Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me incidentit në të cilin u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të enjtën në Aeroportin e Shkupit.
S.S. akuzohet për “rrezikim të sigurisë” dhe “parandalim të zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare”.
“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB, Prokurorisë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, ka paraqitur kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “Rrezikimit të sigurisë” dhe veprën penale “Parandalimi i zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ai kishte hyrë i armatosur në aeroportin e Shkupit dhe e kishte kërcënuar një punonjës.
“I raportuari S.S. më 01.08.2024. rreth orës 10:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka mbërritur në parkingun para zonë VIP me një automjet me drita rrotulluese, ka zbritur nga automjeti dhe e ka hequr armën nga brezi, e ka përgatitur dhe e ka futur sërish në brez, ndërsa policit nga Departamenti i Policisë në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i cili ishte në detyrë para derës së hyrjes VIP, iu drejtua me ton të lartë, e shtyu me të dyja duart dhe duke e kërcënuar, ka penguar punonjësin e policisë si zyrtar në kryerjen e veprimeve të tij zyrtare”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë maqedonase, ai “është dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga kryetari i Kuvendit për të tejkaluar keqkuptimin që ka lindur me Presidentin e Kosovës lidhur me procedurat e sigurisë për kontrollin e bagazheve dhe pajisjeve elektronike gjatë fluturimit me fluturime komerciale”.
Për sigurimin, thuhet se u fut pa autorizim në zonën VIP dhe “filloi të kërcënonte”, duke kërkuar, siç thuhet, që “ta shoqëronte presidenten me automjet deri në avion”.
“Njësiti për kontroll brendshëm në përputhje me kompetencat dhe kompetencat e veta do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë S.S. dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore, ndërsa ndaj punonjësve të policisë S.R. dhe N.B. do të paraqesë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të urdhrit të punës dhe disiplinës për shkak të ekzekutimit të urdhrit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimit të reputacionit të policisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut
Po per ate punonjes qe beri skandal me Presidenten e Kosoves cfare u be??? Maqedonsat jane thjesht nje dege me gjemba e ferres serbe.
Po ate detyre ka te mbroje Presidenten dhe te nxjerre armen e ta perdore nese cenohet siguria. mero nga baze eshte lecke fare
I lumte kari jo si albin sumcja, qe shkon dhe lepihet ne shkup hallall ta bofte zoti or trim
Po more po, pirdh pirdh se lirohesh i thone kesaj... S'lahet m#ti me shurre! Plehrat e Maqedonis perpiqen te justifikojn trajtimin e turpshem te Presidentes se Kosoves, dhe fajin perpiqen t'ia veshin shoqeruesit te Kryetarit te Parlamentit. Po pse s'thone se kush e krijoj kete incident dhe c'masa do merret ndaj tyre..., pse s'kerkojn falje per kete incident te turpshem por akoma perpiqen te justifikojn gafen e rend diplomatike...!!??? Por punet zgjidhen shume leht duke ja hedhur fajin atij qe erdhe pasi gafa kishte ndodhur nga teveqelat e sigurise ne aeroport!
Hajde genjeshter hajde. Presidentja u ndalua per nje çante kurse ky qenka futur me armë jo vetëm brenda shtetit maqedonas por edhe ne aeroport.
Artikulli nuk e qartëson, por S.S. është S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë që është shqiptari Afrim Gashi
Hahaha dora e kosovarve me ate te vlen ske nevoj me e diskutue. Nuk jan masedonsit deri kur vazhdojme te lam nam, vjose ja ke borxhe albinit e gervalles nje kafe se ta qiten te tavalani
Po mire o kara nuk ka nje redaktor per te korigjuar gabimet e lapsaxhiut .Sikur e ka shkruajtur nje kalama.
Si mund të hysh te VIP me pistoletë mor gomar Kosove....
turqit skipfoles gjithmon ne anen e sllavit.
Kontrolli neper aeroporte per ceshtje te sigurise eshte procedure detyruese per te gjithe qenjet e gjalla frymore. Skanimi i trupit me veshje dhe i cantave te dores eshte detyrim absolut i kontrolloreve neper te gjitha aeroportet e botes. Nuk e di kete zonja presidente e Kosoves?
Ati bodigardit i lumte, ate detyre ka, e ka treguar vehten se eshte shqiptar dhe nuk lejon marrjen neper kembe te shqiptareve. Mbase nuk do te arrinte puna deri sa te qellonte, por fundja armen perse e ka ne brez.
Sigurisht i lumte. Por tani nuk duhet ta lene ne balte qe ta penalizojne per veprimin e bere ne mbrojtje te Presidentes Osmani. Kosova ja ka borxh kete.