Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe: Do ‘paralizohet’ lëvizja e kamionëve në Kakavijë, s'ka pengesa për pasagjerët

30 Mars 2024, 11:09Rajoni TEMA
Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe: Do

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë më datat 2-3 prill.

Për shkak të grevës 48-orëshe të doganierëve greke nga ora 00:01 e datës 2 Prill, deri në orën 23:59 të datës 3 Prill do të ndërpritet qarkullimi për kamionët e mallrave në Pikën Kufitare të Kakavijës.


Për rrjedhojë, do të ndërpritet edhe dërgimi i dërgesave në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Ndërsa, në lidhje me makinat dhe autobusët që transportojnë pasagjerë nuk do të ketë pengesë të kalimit në këto data.

 

 

Lini një Përgjigje