmetaj deklarimet e Kurtit i pa krejtësisht për “ngulje klasike” ndaj Osmanit.
“Albin Kurtin e pyetën në konferencë për media në Maqedoni të Veriut për rastin e Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, por tha se po e pret të shoh çfarë ka ndodhur pas raportit të institucioneve maqedonase”, shkroi Mehmetaj.
“Në anën tjetër, Vjosa Osmani me deklaratë të gjatë e stërholluar ka shpjeguar krejt çfarë ka ndodhur. Kurtit kjo s’i ka mjaftuar, po pret raport nga institucionet e shtetit tjetër. Pra, Kurti nuk i beson Osmanit, sa u beson institucioneve atje. Partneritet se jo mahi”, shkroi Mehmetaj.
Çfarë tha Mickoski për incidentin?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në konferencë të përbashkër për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti shprehu “keqardhje” për incidentin në aeroport të Shkupit ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u gjet në një predikament të rëndë kontrolli sigurie.
“Kjo për ne shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq, dhe s’duam të përsëritet. Personalisht thekosva se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhun, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe do ta kisha kënaqësi ta pres si nikoqire në aeroportin e Shkupit”
“U nënvizua se sipas informacionet që kemi nga aeroporti, ndiqen standarde të qarta kur kemi fluturime komerciale, dhe edhe unë i nënshtrohem këtyre procedurave”, ka thënë ai.
Hem,me thuaj me ke rri te them kush je, Albini rri me Saliun dhe Meten,keshtu qe nuk mund te jet ndryshe.
Tani i vendosi edhe lidhjet me Rusine nepermjet ketij Kryeministri pro Rus.
Po Rama qe e mban koken ne byth te Vucicit, ca eshte ?
Palaço ! Spiun ! Trathtar dhe megaloman I ndyre! Kush na hiqet si atdhetar dhe pretendon " udheheqes KOMBI" ? Ik o spiun I udb .
mbajeni albini kosovare deri sa ..... Eshte ajo historia " ujku po e kafshonte nga mbrapa- dashi thoshte jam ne anderr ne anderr" keshtu edhe me ju , albini po ju prish me tane boten dhe ju mendoni se jeni ne anderr.......
Fajin e kane dardanet se oari. Si ka mundesi te mendojne se ata jane qendra e shqiptarise duke qene akoma nen shtetin serb sipas OKB?! Pastaj, si ka mundesi qe dardanet te besojne se jane me te shvilluar intelektualisht se shqiptaret e Shqiperise?! Cfare ka ndodhur me ta qekur i qeveris Kurti! Albini eshte me i mencmi i tyre, por ne Tirane nuk ka intelektual ta pranoje nivelin e tij as si mesatar. Zot na ruj, gati gjysma e dardaneve nuk don tani bashkim me Shqiperine, ku i con mushka e VV ? Mbajtja e Thaqit me shoke ne burg i ka ndihmue ardhjes ne kete situate te Prishtines. Kur te zgjohen dardanet do jete teper vone.
Largimi sa me shpejt nga pushteti i ketij antishqiptari do te jete me mire. Me spiune te udb dhe debila nuk mund te zhvillohet shqiptaria. Bashkepunimi kosove shqiperi do te ishte nje arritje kolosale per shqiptaret. Nuk do te kishte maqedonas te tallej me presidenten. Por deri sa ke ne drejtim spiune qe i sherbejne serbise, keshtu do te ndodhe sigurisht.
Incidenti ka ndodhur dhe ishte padyshim provokim i rende dhe fyerje per Presidenten Osmani rrjedhimisht edhe per shtetin e Kosoves. Kush qendron mbrapa ketij provokimi vetem koha do te tregoje. Por qellimi ishte i qarte - prishja e marredhenjeve mes Kosoves dhe Maqedonise. Albini nuk ra ne kete kurth. Mickovski gjithashtu shprehu keqardhje dhe beri gjest paqesimi duke thene se heren tjeter do te dal personalisht ta pres Prisidenten Osmani ne aeroport. Te dy kryen detyren ne menyre te pergjegjeshme per te ulur tensionet dhe vazhduar perpara si fqinje. Cila ishte alternativa , ti shpallin lufte njeri tjeterit sipas ketyre palo gazetareve qe deri dje s'kane lene gje pa thene kunder Presidentes Osmani e tani kinse po ju dhimbset dhe po e mbrojne. Lerini more keto dokrra se as qeni si han.