“BE gaboi me masat ndaj Kosovës”, Nënkryetarja e PE zbulon: Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

28 Mars 2024, 22:41Rajoni TEMA
“BE gaboi me masat ndaj Kosovës”, Nënkryetarja e PE

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian zbërthen arsyet pse Brukseli po e “përkëdhel” kaq shumë Aleksandër Vuçiç.

“BE-ja nuk dëshiron të humbasë Serbinë ndaj Rusisë apo Kinës. Por cili është çmimi i frenimit?”, shtron pyetjen Katarina Bareley në një intervistë për median gjermane Frankfurter Rundschau.

Zyrtarja e lartë e Parlamentit Europian thekson se “Putini dhe Kina po i afrohen Ballkanit”, teksa paralajmëron se “kompromiset mes BE-së dhe autokratëve, do të kthehen në fund në një boomerang”.

Bareley thotë se zgjerimi është një mundësi për të promovuar paqen dhe lirinë në Europë dhe nuk ngurron të kritikojë Brukselin për favorizimin e Serbisë karshi Kosovës, duke sjellë dhe një shembull konkret.

“Në mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës shtatorin e kaluar, Komisioni Europian në mënyrë të njëanshme vendosi sanksione vetëm kundër Kosovës. Duke bërë këtë, ky institucion dërgon sinjale kontradiktore.”

Media gjermane ka marrë dhe mendimin e doktorit të shkencave politike, austriakut Vedran Džihić, i cili gjithashtu kritikon ashpër Komisionin Europian që po mbyll sytë përballë sjelljes autoritare të Vuçiçit.

Analisti thotë me shqetësim se Brukseli po afron në bllok një Viktor Orban të dytë, që nuk ndëshkohet edhe pse vjedh zgjedhjet. Eksperti bën thirrje për më tepër vendime të ashpra nga BE-ja në drejtim të Serbisë, teksa Vuçiçin e konsideron një politikan të afërt me Rusinë në shumë aspekte, përfshirë në qeverisje.

Formula e politologut austriak është që Brukseli të përkrahë më shumë Kosovën dhe vendet e tjera që bëjnë përpjekje reale për anëtarësim.

3 Komente

  1. D
    Detari

    Atehere dhe Kosovo duhet te anohet pak nga Kina.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Rama ishte super entuziast per masat ndaj Kosoves. I shiste si te merituara. Rama vec nje krimb pro serb

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Eri-boll folet pa sens kunder Rames. Harrove qe Berisha ishte ai qe ishte kunder nenshkrimit te marrveshjes se Rambujese? Harrove se ishte ai qe perndiqte dhe burgoste luftetaret e UCK-se? Harrove se kush e furnizonte me nafte dhe arme makinen ushtarake te Miloshevicit? Edi Rama ka boll kusure, por jo keto qe i vishni juve. Vetem idjotet dhe maskarenjte dalin ne anen e Berishes, prandaj ndaje vete se kujt grupi i perket.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje