Vuçiçi “i mistershëm” për ditët e vështira për Serbinë, Beogradi kërkon shkrirjen e NATO-s

28 Mars 2024, 22:25Rajoni TEMA
Vuçiçi “i mistershëm” për ditët e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon që ta mbajë një mister reagimin e tij për zhvillimet e fundit, ndërsa nuk sqaron as kërcënimet e lëshuara në drejtim të Kosovës.

“Kam parë çdo deklaratë dhe nuk mund të komentoj. Por do të flas brenda 48 orëve”, u shpreh ai duke nënvizuar se Serbinë e presin edhe më shumë ditë të vështira.

Vuçiç reagoi dhe për kundërshtimin e opozitës ndaj planit për investimi të dhëndrit të Trump në ish-zonën ushtarake të bombarduar nga NATO në vitin 1999.

Ne duhet të ndërtojmë një muze për viktimat, por ata thonë duhet të lëmë gjithçka të paprekur, dhe pse ta lëmë kështu? Që tallja të vazhdojë”, tha Vuçiç.

Kjo vjen në një kohë kur në Beograd u përmbyll ajo që u konsiderua një konferencë me mbi 100 akademikë nga bota, të cilët bashkë me ministrin e mbrojtjes të Serbisë firmosën një deklaratë të rrezikshme.

Në dokument kërkohet shpërbërja e plotë e NATO-s, largimi i të gjitha bazave amerikane nga Europa, bashkë me armët bërthamore, një linjë kjo e ngjashme me atë të Rusisë.

Bota është në buzë të një humnerë”, lexohet në deklaratë, që në fakt është një tjetër mjet I propagandës ruso-serbe.

Ndërkohë, Beogradi ka pranuar edhe njëherë dështimin për mbajtjen e seancës në këshillin e sigurimit të OKB-së për bombardimet e NATO-s në jugosllavi që ndaluan spastrimin etnik serb në Kosovë.

4 Komente

  1. A
    Askusha

    Se kuptojme....duhet para ndoshta qe qendrim refraktar ndaj Serbise thjesht e largon nga sfera jone dhe e fut ne rreth me Rusine.. Te shohim keta trimat ..serbe si do mbijetojne te rrethuar nga vendet e Natos dhe BE...si dikur Shqiperia jone komuniste...dihet si perfunduam

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Ahahahahaahaa e nxorri diagnozen qe eshte nje i cmendur ordiner.Po kujt i drejtohet ,ti trembi ky zuzar,nje Aleance e cila eshte dielli qe ngroh boten,ate force qe leviz cdo roberi dhe mbron te roberuarit,atyre te cileve kjo Aleance,ua kethen gezimin,lumturin,ua sjellLirine..Bota le te vertetohet se cfare bisha jane hienat kolonizstoret e karpateve,kur keto qelbesira ua drejtojne gishtin tregues me nje ultimatum:Natoja,te shkrihet,bazat e Natos ne Europe te shkaterrohenn,e kuptone kete qendrim prej barbari si nje kercenim,llogarisni popullin shqiptar se sa milione eshte vrare ,eshte debuar nga ligesia shpirti i hienave..Me ne fund doli haptasi,se jo vetem putini qe nuk e do NATO por as edhe trumpi,nje psikopatolog nje manjak sexi ,nje mashtrues..por ja edhe vucici.Beri mir ky gjarper i zi,sa me shume qe jep deklarata te ketilla,aq me pare ka per te hyre ne varrin ,te cilin e mendon per te tjeret..

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Kur Vucici thote "“Ne duhet të ndërtojmë një muze për viktimat, ..." lind pyetja se per cilet viktima e ka fjalen? Me siguri per ato ne Kosove, qe u masakruan nga ushtria serbe, se ne Serbi, askush nuk u vra nga bombat e NATO-s, qe u hodhen mbi disa gazerma te zbrazura dhe mbi linjat dhe nenstacionet e energjise. Sulmet e NATO-s ishin simbolike, duke mos synuar qe te godisnin ndertesa me njerez, dhe jo sic bejne miqte ruse te serbeve, qe nuk lane pallat, spital, shkolle e kopesht femijesh pa goditur ne Ukraine.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bashkimi per drejtesi

          DJE - Sali Berisha kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës. SOT - Vuçiçi “i mistershëm” për ditët e vështira për Serbinë, Beogradi kërkon shkrirjen e NATO-s. Me një frekuencë me veprime e deklarime me VËLLAUN ddhde MUKUN serb . Ata thonin se vëëlai i Vuçqit është Rama dolën GËNJESHTAR të pistë sepse vëlla i Vuçiqit qenka Berisha shpellari, siç është edhe dhëndër e mik dhe spiun u UDB-s serbe që së bashku për 30 vite dogjën Shqipërin e plaçkitën dhe shkaktuan mija viktima e përndjekën jashtë venddit mbi të mbi 1 milon shqiptarë nga atdheu i tyre. Toka mos i mbajt brenda këta kriminel.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje