Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik.
Kjo urë ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe.
Në periudhën pasluftës, kjo urë ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t’u kundërshtuar përpjekjeve të Kosovës për të vendosur autoritetin në veri.
Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.
Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Eshte toka jone more agresore. Po ju pelqeu rrini po nuk ju pelqeu ikni ne Beograd. Ju keni treguar gjithe botes kush jeni.BARBARE ......
Si ka mundesi qe keta te shpallin topken shqiptare token e tyre. Imagjino po te krijohen Asociacioni i Komunave Serbe. Do t'i mbyllin gjithe urat dhe rruget dhe do lidhen me Serbine. Shqiptaret e varfer te Presheves, nje flamur shqiptar ngriten ne Bashki dhe u hoq Kryebashkiaku. Keta serbet jane akoma ne shekullin e VII, me mentalitetin e tyre barbar, vrases dhe urryes qe zbriten nga shpellat e tyre dhe na moren tokat tona.
Sebep dun ata per me protestu, dhe vllau tyne Kurti ja ofron ket sebep. I mson ene si te protestojn, sepse ky asht zanati i deshmuem i Kurtit dhe VV ne opozite.