“Kurti do jetë i vdekur” - Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

3 Shtator 2025, 13:20Rajoni TEMA
“Kurti do jetë i vdekur” - Grafite kërcënuese

Një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është identifikuar mbrëmjen e kaluar.

Konkretisht grafiti është identifikuar pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, lidhur me këtë grafit nuk ka as të arrestuar dhe as të dyshuar, por me urdhër të prokurorit është hapur rasti për kanosje.

Grafiti i shkruar në gjuhën serbe në shkrimin cirilic në shqip thotë “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Rastin e ka konfirmuar vetë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, Veton Elshani i cili tha se shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram.

“Pas orës 21:00 një shkrim është duke u shënuar në një mur që ne e kemi hapur pas konsultimeve me prokurorinë si kanosje.

Nuk ka të dyshuar, ka pasur shkrime edhe në rrjetin social serb ‘Korridori’ pastaj edhe në mur është shkruar”, tha ai.

 

9 Komente

  1. g
    gazi

    Kurti nuk është i zoti të dialogoi me shqiptarët që janë një gjak e jo më me serbët apo me SHBA e BE....Kurti është fatkeqësia e Kosovës që përkrahet nga një shumicë derrash dhe për fat të keq në Kosovë ka plot derra dhe dosa... Këta janë ata që përdhosin luftëtarët që sollën lirinë dhe i çuan në burgje.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bria

      Nese lyp derra ki sa te duesh ne Shqiprin e mero bazes se ne Kosov smund te gjesh perveq se ne ndonji vendbanim srb.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gerti

      Te themi te drejten te gjithe nderkombetaret qe raportojne per mungese te theksuar standartesh nga qeveria aktuale ne Kosove. Flasin per nje nivel arsimor nder me te keqinjte ne planet. Youtuberi i meposhtem eshte gjerman me nje korrespodente te Kombeve te Bashkuara ne Kosove: https://www.youtube.com/watch?v=QSJft6nmOrc

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lo

        Eshte e vertet kjo puna e arsimit. Por e falenderojme Shqiperine qe nuk na la te vetmuar ne fund te listes, sepse jemi bashke aty.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gerti

          Patjeter plako qe Shqiperia eshte e fundit nder vendet perendimore. Dmth ndoshta ne vendin e 75 ne testin Pisa nga 80 vende qe morren pjese. Por bota ka 180 vende. Dhe kur flasim per Kosoven flasim per fundin global ne arsim. Ndoshta vendi i 170. Keto jane vleresime te OECD dhe shife videon qe kam derguar me siper. Na ndan nje gremine

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lo

            Jo jo, jemi shume afer ne liste, nga “fundi global”. Rregullojeni njehere pervete, pastaj na shisni moral.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gerti

              Ore do i lesh perrallat ti? Aq sa kemi diference ne Shqiptaret nga Suedezet nga kultura, aq ka diference Kosovari nga Shqiperia. Kjo duhet te alarmonte, ti tregon thashetheme vetvendosjeje

              Përgjigjjuni
      2. C
        Cika.

        Kjo ngjarje me shume flet per te kunderten e asaj qe eshte shkruar. Nuk jane serbet dhe Vuciqi aq budallenj sa te shruajne neper mure. Gjithe kjo eshte veper e ekstremisteve shqiptare apo serbe qe nuk kuptojne nga politika. Faleminderit....

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gerti

          Bravo. Do shkojne tani te arrestojne ndonje fakir kot me kot. Ne Kosove veshtire ta kuptojne kete qe sapo the ti

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje