Kurti: Po përgatitemi që ta akuzojmë Serbinë për krime lufte

30 Mars 2024, 14:21Rajoni TEMA
Kurti: Po përgatitemi që ta akuzojmë Serbinë për krime

Në maj të këtij viti bëhen tri vjet prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikisht kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka filluar punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës së fundit. Përgatitja, në vlerësimin e Kurtit, po bëhej me hapa “gjigantë”.

Që nga ajo kohë deri më sot padia për gjenocid ndaj Serbisë nuk duket gjëkundi, ndërsa Kurti është mjaftuar me fjalë boshe – përsëri – duke deklaruar, të shtunën, se po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe (krime të) gjenocidit”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit, gjithashtu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohet maksimalisht, ditë e natë, “në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen”.

Ndryshe në prill të vitit 2022, Osmani, kishte potencuar se tashmë një ekip i përbërë nga profesionistë po përgatisin materialet të cilët duhet Kosova t’i ketë sa i përket padisë për gjenocid.

“Nuk është lojë kjo punë, sepse një rast i tillë do të ishte iniciativa më e rëndësishme e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë”, deklaronte ajo.

Një hap përtej Kurtit e Osmanit kishte bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kur në maj të vitit 2023 kishte deklaruar se Kosova është “shumë afër” përfundimit të padisë “profesionale” për gjenocid ndaj Serbisë.

Kryekuvendari kishte potencuar se për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë që kanë njohuri në këtë fushë dhe se në këtë drejtim është bërë një “punë e mirë deri tash”.

“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhur një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë. Mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e dijë që është bërë një punë e madhe deri tash”, deklaronte ai.

Në ndërlidhje me iniciativën për padi për gjenocid ndaj Serbisë, Qeveria e Kosovës në shkurt të këtij viti themeloi edhe Institutin për Krimet Lufte – me synim mbledhjen e materialeve dhe dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës, të cilat do të arkivohen dhe do t’i shërbejnë këtij instituti për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Por, ndryshe nga deklaratat plot optimizëm e premtuese të krerëve institucionalë Qeveria e Kosovës – kompetencë kjo ekskluzive e saj – nuk ka bërë asnjë hap konkret e të prekshëm në këtë drejtim, ndërsa padia për gjenocid ndaj Serbisë nuk duket fare në horizont.

Andaj deklarata të tilla të pamatura të autoriteteve kosovare për njohësit e fushës së drejtësisë nuk mund të konsiderohen si asgjë tjetër përveç si “lojë politike” e fraza të cekta për nevoja elektorale.

7 Komente

  1. X
    Xhemi

    Ky paska qene komplet kar...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Pse kaq vone apo nuk Kan dasht Amerika me perpara ....mire te pakten tani qe degjun tani shyqyr bravo Albin

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        bravo

        Përgjigjjuni
        1. U
          UÇK

          Shume shpejt je kujtuar or Al-Bin ,ty te degjojne e te besojne koqevaret ,se Kosovaret qe duan vendin nuk te pjerdhin fare.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A e ke pyt Ameriken Albin?

            Bravo Kosova me pergatitjen e akuzes per Serbine per genocid. Por pse tani dhe jo ma heret? Nese e ben Kurti vetem per politike dhe te shmanget nga krijimi i zajednices, ather e ka llogarine gabim dhe do bjen mrena ai, vv e tij, por edhe ma teper Kosova e gjore qe ka ran pre e VV kunder BE dhe Usa.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Une

              Pune te menduara me bythe. Eshte nje levizje e parakohshme. Kosova mund ta kerkoje kete kur te jete shtet i njohur ne OKB. Kurti dhe qeveria e tij duhet te punojne dhe jo te bllofojne….

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                Tallja e radhes me kosoven dhe shqiptaret apo fillim i fushates zgjedhore, osmanka ne vitin 2022 paska patur ekipin gati por qe kurre nuk u pa, ahmak konjufca ne maj te vitit 23, kurse kurrci sot çenka kujtuar se serbia paska ba gjenocid, e une ju them edhe atyre qe akoma i besojne kurrcit se kjo nuk do te ndodhi kurre, nuk do ndodhi kurre sepse gati me shum se gjysma e ekipit bte kurrcit jane nga pjella serbosllave kurse ekipi bi mender presednike osmankes jane te gjithe nga ajo pjelle e ateher merreni me mender se Ku gjindet ahmak konjufca, prandaj kush beson se pjella serbosllave do te dali kunder vetes do te gabohet,

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje