Akuzat nga Serbia për vrasjen e policit serb, reagon Kosova

18 Korrik 2024, 11:26Rajoni TEMA
Akuzat nga Serbia për vrasjen e policit serb, reagon Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës ka dalë me deklaratë për mediat pasi autoritetet serbe pretendojnë se një polic serb është vrarë nga një kosovar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

1 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Serbia përgjithësisht i organizon dhe i kryen vetë vrasjet e të vetëve kur ka nevojë të bëjë akuza të freskëta për ata që synon t'i paraqesë si vetja: që janë kriminelē; që vrasin të pafajshëm; që s'njohin shtet, ligj e rregull; qē vrasin kot, thjesht për urrejtje... Kjo sjellje ështē ADN-ja e natyrës së politikës serbe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje