
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat nga zjarret në vend, përpara se të niste fjalimin e tij në parlament.
“Dua të shpreh mbështetjen time për të gjithë ata që janë prekur dhe ende po vuajnë nga zjarret dhe t’i siguroj se shteti do të përfundojë të gjitha procedurat e dëmshpërblimit dhe restaurimit të zonave.
Të gjithë jemi të lënduar,por duhet të biem dakord për diçka. Kërcënimet që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike janë shpesh një hap përpara mbrojtjes njerëzore.
Kjo nuk do të thotë që mobilizimi ynë nuk duhet të përshtatet me ndryshimet. Ne duhet të bëjmë më shumë çdo vit. Në SHBA, një qytet i tërë në Hawaii u dogj pa pasur kohë që autoritetet ta evakuonin, pa e ditur as sa njerëz vdiqën.
E gjithë pjesë jugore e Europës u testua, në Tenerife një zjarr dogji gjysmën e ishullit. Vetëm Greqia ka probleme në menaxhimin e zjarreve?
Zjarret e mëdha janë një fenomen që nuk mund të menaxhohet nga vende si Kanadaja dhe Italia. Duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë për t’u përballur me fenomene të tilla.
Në Portugali janë djegur 5.5 milionë hektarë, ka vite të mira dhe vite shumë të këqija. Zjarrvënia është një nga aktet më antisociale.
Në Evros po hetohet shkaku i zjarrit, është thuajse e sigurt se ka qenë i qëllimshëm, është një nga rrugët që përdorin personat që hyjnë ilegalisht në vendin tonë. Rasti është duke u hetuar,” tha ai.
Zjarrvenesi bastard i Dora Bakojanis, akuzon zjarrvenesit. E kuptoni se me c'fare specie plehrash kemi te bejme ketu? Dhe keta jane kudo ne c'do vend te Botes ne instancat me te larta te qeverive dhe administrates, si vegla qorre te kutit Global per ti sherbyer axhendes se tyre antinjerezore.
Keni nje jete ,çdo vere qe po ne nje brime i bini fyellit o familja Miço Taqis!C'do vite iua vene zjarret emigrantet!Jo kjo eshte idotesi greke sepse zjarret i vini vete per ti kthyer pyjet ne troje per shtepi!Shikoni statistikat se si jane bere rrethinat e Athines ku nga pyjet me drunje (pisha) jane ntghyer ne pyje me vila !Ndaj o Miç i Taqit ,ne Greqi e sidomos ne Athine vazhdon te mbizoteroje motoja:shih rrushi rrushin e piqu.Kjo eshte arresyeja se perse digjeni çdo vere.
Qe zjarret neper boten e qyteteruar jane te qellimshme, ajo nuk do as mend as kalem. Druri, qe te ndizet duhet te arrije temperaturen 232 grade celsius per nje kohe relativisht te gjate deri sa te avulloje e gjithe lageshtia qe dhe pastaj behet vetendezja. Te thuash se ngrohja globale krijon kushtet per vetendezjen e drureve, eshte komplet e pa mbeshtetur ne vetite fizike te drurit. Mjafton te shikohet se ku ka zjarre neper bote qe te kuptohet se propoganda e politikaneve mbi ngrohjen globale eshte thjesht propogande pa asnje baze shkencore. Me kete nuk dua te them se fenomeni i ngrohjes globale nuk ekziston, por nuk eshte ai shkaktari i zjarreve. Zjarret shkaktohen ose nga pakujdesia e njerezve qe i ndezin ato per te pastruar token nga ferrat ose bime te tjera te padesherueshme, ose behen qellimisht. Aresye tjeter nuk ka. Perse nuk ka zjarre ne Kine? Apo nuk eshte ky vend i ndikuar nga ngrohja globale? Nuk ka se atje ekziston denimi kapital per zjarrvenesit. Po ne Arabine Sudite, perse nuk ka zjarre masive. Ka atje me mijera hektare gjelberime, per te cilat kujdeset nje armate e tere punonjesish, por nuk ka zjarre. Perse? Pasi atje te heqin koken per gjera me te vogla dhe jo per te tilla krime.