BRICS fton Serbinë në samitin e radhës, Vuçiç lë hapur mundësinë e takimit me Putin

31 Mars 2024, 12:26Rajoni TEMA
BRICS fton Serbinë në samitin e radhës, Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në një samit të BRICS në Kazan të Rusisë në tetor të këtij viti.

Aleanca ekonomike BRICS përbëhet nga: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë Presidenti Vuçiç është shprehur më parë se Serbia në të ardhmen mund të përballet me një zgjedhje midis Bashkimit Evropian dhe BRICS-it.

Rusia mban presidencën e BRICS në vitin 2024. Programi i presidencës së saj përfshin më shumë se 200 ngjarje të ndryshme, ku ai qendror është samiti i liderëve të BRICS në Kazan në tetor.

1 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Ja me kënd bën Edi Rama Ballkan të Hapur dhe lidhë miqësi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje