
Aleksandër Vuçiç ka mandatuar per postin e kryeministrit ministri aktual të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.
Por kush është Millosh Vuçeviç?
Ai ka lindur në vitin 1974 në Novi Sad. Në biografinë zyrtare thuhet se ka mbaruar shkollën fillore “Vasa Stajiç” në vendlindje dhe gjimnazin “Jan Kolar” në Backi Petrovac. Ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Novi Sad në vitin 1999.
Deri në vitin 2012 ka ushtruar profesionin e avokatit në zyrën e avokatisë familjare. Ai është anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga viti 2008. Vuçeviç u zgjodh president i bordit të qytetit të SNS në vitin 2011. Ai u bë nënkryetar i SNS në vitin 2016 dhe më pas u zgjodh në atë pozicion në nëntor 2021.
Ai u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit në shtator të vitit 2012, pas së cilës pushoi së punuari si avokat. Më tej u zgjodh kryetar bashkie për herë të dytë në korrik 2016, dhe për herë të tretë në shtator.
Fakti qe ai mandaton Ministrin e Mbrojtjes, tregon se ku po shkon Serbia.