Arrestimi i 5 serbëve në Kosovë, Vuçiç shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: Pse heshtni, po na provokojnë

4 Gusht 2024, 09:20Rajoni TEMA
Arrestimi i 5 serbëve në Kosovë, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të 5 shtetasve serbë në Kosovë, nën akuzën e krimeve të luftës.

Teksa kritikoi ashpër ndërkombëtarët për heshtjen, lideri serb deklaroi se autoritetet e Kosovës po vijojnë me provokimet e tyre në shtëpitë e çdo serbi.

“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës.

Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë të shtunë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Luftës, si dhe në koordinim me institucionet e sigurisë e gjykatën kompetente, ka udhëhequr një aksion, i cili ka rezultuar me arrestimin e ndalimin e pesë personave të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte.

Në kuadër të këtij aksioni janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se në bashkëpunim edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare.

5 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Prit o qeni i zi prit,ke kohe per te lexuar ke kohe per te ndigjuar se jo vetem ata qe kane kryer krime kaq te renda,kane jetuar te lire,por edhe ata qe strehohen neper vrimat e mijve,nuk kane per ti shpetuar pergjegjesise.Ti kulceder e terbuar e mbron krimin sepse krime krijon,ti neroni i rusoserbeve po krijoni cerdhe gjarperijsh ne mbare Kosoven e lire dhe te pavarur.Ti hitleri i diteve tona ,ushtron,armatos ,stervitje diversantesh qe hyjne dhe dalin neper Kosoven tone,nuk po ndalohesh.Ti i cmenduri i putinit bashke mendimtari,bashke punetori i milloshevicit,edhe tani pas 25 vjeteve ,nuk po rehabilitohesh..ti minotaori rusoserb ,i burgos shqiptaret pa asnje arsye(i burgos ata qe beren vetembrojtje,nuk te erdhen ne beograd).Tani ,qe kriminelet e tu po zbulohen ti leshon nje ulurime ujku te cmendur...avash o pjelle gjarperi ,ka bij bija Republika e Kosoves qe hulumton zbulon te gjitha vrasjet ,gjenocidin qe keni bere ju ndaj popullit shqiptar.Per te gjitha masakrat,lotet gjakun e derdhur te bijve bijave te kombit tone ,ju sadami i rusise do pergjigjeni...mos u habit do lexojsh do ndihjojsh,ruaje mendjen e terbuar se po hidhesh ne danub.Per kriminelet ka ligj ,jo provokim si te konvenonty o nuse lale per te alarmuar europen zuzare...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piro

      President idiot, na provokojnë thotë. Je mësu me Radojçiçin që vret dhe asgjë. U arrestuan sipas ligjet dhe do ketë një proces gjyqsor.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        O buze derr,po ata qe arreston ti si pjestare te ushtrise clirimtare te Kosoves ça jane?? Ju nuk jeni te atorizuar nderkombetarisht te perfaqesoni jugosllavine,zotrote je presidend i Servise o pusht, sepse Jugosllavia ka mbaruar se egzistuari,dhe arreston shqiptaret e Kosoves ne emer te ish Jugisllavise??!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lymi

          Vucic baraz Sllobodan baraz karagjic baras radogjic baraz HITLER

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tonic

            Ja si bini pre e dallavereve vv/vuçiç! Mjerim per ket popull.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje