“Kokëfortësia” e Albin Kurtit në emër të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit në Veri të vendit e vendosi Kosovën për herë të parë nën regjimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Rreth dy muaj më vonë Kurti pranoi se masat shtrënguese po e dëmtojnë vendin në aspektin socio-ekonomik.
Për publicistin dhe filozofin, Shkelzen Maliqi, deklarata e kryeministrit të Kosovës dhënë së fundmi për prestigjiozen amerikane, Bloomberg, rreth impaktit që po shkaktojnë masat e BE-së ndaj Kosovës ka elemente të talljes meqë ai dhe pushteti aktual mendojnë se nuk kanë kontribuuar asgjë për vendosjen e masave.
“Me deklaratën e tij Albin Kurti, nuk i referohet çështjes nëse dhe sa ka gabuar vetë me strategjinë dhe taktikat e tij, çka do të thotë se nuk ka reflektuar mirë mbi procesin dhe pse jemi nën sanksione. Ai vetëm pranon se sanksionet tashmë kanë treguar efekt, po e lëndojnë Kosovën si shtet, janë të goditura planet e agjencive qeveritare, dhe për herë të parë qahet edhe se është duke u dëmtuar komuniteti i bizneseve tona”, thotë Maliqi për Albanian Post.
Sipas Maliqit Kurti, i cili vetë rezistoi për të de-eskaluar situatën dhe rrjedhimisht u bë shkas i vendosjes së masave shtrënguese ndaj Kosovës, nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tash për fajin që e ka në këtë çështje.
“Nëse do ta bënte këtë, do ta rrënonte edhe platformën populliste mbi të cilën arsyetoheshin veprimet e qeverisë së tij, ku edhe e gjente burimin arroganca e pashembullt e një shteti në ndërtim dhe ende i papërfunduar, në raport me vendet e Perëndimit, që e kanë konceptuar dhe ndihmuar krijimin e shtetit të Kosovës, të cilit shtet Kurti i dilte me vite kundër gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të tij”, shton Maliqi për AP.
Maliqi gjithë në këtë mes thekson se Kurti besonte se strategjia njëvjeçare e tij për të zhvilluar politika sovrane shtetërore – nga të cilat hiqte dorë më pas – pa u koordinuar me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n në raport me dialogun me Serbinë, të cilat sollën edhe sanksionet serioze ndaj Kosovës, do ta demaskonin fytyrën e vërtet të Beogradit dhe regjimit të Vuçiç-it atje.
“Në të vërtetë, pasi që masat e ‘sundimit të ligjit’ të Qeverisë Kurti shkaktonin krizat në terren, ai bënte si me zor tërheqjet e detyrueshme taktike, duke iu bindur kërkesave të aleatëve, por sikur besonte se me këto taktika, përkundër qortimeve, po arrihet edhe efekti i demaskimit dhe komprometimit të Beogradit dhe të serbëve ekstrem në Veri të Kosovës, sepse reagimet e tyre do të duhej të shiheshin si rrezik për eskalim dhe luftë, krahas masave të Qeverisë që ai i quante implemnentim i standardeve të demokracisë së avancuar”.
“Madje, kryeministri Kurti sikur ka menduar se përleshja e nxitur e serbëve radikalë me forcat e KFOR-it, që u sollën për të vendosur rendin në momentin më kritik, do të sjell favor Kosovës. Me retorikën e tij Kurti thoshte se ‘Qeveria jonë po merr masa demokratike të sundimit të ligjit në Kosovë, kurse Beogradi dhe radikalët serb e duan luftën në Kosovë’. Prandaj akuzonte të gjithë kritikuesit e tij, para se gjithash Edi Ramën dhe liderët evropian, por edhe sekretarin e shtetit të SHBA-ve Blinken-in, se janë politikisht naiv, duke mos e kuptuar se çka përfaqëson Serbia dhe Aleksandar Vuçiç”.
Kësisoj Kurti, beson Maliqi, së shpejti do të jetë në lëkurën e Hashim Thaçit në dy javët e fundit të Konferencës së Rambujes.
“Qeveria Kurti e ka edhe një ballafaqim me ofensivën diplomatike për përfundimin e dialogut me Serbinë, ku Kurti është zotuar për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit. Nëse është i sinqertë, do të duhej të reflektonte mbi obligimet, realizmin e të cilave i ka marrë përsipër. Së shpejti ai do të jetë në lëkurën e Hashim Thaqit në dy javët e fundit të Konferencës së Rambujes kur edhe Kurti vetë ishte pjesë atyre forcave të UÇK-së që e kërcënonin me jetë nëse nënshkruan marrëveshjen. A do ta ketë Kurti guximin e Hashim Thaçit?”.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të instaluar në zyrat e tyre kryetarët e katër komunave veriore kishte hasur në kundërshtim të ashpër të serbëve lokalë – të cilët janë shumicë në këtë zonë.
