Vuçiç i tërbuar me Perëndimin: Po ma marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

29 Mars 2024, 19:25Rajoni TEMA
Vuçiç i tërbuar me Perëndimin: Po ma marrin Kosovën

Serbia pranon humbjet e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti konferencën e shumëpritur duke theksuar se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë, dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe veçanërisht Dora Bakojanis, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa kushte shtesë. “Relatorja Dora Bakojanis u kujtua befas se nuk ka rëndësi as shpronësimi i tokës në veri të Kosovës dhe as Asociacioni për rekomandimin për pranim në Këshillin e Evropës për Prishtinën, por vetëm kthimi i tokës në manastirin e Deçanit”, tha Vuçiç.

2 Komente

  1. R
    Ribi

    U mesua keq vucici se e ndihmonte rama per te sulmuar kosoven. Tani qe sulltan rama ka hallet e veta me ameriken per ceshtjen mc gonigal por dhe te tjera, nuk ka me kohe dhe terezi per vellain serb

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      O pis burre,Kosoven e hoqet vete ju barbaret e ballkanit! Perendimoret ja u dhane pa pyetur fare te zotet e atij vatani,ju si egersira qe jeni,nuk ditet ta mbani,100 vjet jane te mjaftushme per te kuptuar qe ju jeni kanceri i tere rajonit,dhe kete po tregoni edhe sot perendimoreve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje