Albin Kurti: Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha sesa të Washingtonit dhe të Brukselit

31 Mars 2024, 19:21Rajoni TEMA
Albin Kurti: Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të

një intervistë(i quajnë podcast sot) me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar në një mënyrë më personale tensionin e krijuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose më saktë siç preferoi ta trajtonte ai “me Departamentin e Shtetit”. 

"SHBA-të duhet të kujdesen për demokracinë në gjithë planetin dhe unë e kuptoj që ata nuk kanë mjaftueshëm kohë dhe unë gjithashtu i kuptoj që kohë ka gjithnjë e më pak. Jo vetëm për ata, por edhe për të gjithë ne. Prandaj, kur këtu shtohen edhe konsideratat gjeopolitike dhe strategjitë e caktuara, natyrisht që mund të ketë ndonjëherë edhe mospajtime më shumë në aspektin strategjik e taktik sesa parimor e vleror. Sido që të jetë unë një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve: As nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik, unë njoh dhjetëra njerëz të cilët janë vrarë në luftë dhe i kam njohur të gjallë; e di historinë mbi mesataren e serbëve dhe të shqiptarëve për raportet e kombit shqiptar në përgjithësi, me Serbinë si shtet, në veçanti. SHBA-të dhe Serbia kanë njohje të ndërsjellë. Serbia ka kryer genocid në Kosovë. SHBA-të janë dëshmitarë, nuk janë viktimë. Ne jemi viktima. Viktima dhe dëshmitari nuk janë e njëjta gjë. Prandaj, unë besoj që Serbinë e njoh më mirë dhe nuk mund ta kem të njëjtë qëndrimin e as ndjeshmërinë, sikurse Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo do të thotë që duhet të bashkëbisedojmë. Marrëdhënia jonë duhet të jetë e aleatëve, partnerëve dhe miqve. Mirëpo kjo nuk do të thotë që të jemi identikë"

Një tjetër element që merr rëndësi thelbësore dhe shpjegon deri diku intensitetin e akteve të Kurtit, është pohimi prej tij se:

"Ambiciet e mia për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar janë më të mëdha se të Washingtonit dhe të Brukselit".

Këtu kryeministri i Kosovës ka deklaruar ambicie për kombin shqiptar, diçka që lë vend për interpretime gjithfarëshe edhe për sa i përket gjeopolitikës së brendshme të shqiptarëve. Sipas Kurtit, ambicia e shqiptarëve për veten duhet të jetë më e lartë sesa ajo e të huajve për ne, ndërkohë që sa i përket marrëdhënieve me Beogradin, ai ka vënë në dukje se aktualisht Beogradi po aplikon një lloj represioni ndaj të gjithë serbëve që integrohen në Kosovë:

Nuk ka ditë të punës time që unë nuk takoj serbë, qytetarë të Kosovës e që nuk komunikoj me ta. Këtu nuk e kam fjalën për ministrin tim Nenad Rašić dhe zëvendësin e tij Radoica Radomirović. Këtu e kam fjalën dhe për serbë të tjerë. Mirëpo kërkesa e tyre e parë dhe e fundit teksa dalin nga takimi është të mos ketë fotografi, të mos ketë komunikatë dhe të mos përmenden emra.

A e dini që në veri të Kosovës vitin e kaluar me dhjetëra makina të serbëve të integruar janë gjetur të djegura? Ky është fenomen i paparë në Kosovën e pavarur. Ata kanë djegur makina të shqiptarëve më herët, tani nuk po djegin makina të shqiptarëve. Tani po djegin makina të serbëve që po integrohen. A e dini që kur kaloni kufirin Kosovë-Serbi shumë më pak cënohet a ngacmohet një shqiptar sesa një serb i integruar në institucionet e Kosovës? Pra, serbët që integrohen në sistemin tonë të Kosovës heqin të zitë e ullirit nëse vendosin të shkojnë në Serbi. Një numër i madh i serbëve të integruar në Kosovë nuk po shkojnë më në Serbi, sepse atje arrestohen...", është shprehur ndër të tjera Kurti.  

20 Komente

  1. a
    alphazeta

    Për mua Albin Kurti është politikani më i vlerësuar dhe më i nevojshëm i trojeve mbarëkombëtare. Të tjerët nuk i vinë te gishti i këmbës për aftësi, ndershmëri, kompetencë dhe adhtedashuri.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      100%

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tu rrnoje Albini ne Prishtine

        Drejt e ke nese e thu per dardanet vete. Shqiptaret e njohin Kurtin vetem si antiamerikan.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Brravo kete mendim kisha dhe un esht per tu admiruar!!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gja-Alpini

            O ti A-Z. Në rastin me të mirë Gjalpini përfaqëson 50 % të Kosovës. Fol për veten. Pjesa tjetër e Shqiptarisë di çfarë dhe kë zgjedh. Është e qartë se Gjalpini ka bërë një mut të madh qysh prej kur e keni zgjedhur. (Si ekonomikisht dhe politikisht). Kështu që jo flm mbajeni Gëzuar. Në po rrimë me Nolin (Nqs don me i vu botës zjarr........)