Situatë më e tensionuar kishte ngjarë të hënë e 29 majit – ku protestuesit e dhunshëm serbë kishin sulmuar ushtarët e KFOR-it.
Si pasojë kishin mbetur të lënduar dhjetëra trupa të misionit paqeruajtës, kryesisht italianë dhe hungarezë.
Situata kishte agravuar edhe më tej më 14 qershor, pasi që xhandarmëria serbe kishte kidnapuar tre policë të Kosovës, të cilët u liruan vetëm pas presionit të madh ndërkombëtar.
Për tensionimin e situatës në Veri, bashkësia ndërkombëtare e kishte fajësuar Kosovën, madje të njëjtit kishin vendosur masa ndëshkuese ndaj Prishtinës, kjo për shkak të refuzimit të qeverisë për ta shtensionuar situatën në Veri.
Kosova do ta pranonte vetëm pas masave ndëshkuese planin e de-eskalimit – i cili kishte kohë që ishte propozuar nga BE-ja dhe mbështetej nga SHBA-ja.
Kjo kishte ndodhur me 10 korrik në takimin në mes të kryenegociatorit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimit, me Emisarin Special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, në Bratislavë të Sllovakisë.
Në marrëveshjen e publikuar nga qeveria me 11 korrik, bëhej me dije se Kosova kishte pranuar reduktimin e njësive policore në dhe rreth objekteve komunale në Veri të vendit, dhe ishte pajtuar që atje të mbahen zgjedhje të reja, kjo pas atyre të 23 prillit, të cilat ishin bojkotuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.(Albaniapost)
Asnjëherë që nga vitet e 90 Kosova nuk ka qenë më keq se tash, jemi të izoluar, varfëruar dhe të shkatërruar në aspektin socio - ekonomik dhe armiqësuar me fqinjë e miqtë tanë që ndihmuan UÇK kundër gjenocidi serbomadh – dhe na sollën LIRI E PAVARËSI. Tash 23 vite po na armiqësojnë me vëllezërit tanë në Shqipëri të lidhur – aleanca me NON GRATA, me miqtë mëdhenj SHBA dhe shumicën e vende të BE dhe tash siç paska deklarua me plotë të drejt analisti Sh. Maliqi në komentin; Albin Kurti i shkaktoi vetë masat, tash i vajton - "kjo është tallje me popullin". Kosova ka ngel në rrugë pa krye me nepotizëm, dhunë, korrupsion që i liron nga përgjegjësia “drejtësia” sepse nuk paska mjaft fakte që të gjithë dimë, jemi pa njohje e me plotë mos mosnjohje ndërkombëtare të izoluar e përbuzur etj. dhe Pushtetarët fyejnë e shajnë të gjithë ata që ua thonë të vërtetën që nga personalitet si Beliken e deri te prokuroret e gjyqtaret lokal, etj. pse po mbrojnë Kosovën.
Me siguri qe serbet e dine sh mire se kush eshte Kurti dhe ndoshta kane sponsorizuar qe ai te fitoje pushtet ne Kosove..!!!
kurt kok xhunga i rre menja se nato eshte ushtri private e do boj rrup sup si ajatollah qe eshte, ah dylber o dylber, fajin e kan koqevaret qe te japin voten. Po si o derra koqevare jeni kaq bukshkale, mir amerikonet si doni me, po ata shqiptar qe dhan jeten per lirin...
Kur gjen popull budalla perse te mos tallet ky idiot ne politike...ky nuk ben as pet roje lopesh ...
Albin Kurtoviç kokfortë per ta shkatrruar shtetin e Kosoves dhe çdo gjë shqiptare te të gjitha trojeve shqiptare per interesat serbo malazeze dhe greko maqedonase Keti mashtrusi duhet ti pamundsohet te qeverisë më shtetin e Kosoves
Albin Kurti gaboi kur u përpoq të vendoste autoritetin e shtetit të Kosovës në 4 komunat serbe në veri të Mitrovicës. Ai nuk e pati kuptuar se politika e Perëndimit ka ndryshuar sjellje ndaj Kosovës dhe Serbisë. Por Kurti pati të drejtë kur nuk pranoi "Zajednicën", apo autonominë e komunave serbe, të cilat do të kishin, sipas marrëveshjes së Ohrit, deri edhe presidentin e tyre në marrëdhëniet me Prishtinën dhe botën e jashtme! Tani Kurtit i ka ngelur vetëm një rrugë: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Prishtina të njohë autonominë e komunave serbe. Kaq.
Te jesh politikan i pakorruptuar ne Ballkan eshte gje shume e rrezikshme.I ke te gjithe kunder sepse duan te te kene si veten.Qe do te thote ti marshon i vetem kunder rrymes!
albin qelbesira eshte vicidoli i Kosoves!