            Përgjigjjuni
            1. G
              GON

              VERTET

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rezi vlore

              Ambicia e perendimit per ne esht te jemi skllever te fqinjeve mor qe ka nje politikan qe spranon kte gje se kta te tjeret jan laro

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                Albin Kurti eshte KARI me i madh qe ka pare Kosova. Nuk e kuptoj se per cilat "troje nderkombetare" e ke fjalen se ketu ne Shqiperi nuk e QI njeri Albinin.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rezi

                  Aman se na shkrive! Ky po i qan hallin serbëve të integruar, mirë bën por kur guri peshon më shumë nga serbët prishet ekuilibri o usta Albini! Na thua se ke qënë i burgosur. Po si u lirove ti nga serbët? Se nuk e dimë. Eh mor Ditmir trimi, pse s’të mori Albini në qeveri, e mos të rrije me podkast? Thurini lavde sa të doni Albinit por më ngjan me Koçin tek Zonja nga fshati. Sa herë del e flet duket sikur ka gëlltitur okllainë.

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    gavrosh

                    Plera Kurti eshte percares i kombit shqipetar,ky eshte nje ndyresire qe do te hyje ne histori.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Deni

                      Ty duhet te te q/het nena ne p/th se qelbe dynjane.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuk i hane shqiptaret dogmat e tua Albin, vec dadr

                        Ambiciet e tua more demagog dhe ekstremist perputhen me ato te Serbise. Ti Albin na vjen rrotull ne shqiptareve, ke gjetur nje tufe dardanesh te VV qe vetem per vetevendosje nuk keni lidhje, nje tufe e madhe te verber politikisht, nje klan qe per turp te vijne pas.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          ZDRAVO ish VV

                          Zdravko Ponosh, Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë, ish Kyeshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, dhe një nga komandatët në luftës gjenocide në Kosovë, diplomat etj. sot për gazetën “Danas” paska thënë sot se:...situata në Kosovë është rezultat i marrëveshjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtit dhe se Vuçiq tani i mbetet vetëm të thotë se është mashtruar dhe të kthejë vëmendjen. te tema të tjera”. Tash vlerësojeni vetë sipas sjelljeve dhe veprimeve të të dyve dhe mendojeni kush ka të drejte VV apo Opozita.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Amerika

                            Opozita ka te drejte.

                            Përgjigjjuni
                          2. d
                            don kishoti

                            nuk besoj se kurti ka thene ato fjale qe i vene ne goje. nqs vertete i ka thene ato fjale, vajhalli per kosove qe e ka kryeminister. nqs keto jane te verteta atehere edhe ato qe kathene per bushin se genjen bushi kur premtoi pavaresine e kosove. shkurt mue me duket nje "pionier i enverit" ose e shumta nje debatikas. nuk e di cfare mendimi ka pase per rambujene. ti shkruaj gazeta mendimet e berishes e te kurtit per kosoven. a mos kryqzohe si argat te serbuse me fakte. ne hale o kylysh i berishes. dukesh si me pase keshilltar adi krasten e ditezi bushatin sic i thoshte berisha i pare se tash ka lafite berisha

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kret drejt e ke Don

                              Bravo Don. Nongrata dhe kurti jane fara e Serbise mes shqiptareve. Serbia i ka msu kosovaret te vetethirren dardane, kuptohet e i diferencu nga iliret, dhe kyreboshet e kane hanger rrengen me qejf.

                              Përgjigjjuni
                            2. B
                              Beta

                              Aaaa Ju Shqipnis Ju lypni n...n n'pi.. me ja shkerdhy

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatosi-kosove

                                Amani ore te nderuar "shafa" te gazetes Tema pse nuk botoni mendimet e te gjitheve, nese keni vendosur rregulla qe vetem ata qe shajne dhe shkruajne si analfabet ateher ne rregull por ama nese interesi edhe i juaji eshte shprehja e lexuesve ateher pse nuk shfaqni mendimet e mia te nderuar!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Al-Pini udheheqesi global

                                  O Toso, nuk t'i botojne se nuk di me shkrujt shqip, me siguri je ndonje analfabet, injorant Kosove qe perdor fjalet apet, Coca Colla, hajgare,,,etje etj. Shkollohu para se te pretendosh te japesh mendim, qe kam dyshim se nuk ke mendje me mendu!!!

                                  Përgjigjjuni
                                2. F
                                  Fatosi-kosove

                                  I "dashur" Al-pini JO te gjithe shqiptaret e kane fatin tend te behen udheheqes global si ti, une e them ate qe Di dhe mendoj, por ama i nderuar une e dua kombin Tim me shum se çdo lider, andaj une nuk kuptoj se me çfar te lendova i nderuar Ty apo dike tjeter, e drejte e çdo kujt eshte te komentoj e te japi ide kurse ti i "dashur" mos e humb kohen me mua e shqiptaret sepse paske ambicie ta sundon globin veq kujdes se po i preke interesat putinit nuk do kesh kohe te merresh me mua,te uroj shnet.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje